Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Ndërhyrja vdekjeprurëse te Trita Hospital në Tiranë, çfarë e lidh dietologen Alessandra Freda me kirurgun

    Ndërhyrja vdekjeprurëse te Trita Hospital në Tiranë, çfarë e lidh dietologen Alessandra Freda me kirurgun

    Aktualitet Nga InfoNews07.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndërhyrja vdekjeprurëse te Trita Hospital në Tiranë, çfarë e lidh dietologen Alessandra Freda me kirurgun
    Ndërhyrja vdekjeprurëse te Trita Hospital në Tiranë, çfarë e lidh dietologen Alessandra Freda me kirurgun
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ndërhyrja vdekjeprurëse te Trita Hospital në Tiranë, çfarë e lidh dietologen Alessandra Freda me kirurgun

    Reklamë

    Alessandra Freda është dietologia që prokuroria e Padovës po heton si të dyshuar për vdekjen e biznesmenit italian në Tiranë, Massimo Ferro. Bashkë me të, edhe kiurgu italian Andrea Formiga është i dyshuar.

    Sipas pretendimeve të avokatëve, për ndërhyrjen e ngushtimit të stomakut që Ferro kreu në spitalin privat Trita Hospital, nuk u ndoq asnjë udhëzim shëndetësor sipas praktikave italiane apo ndërkombëtare. Trita Hospital operon edhe klinikën estetike DermoLife.

    Ferro ishte 108 kilogramë dhe vuante nga diabeti i tipit 2, por nuk mori asnjë trajtim dietik paraprak, përveç këshillës që të mos hante asgjë para operacionit.

    Por çfarë e lidh dietologen Freda me mjekun kirurg? Formiga ka themeluar në vitin 2018 C.I.B.O. Milano, një qendër interdisiplinore për obezitetin, të cilën edhe e drejton. Freda punon si dietologe pranë kësaj qendre ku rekomandon dieta të personalizuara.

    “E diplomuar me nderime në Dietetikë në Universitetin e Studimeve të Milanos në vitin 2011, ajo është dietiste në Qendrën Ndërdisiplinore për Bariatrinë dhe Obezitetin (C.I.B.O.) në Milano.

    Ka qenë përgjegjëse e Shërbimit të Ushqyerjes Klinike dhe Dietetikës në spitalin Sacra Famiglia Fatebenefratelli në Erba (CO). Brenda Grupit Spitalor San Donato, ka kryer aktivitet konsulence në Institutit Klinik Zuçhi në Carate Brianza, në Njësitë Operative të Rehabilitimit të Specializuar Neurologjik, Rehabilitimit të Specializuar Ortopedik dhe Rehabilitimit Psikiatrik (C.R.A dhe C.R.T.).

    Merret me mbipeshën, obezitetin dhe çrregullime të të ushqyerit, duke ofruar konsulenca ushqimore dhe plane dietetike të personalizuara për të rritur dhe fëmijë. Si lektore universitare, ajo është autore e shumë publikimeve dhe folëse në kongrese”, thuhet në jetëshkrimin e saj të publikuar në faqen zyrtare të qendrës.

    Ajo që bie në sy është se në faqen zyrtare të qendrës interdisiplinare, Freda rekomandon kryesisht dietën ketogjenike pasi nuk shihet opsion tjetër veç saj, balonin gastrik dhe ngushtimin e stomakut që kryen nga mjeku Formiga. Këto dy të fundit ofrohen “kur dieta nuk mjafton.”

    Edhe në videot e shpërndara prej saj në rrjetet sociale, shihet mjeku Formiga, por edhe vetë Freda duke folur për humbjen e peshës përmes dy metodave që nuk lidhen me regjimin ushqimor. Kjo është e ndryshme nga ç’do të pritej prej një dietologeje që fokusin e ka tek rregullimi i peshës përmes të ushqyerit.

    E gjithë kjo paketohet edhe përmes faqes zyrtare të vetë dietologes Freda: alessandrafreda.it ka në faqen kryesore një foto të sajën dhe përshkrimin: “Një rrugëtim ushqimor i personalizuar për ju: ndryshime të vogla, rezultate të mëdha”, disa metoda kontakti dhe disa shërbime që ajo ofron.

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.