Danimarka do të propozojë ndalimin e telefonave celularë në klasat e shkollave fillore dhe të mesme , si dhe vendosjen e filtrave të përmbajtjes në internetin e shkollës duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor 2027, njoftoi sot Ministria daneze e Arsimit.
Danimarka ndalon telefonat inteligjent në shkolla
Vende si Holanda, Koreja e Jugut dhe Italia kanë ndaluar telefonat inteligjentë në shkolla për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndikimin që ato kanë në përqendrimin dhe sjelljen e nxënësve, ndërsa Polonia dhe Republika Çeke propozuan ndalime të ngjashme në qershor.
“Fëmijët duhet të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë pa u shpërqendruar vazhdimisht nga gjëra të tilla si mediat sociale, blerjet online dhe videolojërat”, tha në një deklaratë Ministri danez i Arsimit Magnus Henike.
Ndalimi përfshin edhe pajisje të tjera elektronike personale me qasje në internet.
Do të zbatohen filtra përmbajtjeje për të bllokuar faqet e internetit që nuk kanë përmbajtje edukative ose pedagogjike, duke përfshirë mediat sociale, lojërat dhe faqet e internetit të blerjeve, gjatë orëve të mësimit.
Do të jetë detyrë e secilës komunë dhe shkollë të vendosë se cilat faqe interneti duhet të bllokohen.

