Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»“Përgatitu. Gati. Evropa jonë!” – Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit për fotografi u zhvillua në Festivalin e Sporteve të Lubjanës

    “Përgatitu. Gati. Evropa jonë!” – Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit për fotografi u zhvillua në Festivalin e Sporteve të Lubjanës

    Aktualitet Nga InfoNews12.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Fushata e WeBalkans “Përgatitu. Gati. Evropa jonë!” arriti finalen e saj me shpalljen e gjashtë fituesve përfundimtar të konkursit rajonal të fotografisë. Gjatë gjashtë muajve të fundit, fushata e WeBalkans ka festuar përfshirjen, unitetin dhe frymën e sportit, duke i sjellë vlerat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së më afër qytetarëve në gjithë rajonin, si dhe më gjerë.

    Reklamë

    Konkursi u hap në prill të vitit 2025 në Prishtinë, duke ftuar fotografë të rinj dhe entuziastë të sportit të moshës 18-29 vjeç që të kapin momente frymëzuese nga bota e sportit — duke festuar këmbënguljen, zgjerimin e BE-së, unitetin, ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimin kulturor.

    Ngjarja përmbyllëse e fushatës u zhvillua në Lubjanë, Slloveni si pjesë e një bashkëpunimi të veçantë me Festivalin Sportiv të Lubjanës, së bashku me fituesit të cilët morën pjesë në festival.

    Ceremonia e ndarjes së çmimeve u hap me video-mesazhon e Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, e cila theksoi se kjo fushatë ka treguar se sporti është më shumë sesa thjeshtë një garë: por ndërlidhet me besimin, respektin dhe ndërtimin e komuniteteve që tejkalojnë kufijtë.

    Nga 183 aplikime, juria profesionale përzgjodhi 18 punimet më të mira, të cilat më pas udhëtuan nëpër Ballkanin Perëndimor si pjesë e një ekspozite udhëtuese, duke u ndalur në shtatë qytete: Beograd, Podgoricë, Shkup, Strugë, Maglaj, Prishtinë dhe Tiranë. Më në fund, këtë gusht, qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhanë fjalën e tyre duke votuar në mediat sociale WeBalkans për të zgjedhur fituesit përfundimtarë:

    • Shqipëria: Klevisa Kapo – Ngritur nga Mbështetja, Mbarë nga Ëndrrat (Lifted by Support, Carried by Dreams)

    • Bosnja dhe Hercegovina: Haris Pervan – Futboll për të Gjithë (Grassroots Football)

    • Kosova: Fillojetë Maloku – Sporti nuk është thjesht një garë (Sport is not just competition)

    • Mali i Zi: Nataša Đurović – Linjat e lirisë (Lines of freedom)

    • Maqedonia e Veriut: Ilina Pulejkova – Sporti lidh, përfshin dhe do (Sport connects, includes and loves)

    • Serbia: Jasmina Pavlović – Së bashku – mund të bëjmë gjithçka (Together – we can do anything)

    “Dua të përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht fituesit e konkursit të fotografive, dhe t’ju falënderoj që zgjodhët Lubjanën si vendin për të përfunduar këtë udhëtim”, tha Samo Logar, Zëvendëskryetar i Komunës së Qytetit të Lubjanës.

    Duke përfunduar aktivitetin “Përgatitu. Gati. Evropa jonë!” në Slloveni, WeBalkans theksoi qëllimin e saj për të ndarë stori të zgjerimit të BE-së, për të shfaqur pasurinë që Ballkani Perëndimor ia sjell Evropës por gjithashtu edhe për të treguar mundësitë që BE-ja i ofron përtej kufijve. Finalja gjithashtu u jep hapësirë ​​zërave të rinj dhe inkurajon unitetin nëpërmjet aktivizmit dhe kreativitetit – duke treguar se e ardhmja e Evropës është më e fortë kur formësohet së bashku.

    Në këtë kontekst, Ambasadorët e Rinj Evropianë nga Ballkani Perëndimor erdhën për të mbështetur bashkëmoshatarët e tyre – fotografët e rinj. Ramanda Shehu nga Maqedonia e Veriut tha se për një të ri nga Maqedonia e Veriut që jeton në BE, ky aktivitet ofron mundësi për të forcuar lidhjet me bashkëmoshatarët e tyre në BE dhe për t’u lidhur nëpërmjet interesave të përbashkëta si sporti, ekologjia dhe më gjerë.

    Festivali i Lubjanës dhe konkursi i fotografisë janë të lidhur fort, pasi të dy festojnë sportin, rininë dhe kulturën. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të shohim dashamirësit e kulturës dhe sportit të bashkuar në një vend dhe në një ngjarje, siç është ngjarja përfundimtare e Konkursit të Fotografisë”, tha Natasha Kos, Drejtoreshë e Diplomacisë Kulturore dhe Shkencore, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë.

    Ngjarja kishte edhe moment artistik me performancë fizarmonike, duke paraqitur një kompozim muzikor që bashkoi gjashtë pjesë nga secili entitet i Ballkanit Perëndimor, së bashku me atë nga Sllovenia.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.