Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

    12.11.2026

    Armë dhe drogë! Zbardhet skeda kriminale e Luka Beqiraj që u vra në Spanjë

    12.11.2026

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit

    KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit

    Aktualitet Nga InfoNews11.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit
    KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit

    Një raport voluminoz prej më shumë se 300 faqesh ka nxirë rëndë Autoritetin Portual të Durrësit, një institucion shtetëror që menaxhon një buxhet prej 30 milionë eurosh në vit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një mori shkeljesh, që nga shpërblimi i punonjësve të pa merituar, shpërblimi i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, tenderat, kontratat e qirasë apo edhe transferimin e aseteve te privatëve pa marrë mbrapsht kompensimin financiar.

    Reklamë

    Me pak fjalë, një dosje e denjë për Prokurorinë e Posaçme, me abuzime të rënda me detyrën, aq sa kontrolli konstatoi se 60 punonjës të APD-së kanë shpërdoruar detyrën, teksa duhen hetime të tjera për të përcaktuar dëmin e saktë. Raporti flet për dëme të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit, teksa ajo që bie në sy është se, porti më i madh i Shqipërisë, i cili duhej të ishtë shëmbëlltyra e vetë shtetit, është katandisur si mos më keq.

    Audituesit e KLSH-së kanë kontrolluar periudhën 2021-2024, ku del qartë se abuzimi ka ardhur nga “koka” dhe jo nga punonjësit, pasi për ish-drejtorin e APD-së, Pirro Vengu, raporti rekomandon shkarkimin e menjëhershëm nga detyra. Madje, në shumë raste tenderash apo kontratash, Vengu është gjetur “fajtor”, por katapultimi i tij fillimisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas marrja e mandatit të deputetit, deri më tani e kanë “mbrojtuar”.

    Drejtori i ri i Portit të Durrësit (Andrea Shllaku) u kap me shkelje
    Faksimile: Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Autoritetin Portual të Durrësit, ku u gjetën me shkelje 60 punonjës
    Skandali thellohet më tej për shkak se, një nga njerëzit më të besuar të Pirro Vengut, ish drejtori i Divizionit Operacional, Andrea Shllaku, është emëruar ditët e fundit si Drejtori Ekzekutiv. Shllaku ka qenë një nga njerëzit më të besuar të Pirro Vengut, teksa edhe pas largimit të tij nga detyra, e emëroi zëvendësministër të Mbrojtjes.

    Megjithatë, emri i drejtorit të ri të Portit të Durrësit, Andrea Shllaku, gjendet në shumë faqe të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke e gjetur me shkelje të rënda. Aq sa, vetë KLSH-ja rekomandoi masën e paralajmërimit për shkarkim nga detyra, nëse do të punonte ende në Durrës.

    Dyshimet janë se, si ka mundësi që një person i kapur gafil me shkelje, aq më tepër njeriu i besuar i ish-drejtorit po të kapur me abuzime të shumta, të emërohet drejtor ekzekutiv?! Nëse herën e parë ke abuzuar, po tani që ka marrë “frenat” e të gjithë Portit të Durrësit, çfarë do të bësh?

    Aktualisht, APD-ja ka një çek prej 30 milionë eurosh, teksa auditimet ndër vite, kanë nxjerrë fakte të rënda të abuzimit të detyrës, aq sa ka pasur dhjetëra procedime penale. Duket se lidhjet e forta të Vengut e Shllakut po i mbajnë deri më tani larg dyerve të organeve ligjzbatuese, teksa drejtori i ri ka edhe bashkëshorten të punësuar në Këshillin e Ministrave.

    Drejtori i ri i Portit të Durrësit (Andrea Shllaku) u kap me shkelje
    Faksimile: Raporti i KLSH-së që gjeti një mori shkeljesh në Portin e Durrësit
    Duket se, emërimi i këtyre personave në poste kyçe të shtetit është bërë e modës, teksa rekomandimet, auditimet apo edhe hetimet, as nuk u bëjnë përshtypje drejtuesve të shtetit. Si mund të emërohet një person që është nën hetim, i kapur me shkelje, apo që rekomandohet të shkarkohet, në një pozicion kyç?

    Nëse veprohet në këtë mënyrë, atëherë “peshku është qelbur nga koka”, ku ata drejtorë që emërohen janë totalisht të varur nga krerët e shtetit. Për më tepër që Porti i Durrësit është futur në një qorrsokak, për shkak se në territorin aktual po ngrihen pallate dhe porti i ri në Porto Romano është zvarritur e zvarritur.

    Dokumentet e hulumtuara nga Vox News, tregojnë abuzime të rënda në APD, me dëme dhjetëra miliona euro. “Të ardhura të munguara në vlerën 838,818 mijë” thotë raporti, pra një shumë prej 8.5 milionë euro. Më tej vijon se, i njëjti autoritet nuk ka mbledhur detyrime në shumën prej 3.5 milionë eurosh.

    “Niveli tejet i ulët i realizimit të investimeve, është një tregues i cili tregon për një punë jo në nivelet e pritshme të Autoritetit Portual Durrës. Miratimi i fondit të shpërblimeve për punonjësit, në vlerën totale prej 140 milionë lekë për periudhën 2021- 2024 ka qenë i padrejtë” thotë raporti.

    Më tej shton se në 9 procedura prokurimi nga 23 të audituara, janë konstatuar mangësi. Madje, firmat që kanë fituar dhjetëra milionë euro nuk përmbushnin të gjitha kërkesat për kualifikim. Të gjitha këto shkelje kur Portin e Durrësit e drejtonte Pirro Vengu dhe Andrea Shllaku. Tashmë Vengu është deputet dhe Shllaku është riemëruar si Dretjtor Ekzekutiv. A do të vijojnë të njëjta abuzime?!

    KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit
    KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit
    KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit
    KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

    12.11.2026
    Aktualitet

    Armë dhe drogë! Zbardhet skeda kriminale e Luka Beqiraj që u vra në Spanjë

    12.11.2026
    Aktualitet

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026
    Aktualitet

    KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

    12.11.2026
    Aktualitet

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Arben Voja, Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit

    12.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

    12.11.2026

    Armë dhe drogë! Zbardhet skeda kriminale e Luka Beqiraj që u vra në Spanjë

    12.11.2026

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026

    KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

    12.11.2026

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026
    Më të lexuarat

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    Aktualitet Nga InfoNews11.11.20260

    Një raport auditimi mbi veprimtarinë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për periudhën…

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    11.11.2026

    Ku i çoi Sotiraq Filo paratë e investimeve për Korçën? KLSH: Mungojnë 61%…Bashkia e mbytur në borxhe

    11.11.2026

    KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit

    11.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.