Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

    08.06.2026

    Vritet me kallash Ardian Baloshi në Paskuqan

    08.06.2026

    Vrasje me armë zjarri në Kamëz

    08.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Kërkuan lirinë, Apeli “blindon” në burg drejtuesit e Bankers

    Nga InfoNews06.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë mori te mërkurën vendimin mbi masat e sigurisë të ankimuara nga 10 të akuzuar të çështjes së evazionit fiskal ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, duke lënë në fuqi masat më të rënda për drejtuesit kryesorë të saj.

    Apeli konfirmoi “arrestin me burg” për Drejtorin e Përgjithshëm të “Bankers Petroleum”, shtetasin kinez Hong Ping Xiao, si dhe për ish-drejtorin Leonidha Çobo, duke rrëzuar kërkesën e tyre për një masë më të butë sigurie.

    Nga shyrtimi gjatë seancës se djeshme, që zgjati mbi 6 orë për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve, Apeli vendosi të mërkurën të zbusë masën e sigurisë për Diona Gogën, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të vogël.

    Gjithashtu, për të pandehurit Majlinda Thana, Matilda Ibraliu dhe Erton Ademaj, gjykata vendosi të heqë kufizimin e ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke lënë në fuqi vetëm “detyrimin për paraqitje”.

    Nga 14 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Fierit, janë ekzekutuar 10 prej tyre, ndërsa 4 punonjës të tjerë të kompanisë janë ende në kërkim.

    Prokuroria e Fierit ka ngritur pesë akuza ndaj drejtuesve të “Bankers Petroleum” dhe disa zyrtarëve të administratës tatimore, mes tyre: “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje e detyrave nga organet tatimore”.

    Hetimet zbuluan se kompania kishte ndërtuar për më shumë se 20 vite skema mashtrimi, duke deklaruar në mënyrë të vazhdueshme humbje dhe duke shmangur detyrimet tatimore në vlerën e 11.7 miliardë lekëve, ndonëse gjatë kësaj periudhe ka eksportuar dhe shitur naftë me një vlerë totale prej 532 miliardë lekësh. Për më tepër, “Bankers Petroleum” ka përfituar edhe rimbursim të pajustifikuar të TVSH-së.

    Të pandehurit mohuan akuzat dhe kërkuan masa më të buta sigurie, duke argumentuar se nuk kanë lidhje me skemat mashtruese të pretenduara nga prokuroria.

    Gjatë seancës, përfaqësuesit e ambasadës kineze kërkuan të ndjekin procesin në sallë, por nuk u lejuan nga trup gjykuesi.

    Bankers Bankers Petroleum Albania Ltd Leonidha Çobo
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

    08.06.2026
    Aktualitet

    Vritet me kallash Ardian Baloshi në Paskuqan

    08.06.2026
    Aktualitet

    Vrasje me armë zjarri në Kamëz

    08.06.2026
    Aktualitet

    Operacioni në Korçë: Detajet e reja nga vrasja e Enea Mekollit, policët nën zjarrin e Violand Braçellarit

    07.06.2026
    Aktualitet

    Braçellari flet për ngjarjen e vrasjes së policit, rrezikon burgim të përjetshëm!

    07.06.2026
    Aktualitet

    Kujdes! Mashtruesit po përdorin mesazhe për të vjedhur të dhënat tuaja bankare

    07.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

    08.06.2026

    Vritet me kallash Ardian Baloshi në Paskuqan

    08.06.2026

    Vrasje me armë zjarri në Kamëz

    08.06.2026

    Operacioni në Korçë: Detajet e reja nga vrasja e Enea Mekollit, policët nën zjarrin e Violand Braçellarit

    07.06.2026

    Braçellari flet për ngjarjen e vrasjes së policit, rrezikon burgim të përjetshëm!

    07.06.2026
    Më të lexuarat

    DOSJA/ SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir Mane dhe Eva Mane për korruptimi e çiftit Meta-Kryemadhi

    Nga InfoNews06.06.20260

    DOSAJ/ SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir Mane dhe Eva Mane për korruptimi e çiftit Meta-Kryemadhi…

    Flamuri, adresa që shumë kush kërkonte në Tiranë për të zgjidhur hall, sot kërkojmë adresën e tij

    06.06.2026

    EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

    08.06.2026

    Vrasje me armë zjarri në Kamëz

    08.06.2026

    “Të ngrihemi si shqiptarët në protesta…/ Grekët i kap ankthi, kompania e lidhur me Izraelin gati të privatizojë plazhin e Kallamatës: Investim Strategjik

    06.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.