Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Nga SATELITËT përfundojmë te AVIONËT/ Tan Agolli mbulon qeverinë, hap tenderin 2.6 milionë Euro për fotografimin e territorit!

    Nga SATELITËT përfundojmë te AVIONËT/ Tan Agolli mbulon qeverinë, hap tenderin 2.6 milionë Euro për fotografimin e territorit!

    Aktualitet Nga InfoNews20.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tre vite më parë, qeveria shqiptare shpenzoi një shumë prej 6.7 milionë eurosh për të filmuar territorin nga hapërisa, nëpërmjet satelitëve. Tenderi dështoi fillimisht, teksa më pas me procedura që ende sot e kësaj dite nuk janë publikuar, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u ngritën në fillim të vitit 2023.

    Ende sot e kësaj dite nuk janë publikuar detaje për firmën fituese, a janë zbatuar procedurat apo çfarë është filmuar.

    Reklamë

    Institucionet shtetërore ende s’kanë në dorë filmimet e këtyre satelitëve, nëse janë apo jo efektive për erozionin, zjarret, ndërtimet pa leje apo edhe prerjen e pyjeve.

    Ndërkohë, ditët e fundit, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, po tenton që të mbulojë qeverinë me dështimin e satelitëve. FSHZH-ja ka hapur një tender për të kryer fotografi ajrore të territorit të Republikës së Shqipërisë, teksa objekti është i njëjtë.

    Nga SATELITËT përfundojmë te AVIONËT/ Tan Agolli mbulon

    Faksimile: Tenderi i hapur nga FSHZH për fotografimin e territorit me vlerë 2.6 milionë euro

    Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender ditët e fundit me objekt “fotografimi ajror, dixhital i territorit të Republikës së Shqipërisë”. Sipas saj, kërkohet të prodhohen imazhe ajrore të orientuara. Fondi limit është rreth 2.6 milionë euro pa TVSH.

    Kohëzgjatja e kontratë për zbatimin e saj është 24 muaj. Në dokumentet e kësaj procedure, bëhet me dije se në këtë fushë, Republika e Shqipërisë ka informacion hartografik të vjetër dhe të pasaktë. Por, a nuk filmuan dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”?!

    Nga SATELITËT përfundojmë te AVIONËT/ Tan Agolli mbulon

    Faksimile: Në dokumentin e tenderit saktësohet se s’ka foto të reja ajrore

    FSHZH shkruan se ASIG po krijon hartën bazë duke përdorur metoda fotogrametrike bazuar në fotografi ajrore nga vitet 2015-2017 dhe 2018 (zona Tiranë-Durrës). “Ndryshimet demografike dhe zhvillimi ekonomik në disa sektorë (si turizmi dhe bujqësia) kërkojnë krijimin e sistemeve dhe bazave të të dhënave që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm. Në shumë raste, hasen vështirësi gjatë zbatimit të shumë projekteve të rëndësishme të synuara për zhvillimin e zonave urbane dhe infrastrukturore. Sidomos në zonat urbane dhe turistike, shumë agjenci publike si dhe shumë investitorë vuajnë nga mungesa e informacionit kartografik për të dhëna vektoriale në shkallë të vogël dhe të madhe” vijon dokumenti.

    Natyrisht, që pas çdo nisme të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka edhe prapaskena, pasi me këtë informacion dhe fotografi ajrore do të shikohet mundësia se ku mund të ndërtojnë dhe të zaptojnë prona publike.

    Nga SATELITËT përfundojmë te AVIONËT/ Tan Agolli mbulon

    Faksimile: FSHZH kërkon një kompani që të ketë në avion që të filmojë territorin e Shqipërisë

    Por, me çfarë do të bëhen fotot? Sipas dokumenteve, FSHZH ka kaluar nga satelitët e famshëm që nuk vlejtën te avionët. Janë avionë specifikë që filmojnë territorin nga lartësia dhe prodhojnë fotografi të të gjithë zonës. Të njëjtë si avionët që kontrollonin Shqipërinë për drogë.

    Në dokumente specifikohet se kërkohet të kryhet fotografimi ajror oblik dixhital me avion me një rezolucion hapsinor (GSD) prej 5 cm për zonën 1 urbane 680 km katror dhe të dorëzoje imazhe dixhitale.

    Kërkohet që të kryhet fotografimin ajror dixhital me avjon me një rezolucion hapsinor (GSD) prej 8 cm për zona 2 rurale 10.679 km2 dhe të dorëzoje imazhe dixhitale. Kërkesa e radhës është fotografimi ajrore me avion të zonës malore, 17.425 km katrorë

    Nga SATELITËT përfundojmë te AVIONËT/ Tan Agolli mbulon

    Faksimile: Tenderi i hapur nga Emergjencat Civile për kontrollin e territorit me Satelitë

    Por, a nuk u filmua territori me satelitët e famshëm? Në fund të vitit 202, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile hapi tenderin me objekt “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbimi satelitor)”, për një periudhë 3 vjeçare. Fondi limit ishte 671.760.000 lekë pa TVSH.

    Tenderi dështoi fillimisht, teksa më pas paratë iu dhanë një kompanie amerikane ndoshta me negocim dhe satelitët, sipas qeverisë, u lëshuan në hapësirë në fillim të vitit 2023. Pamjet e satelitëve u publikuan nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se satelitët u lëshuan në Florida, në në mision të përbashkët të “SpaceX”

    Mësohet se marrëveshja për ngritjen e staelitëve mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit Operatorit “Satellogic USA” Inc u nënshkrua më 29 shtator 2022. Në atë kohë, qeveria tha se do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si: diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave të shembura, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora, trashësia e borës.

    Gjithashtu kërkohej edhe informacion mbi peshkimin detar, kontrollin e ujërave ku në raste që konstatohen shkelje të kërkesave ligjore. Apo edhe monitorim të rrjetit të kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave specifikisht në situata me reshje intensive. Gjithashtu edhe informacion për cilësinë e ujërave bregdetare si dhe erozionin bregdetar në funksion të mbrojtjes së zonës bregdetare dhe inventarizimin e saj./Vox News

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.