Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndryshojnë rregullat, SIGURIMI i makinave pritet të shtrenjtohet deri në dyfish…

    23.11.2026

    KLSH: U konstatuan shkelje! Të merren masa për Zhaneta Beqirin

    23.11.2026

    Del nga burgu hakeri shqiptar Arion Kurtaj që gjunjëzoi GTA VI, gjykata: Mos e bëj më…

    23.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Ndryshojnë rregullat, SIGURIMI i makinave pritet të shtrenjtohet deri në dyfish…

    Ndryshojnë rregullat, SIGURIMI i makinave pritet të shtrenjtohet deri në dyfish…

    Aktualitet Nga InfoNews23.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Zgjerimi i mbulimit nga sigurimi TPL, pritet rritje e primit për drejtuesit e automjeteve

    Ndryshojnë rregullat, SIGURIMI i makinave pritet të shtrenjtohet deri në dyfish…

    Reklamë

    Projektligji i ri për sigurimin e detyrueshëm motorik TPL parashikon zgjerimin e kategorive që përfitojnë dëmshpërblim në rast aksidenti, një ndryshim që pritet të sjellë më shumë mbrojtje për qytetarët, por edhe të ndikojë në rritjen graduale të çmimit të sigurimit për drejtuesit e automjeteve.

    Një nga risitë kryesore të projektligjit është përfshirja në skemën e kompensimit edhe e pasagjerëve që ndodhen në automjetin që shkakton aksidentin. Deri më tani, mbulimi përqendrohej kryesisht te personat dhe automjetet e dëmtuara nga mjeti përgjegjës për aksidentin.

    Ndryshimet synojnë të zgjerojnë më tej mbrojtjen, duke përfshirë jo vetëm pasagjerët, por edhe palë të tjera që mund të pësojnë dëme gjatë një aksidenti, siç janë bizneset apo pronat e palëve të treta.

    Zgjerimi i mbulimit pritet të reflektohet edhe në koston e sigurimit. Aktualisht, primi mesatar vjetor për një automjet në Shqipëri vlerësohet rreth 220 euro, ndërsa me ndryshimet e parashikuara mund të nisë një konvergjencë graduale drejt niveleve të Bashkimit Evropian, ku mesatarja arrin rreth 400 euro.

    Megjithatë, rritja nuk pritet të jetë e menjëhershme, por të shtrihet në kohë. Një tjetër element i rëndësishëm do të jetë diferencimi i primit sipas profilit të drejtuesit të automjetit dhe karakteristikave të mjetit, duke marrë në konsideratë historikun dhe sjelljen në drejtimin e automjetit.

    Projektligji parashikon gjithashtu ndryshime në trajtimin e dëmeve, me synimin për të përshpejtuar procedurat e kompensimit. Pragu për procedurën e përshpejtuar rritet nga 100 mijë në 250 mijë lekë, ndërsa kufiri i dëmeve që mund të trajtohen përmes Raportit Evropian të Aksidentit pëson rritje nga 30 mijë në 50 mijë lekë.

    Risi të tjera lidhen me rolin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit, e cila parashikohet të ketë një strukturë dhe përgjegjësi më të qarta në administrimin e Fondit të Kompensimit. Ajo do të funksionojë si një entitet juridik i pavarur, nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

    Byrosë i jepet një rol më i konsoliduar në garantimin e dëmshpërblimit në rastet kur aksidentet shkaktohen nga automjete të pasiguruara, kur drejtuesit largohen nga vendi i ngjarjes, si dhe në situatat kur kompanitë e sigurimit përballen me falimentimin.

    Projektligji parashikon gjithashtu që, pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, sistemi i sigurimit të ofrojë një mbulim më të gjerë territorial, duke lehtësuar edhe udhëtimin e automjeteve shqiptare në vendet e unionit pa pasur nevojë për një dokument të veçantë Kartoni Jeshil.

    Me këto ndryshime synohet përafrimi i kuadrit ligjor shqiptar me standardet evropiane, forcimi i mbrojtjes së të dëmtuarve dhe përshpejtimi i procedurave të dëmshpërblimit. Megjithatë, për drejtuesit e automjeteve, një nga çështjet kryesore mbetet ndikimi që zgjerimi i mbulimit do të ketë në çmimin e policës së sigurimit TPL.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    KLSH: U konstatuan shkelje! Të merren masa për Zhaneta Beqirin

    23.11.2026
    Aktualitet

    Del nga burgu hakeri shqiptar Arion Kurtaj që gjunjëzoi GTA VI, gjykata: Mos e bëj më…

    23.11.2026
    Aktualitet

    Si u rrëzua rrjeti shqiptar i kokainës në Manchester! 5 muaj hetime, policët blenë drogë

    23.11.2026
    Aktualitet

    Shembet miti Dubai! Emiratet e Bashkuara dorëzojnë bosët e krimit

    23.11.2026
    Aktualitet

    Tatimi i ri mbi pagat! Kush përfiton dhe kush paguan më shumë?

    23.11.2026
    Aktualitet

    Dronët ujor u nisën nga Vlora? Reagon Zelensky: Ishin 7 copë…

    23.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndryshojnë rregullat, SIGURIMI i makinave pritet të shtrenjtohet deri në dyfish…

    23.11.2026

    KLSH: U konstatuan shkelje! Të merren masa për Zhaneta Beqirin

    23.11.2026

    Del nga burgu hakeri shqiptar Arion Kurtaj që gjunjëzoi GTA VI, gjykata: Mos e bëj më…

    23.11.2026

    Si u rrëzua rrjeti shqiptar i kokainës në Manchester! 5 muaj hetime, policët blenë drogë

    23.11.2026

    Shembet miti Dubai! Emiratet e Bashkuara dorëzojnë bosët e krimit

    23.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    19.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Farka e pushtuar nga përbindëshat e betonit, Alarmi i KLSH: Diga e liqenit u dëmtua nga kamionët dhe betonjeret

    19.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.