Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    Edi Rama shkeli besën! Sherri me bekimin e KM i investitorëve strategjikë Vasil Bedinaj – Luan Muça

    04.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    Nga InfoNews13.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    6 persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti në një lokal. Në pranga janë vendosur Orgito Lamka, Kevin Sota, Serxhio Duda, Shahin Xhepexhiu, Santiago Alla dhe Zeni Kule.

    Reklamë

    Njoftimi i plote i Policise:

    Finalizohet nga Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, operacioni policor i koduar “Crime Prevented”.

    Ndjekja në dinamikë nga shërbimet e Policisë e një konflikti, fillimisht me sende të forta, parandaloi një vrasje.

    Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator.

    Vihen në pranga 6 shtetas.

    Policia e Divjakës mori njoftim se, në një lokal në pronësi të shtetasit Zeni Kule., 50 vjeç, po ndodhte një konflikt me sende të forta.

    Menjëherë, shërbimet e Policisë janë afruar në vendngjarje, ku kanë konstatuar shtetasin Orgito Lamka., 22 vjeç, dhe shtetasin Shahin Xhepexhiu., 51 vjeç, të cilët ishin dëmtuar gjatë konfliktit me sende të forta.

    Shtetasit Orgito Lamka dhe Shahin Xhepexhiu., pasi kanë marrë mjekim dhe kanë përfunduar deklarimet në Komisariat, janë larguar në banesat e tyre.

    Gjatë kryerjes së veprimeve për dokumentimin e plotë të konfliktit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, Policia mori njoftim në rrugë operative se një prej autorëve, shtetasi Orgito Lamka., disa orë më vonë ishte rikthyer te lokali i armatosur me një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe dyshohet se do të vriste shtetasin Shahin Xhepexhiu.

    Ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë parandaloi vrasjen.

    Në vijim të veprimeve operacionale dhe procedurale, specialistët e Hetimit të Krimeve bënë arrestimin e shtetasve:

    – Orgito Lamka, 22 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri dhe Belgjikë.

    Këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje.

    – Kevin Sota., 45 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri.

    Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë.

    –Serxhio Duda., 28 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri. Ky shtetas drejtonte automjetin me të cilin shtetasi Orgito Lamka. ishte rikthyer te lokali pas disa orësh.

    – Santiago Alla, 30 vjeç, i cili ka tentuar të heqë armën e zjarrit nga automjeti i shtetasit Kevin Sota

    – Zeni Kule, 50 vjeç, pronari i lokalit, i cili u arrestua për moskallëzim krimi.

    – Shahin Xhepexhiu., 51 vjeç, për moskallëzim krimi, pasi gjatë hetimit ka rezultuar se gjatë deklarimit nuk ka treguar të vërtetën në lidhje me konfliktin.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator, 4 automjete dhe 6 aparate celulare.

    Armët e zjarrit do t’i nënshtrohen ekspertimit përkatës.

    Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të përfshirë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    Reklamë
    6 persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti në një lokal. Në pranga janë vendosur Orgito Lamka Kevin Sota Santiago Alla dhe Zeni Kule. Serxhio Duda Shahin Xhepexhiu
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026
    Aktualitet

    Edi Rama shkeli besën! Sherri me bekimin e KM i investitorëve strategjikë Vasil Bedinaj – Luan Muça

    04.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026
    Aktualitet

    Kush po gënjen? Bedinaj: Më kërkoi 5 mln euro! Luan Muça: Nuk kam vendosur gjobë

    04.09.2026
    Aktualitet

    Detajet/ Si u ekzekutua Viktor Bardhi në Mirditë, ku të çojnë hetimet

    04.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça

    03.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    Edi Rama shkeli besën! Sherri me bekimin e KM i investitorëve strategjikë Vasil Bedinaj – Luan Muça

    04.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026

    Kush po gënjen? Bedinaj: Më kërkoi 5 mln euro! Luan Muça: Nuk kam vendosur gjobë

    04.09.2026

    Detajet/ Si u ekzekutua Viktor Bardhi në Mirditë, ku të çojnë hetimet

    04.09.2026
    Më të lexuarat

    Sherri në Golem! Kamarieri goditi i pari me gotë qelqi pronarin, më pas doli në oborr

    Nga InfoNews01.09.20260

    Sherri në Golem! Kamarieri goditi i pari me gotë qelqi pronarin, më pas doli në…

    EKSKLUZIVE/ Gjovalin Loka emërohet drejtor në Berat, por refuzon urdhrin: Nuk shkoj…!

    01.09.2026

    E PLOTË/ Çfarë ndodhi te hotel Regina në Vlorë? Gjobë apo konflikt pronësie, reagon policia

    03.09.2026

    TRONDITET VLORA! Qëllohet me kallash drejt Hotel Regina? Dhunohet Vasil Bedinajt

    03.09.2026

    Gota kokës në korridor, grushta e shqelma në oborr! Si nisi sherri në Flar Boutique Hotel

    01.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.