Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Minatori humb jetën në galeri, arrestohen 5 teknikë, pronari Jeton Dani nuk preket pavarësisht se u shkelën rregullat

    Minatori humb jetën në galeri, arrestohen 5 teknikë, pronari Jeton Dani nuk preket pavarësisht se u shkelën rregullat

    Aktualitet Nga InfoNews07.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Policia e Bulqizës ka arrestuar pesë punonjës të stafit teknik të një subjekti minerar, pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi ditën e djeshme në një nga galeritë e minierës, ku humbi jetën 66-vjeçari Fari Veliu. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e rrëzimit të një masivi shkëmbor gjatë punës në nëntokë.

    Të arrestuarit janë shtetasit Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa, të gjithë pjesë e stafit teknik të subjektit minerar. Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas nuk kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin teknik të mjedisit të punës, duke rrezikuar jetën e punonjësve.

    Reklamë

    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme, ndërkohë që ndaj të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

    Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e kompanisë minerare “GERTI Shpk”, në pronësi të Jeton Danit, një emër i njohur në zonën e Bulqizës për aktivitetin e tij në industrinë minerare, si dhe për angazhimin politik në radhët e Partisë Socialiste. Në zgjedhjet lokale të fundit, djali i tij, Murat Dani, ishte kandidat për deputet në qarkun e Dibrës.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje vijojnë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.