Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Hetimi për Ahmetajn, SPAK në gjurmët e një transferte 3 mln € në Austri! Dosja ‘Buka’ ndahet me fraksion

    Hetimi për Ahmetajn, SPAK në gjurmët e një transferte 3 mln € në Austri! Dosja ‘Buka’ ndahet me fraksion

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    elashe të reja për ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Përveç çështjes së inceneratorëve, apo dhe dosjes “Buka”, e cila ndodhet në fazë gjykimi, Prokurorët e Posaçëm kanë rënë në gjurmët dhe të një transferte të dyshimtë prej 3 milionë eurosh në Austri.

    Ka qenë vetë prokurori i SPAK që e ka njoftuar hetimin, gjatë një debati me avokatin e Ahmetajt në gjyqin për privatizimin e fabrikës ‘Buka’, ku ish ministri akuzohet për shpërdorim detyre.

    Reklamë

    Pretendimit të avokatit mbrojtës që në rast se SPAK ka një provë të re pse nuk pret përfundimin e hetimeve por ka sjellë çështjen në gjykim, Prokurori Elvin Gokaj tha se akuza e shpërdorimit të detyrës i është komunikuar Ahmetajt për shkak të afateve të parashkrimit dhe hetimi për transfertën 3 milionë euro është ndarë me fraksion.

    Prokurori i SPAK: Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend te BE qe po verifikohet.

    Avokati i Ahmetajt: Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngremë akuzë, nëse ka hetime te tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje te mbyllte hetimet, nuk mund te jete proces i rregullt me akte surprize, nëse ka prova te tjera prokurori t’i paraqesë.

    Prokurori: Këtë akuzë e kishim të detyruar ta njoftonin për shkak te afateve te parashkrimit, çështja është ndarë për shkak te akteve që kanë ardhur nga Austria.

    Arben Ahmetaj është në kërkim nga SPAK prej korrikut 2023 edhe për çështjen e inceneratorëve, për të cilin ka dërguar para 2 viteve kërkesën në Zvicër për ekstradim. Ish-zv.kryeministri aktualisht qëndron në Zvicër ku dhe ka kërkuar azil politik. Që prej arratisjes së tij, kur u shpall dhe në kërkim, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e ish zëvendëskryeministrit, por mbeten ende të paqarta se në çfarë pike janë procedurat.

    Lidhur me çështjen e inceneratorit të Elbasanit, në dosjen e SPAK thuhet se koncesioni është dhënë në kundërshtim me legjislacionin ekzistues, duke u zbatuar procedura e negocimit pa shpallje. Gjithashtu dosja evidenton faktin se në asnjë moment Arben Ahmetaj nuk ka ngritur shqetësimin se cila ishte shoqëria propozuese, ‘Alb-Tech shpk’, paaftësinë e saj teknike, ekonomike për kryerjen e një vepre të tillë.

    Për të njëjtën çështje po hetohet edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish bashkëshortja e tij Albina Maçka. Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.

    Përveç hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, Ahmetaj akuzohet gjithashtu dhe për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë të vjetra lidhur me privatizimin e frabrikës ‘Buka’.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.