Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndryshojnë rregullat e lojës! Shqiptarët sfidojnë mafian italiane për tregun e kokainës

    23.11.2026

    Ndryshojnë rregullat, SIGURIMI i makinave pritet të shtrenjtohet deri në dyfish…

    23.11.2026

    KLSH: U konstatuan shkelje! Të merren masa për Zhaneta Beqirin

    23.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Ndryshojnë rregullat e lojës! Shqiptarët sfidojnë mafian italiane për tregun e kokainës

    Ndryshojnë rregullat e lojës! Shqiptarët sfidojnë mafian italiane për tregun e kokainës

    Aktualitet Nga InfoNews23.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ndryshojnë rregullat e lojës! Shqiptarët sfidojnë mafian italiane për tregun e kokainës

    Nga Shqipëria drejt porteve të Europës: Trafikantët shqiptarë po sfidojnë mafian italiane në tregun e kokainës

    Reklamë

    Trafiku ndërkombëtar i kokainës po përjeton një rishpërndarje të ndikimit mes organizatave kriminale. Grupet shqiptare dyshohet se po forcojnë pozitat e tyre në këtë treg, duke sfiduar edhe strukturat tradicionale të mafias italiane. Nga portet kryesore të Europës Veriore deri në qytetet italiane, rrjetet shqiptare përmenden gjithnjë e më shpesh në hetimet për trafikun e narkotikëve.

    Një panoramë e këtij ndryshimi del edhe nga përgjimet e një prej hetimeve të fundit në Katania të Italisë. Në bisedat e përgjuara, Mirko Scalia, i konsideruar nga hetuesit si një prej personave që drejtonin aktivitetin e trafikut të drogës në zonën San Giovanni Galermo, flet për rritjen e ndikimit të trafikantëve shqiptarë.

    “ Në vitet ’90 nuk kishte shqiptarë që vinin këtu. Mafia ua priste duart. Tani është shqiptari ai që ia pret duart mafies”, dëgjohet të thotë Scalia gjatë një bisede me një person me theks napolitan.

    Sipas tij, raportet mes organizatave kriminale kanë ndryshuar ndjeshëm. Aleancat dhe lidhjet tradicionale nuk janë më faktori përcaktues në tregun e drogës, ku gjithnjë e më shumë rëndësi kanë fuqia financiare, çmimi dhe aftësia për të siguruar furnizimin.

    Kokaina shtrenjtohet, shqiptarët fitojnë terren

    Në përgjimet e hetimit diskutohet edhe për ndryshimet në çmimin e kokainës në tregun me shumicë. Sipas Scalias, një kilogram kokainë, që më parë sigurohej për rreth 30 mijë euro, gjatë periudhës së hetimeve kishte arritur në afro 40 mijë euro.

    Ai e lidhte këtë rritje me vështirësitë në furnizim nga grupet kalabreze, të cilat, sipas tij, kishin ulur aktivitetin e tyre.

    Kjo situatë dyshohet se ka krijuar hapësira për zgjerimin e rrjeteve shqiptare, të cilat përmenden si gjithnjë e më të pranishme në tregun e kokainës. Në bisedat e përgjuara flitet për ndikimin e tyre në Katania, por edhe në Napoli e Milano.

    Antwerp, Roterdam dhe Hamburg: portet në qendër të trafikut

    Një tjetër element që nxjerrin në pah analizat e autoriteteve investigative europiane, përfshirë Drejtorinë Hetimore Antimafia në Itali dhe Europol, është zgjerimi i aktivitetit të grupeve shqiptare nga trafiku tradicional i kanabisit drejt tregtimit të kokainës.

    Në këtë zhvillim, një rol të rëndësishëm kanë edhe rrjetet logjistike ndërkombëtare. Sipas analizave të përmendura, grupet kriminale shqiptare kanë krijuar kapacitete për sigurimin dhe transportimin e ngarkesave të drogës përmes kontejnerëve, duke shfrytëzuar portet kryesore të Europës Veriore, si Antwerp, Roterdami dhe Hamburgu, si dhe porte në Spanjë e Itali.

    Këto nyje portuale konsiderohen pika të rëndësishme në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit dhe shpërndarjes së kokainës.

    Ndërkohë, Katania vijon të jetë një nga pikat e rëndësishme të shpërndarjes së narkotikëve në tregun italian dhe në provincat përreth. Sipas të dhënave të përmendura në hetim, në qytet funksionojnë rreth 42 pika të shitjes me pakicë të drogës.

    Përgjimet nga Katania japin një pasqyrë të ndryshimeve në ekuilibrat e krimit të organizuar. Konkurrenca për tregun e kokainës duket se po përcaktohet gjithnjë e më shumë nga kapitali, furnizimi dhe rrjetet ndërkombëtare, ndërsa grupet shqiptare përmenden si një prej aktorëve që po fitojnë ndikim në këtë treg.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ndryshojnë rregullat, SIGURIMI i makinave pritet të shtrenjtohet deri në dyfish…

    23.11.2026
    Aktualitet

    KLSH: U konstatuan shkelje! Të merren masa për Zhaneta Beqirin

    23.11.2026
    Aktualitet

    Del nga burgu hakeri shqiptar Arion Kurtaj që gjunjëzoi GTA VI, gjykata: Mos e bëj më…

    23.11.2026
    Aktualitet

    Si u rrëzua rrjeti shqiptar i kokainës në Manchester! 5 muaj hetime, policët blenë drogë

    23.11.2026
    Aktualitet

    Shembet miti Dubai! Emiratet e Bashkuara dorëzojnë bosët e krimit

    23.11.2026
    Aktualitet

    Tatimi i ri mbi pagat! Kush përfiton dhe kush paguan më shumë?

    23.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndryshojnë rregullat e lojës! Shqiptarët sfidojnë mafian italiane për tregun e kokainës

    23.11.2026

    Ndryshojnë rregullat, SIGURIMI i makinave pritet të shtrenjtohet deri në dyfish…

    23.11.2026

    KLSH: U konstatuan shkelje! Të merren masa për Zhaneta Beqirin

    23.11.2026

    Del nga burgu hakeri shqiptar Arion Kurtaj që gjunjëzoi GTA VI, gjykata: Mos e bëj më…

    23.11.2026

    Si u rrëzua rrjeti shqiptar i kokainës në Manchester! 5 muaj hetime, policët blenë drogë

    23.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    19.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Farka e pushtuar nga përbindëshat e betonit, Alarmi i KLSH: Diga e liqenit u dëmtua nga kamionët dhe betonjeret

    19.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.