Grabitje me armë zjarri në bankën Raiffeisen, te kompleksi Kika në Tiranë.
Një grabitje me armë zjarri është regjistruar në një filial të bankës Raiffeisen, në zonën e Komunës së Parisit, pranë kompleksit Kika në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka kryer grabitjen.
Pas ngjarjes, autori është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ende nuk ka informacion zyrtar mbi shumën e parave të grabitura apo nëse ka persona të lënduar.

