Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Në gjykatën ku ndodhi tragjedia, dosjet bëhen “mullarë”

    Në gjykatën ku ndodhi tragjedia, dosjet bëhen “mullarë”

    Aktualitet Nga InfoNews17.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është hallka më e rëndësishme e sistemit të Drejtësisë, aq më tepër kur pas hartës së re gjyqësore, të gjitha Gjykata e Apelit në rrethe u shkrinë, dhe çështjet nga mbarë vendi tani kalojnë përmes saj.

    Vitin e kaluar, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi Strategjinë Kombëtare për Uljen e Çështjeve të Prapambetura 2024–2027, e cila identifikon Gjykatën e Apelit si një ndër prioritetet kryesore për shkak të volumit më të lartë të dosjeve të prapambetura.

    Reklamë

    Një analizë e Institutit për Studime Publike dhe Ligjore, nxjerr në pah një situatë që ecën në të kundërt të pritshmërive.Gjykata hyri në vitin 2024 me 37,662 çështje të prapambetura, por në fund të tij ato shkuan në 41,700, me një rritje prej 10.7%. As gjysma e parë e vitit 2025, nuk solli ndonjë përmirësim, përkundrazi. Stokut të çështjeve në pritje iu shtuan edhe 2,446 raste të reja, duke e çuar ngarkesën totale në 44,146 çështje.

    Sipas studimit të Institutit, “mbi 67 përqind e dosjeve të mbartura përbëhet nga çështje civile, që mbeten kategoria më problematike për shkak të kompleksitetit dhe kohëzgjatjes së gjatë të shqyrtimit”. E njëjta analizë tregon se koha mesatare e shqyrtimit për rastet civile vazhdon të jetë 2,683 ditë, ose mbi 7 vite. Në juridiksionin penal është ulur në 823 ditë ose mbi 2 vjet.

    Përkeqësimi i situatës me çështjet e prapambetura sipas Institutit, erdhi “pavarësisht një rënieje të lehtë të çështjeve të reja të regjistruara (13,888 në 2024 kundrejt 14,507 në 2023, -4.3%) dhe përmirësimit të ndjeshëm të treguesve të eficencës. Ajo duket se reflekton qartazi numrin e reduktuar të anëtarëve të kësaj Gjykate, dhe mangësitë në stafin mbështetës”.

    Në përfundim të vitit 2024, Gjykata e Apelit kishte 31 gjyqtarë të miratuar nga 78 gjithsej që parashikon organika. KLGJ ka hapur gjatë vitit të shkuar 23 procedura të reja ngritjeje në detyrë, në fushën e së drejtës civile dhe penale. Vendet e mbetura bosh (2 të tretat e organikës) vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në kapacitetet për përballimin e fluksit të çështjeve.

    Nga ana tjetër, ndikim duket të kenë dhe aspektet financiare. Ndërsa, buxheti i KLGJ-së për vitin 2025 u rrit me rreth 24% krahasuar me vitin 2024, ndërsa pjesa e dedikuar për Gjykatën e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm pati një ulje (456,8 milionë lekë përkundrejt 521,3 milionë lekë të miratuara për buxhetin 2024), me 13%.

    Vetë Gjykata pjesën dërrmuese të fondeve e përdor për pagat e gjyqtarëve dhe personelit ndihmës (94%), ndërkohë që mbetet minimal, financimi për teknologjinë e informacionit, menaxhimin elektronik të çështjeve dhe sistemet e arkivimit, që mund të ndihmojnë po ashtu në shpejtësinë e shqyrtimit të çështjeve.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.