Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Grabitje me armë zjarri në bankën Raiffeisen, te kompleksi Kika në Tiranë

    02.11.2026

    Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

    02.11.2026

    Skandali financiar në Bashkinë Dibër: 2 milionë euro problematika dhe asnjë përgjigje ndaj KLSH-së

    02.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    Aktualitet Nga InfoNews02.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga 'kolltuku' dhe mbi 1500 euro rroga
    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga 'kolltuku' dhe mbi 1500 euro rroga
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    Rreth 200 kilometra rrugë do të jenë nën monitorimin e teknologjisë së re. Policia ka nisur trajnimet për efektivët që do të operojnë nga Qendra e Monitorimit të Trafikut, ndërsa për këtë detyrë të re parashikohet edhe rishikim i pagave deri në 1800 euro.

    Reklamë

    Një epokë e re e kontrollit të qarkullimit rrugor pritet të nisë në Shqipëri nga 1 janari, kur radarët inteligjentë dhe sistemet e avancuara të monitorimit do të vihen në funksion për të evidentuar shkeljet në akset kryesore të vendit.

    Pas disa muajsh nga instalimi i pajisjeve në disa prej rrugëve më të frekuentuara, tashmë po bëhen përgatitjet për nisjen e operimit të tyre. Sipas të dhënave të siguruara nga infonews.al, kanë nisur trajnimet për një grup efektivësh të Policisë së Shtetit, të cilët do të kenë detyrën të monitorojnë dhe interpretojnë të dhënat e regjistruara nga radarët, drejtpërdrejt nga zyrat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut.

    Bëhet fjalë për një strukturë të re pune, ku punonjësit e policisë do të kenë në dispozicion sistemet inteligjente për të identifikuar shkeljet dhe për të ndjekur në kohë reale lëvizjen e mjeteve në rrugët e monitoruara.

    Një tjetër element që shoqëron këtë zhvillim është edhe trajtimi financiar i efektivëve që do të angazhohen në këtë detyrë. Sipas informacioneve të siguruara nga redaksia, për ta pritet të ketë një rishikim të pagave, me një nivel që mund të arrijë deri në 1800 euro.

    Si do të funksionojë sistemi inteligjent?

    Teknologjia e re parashikon përdorimin e sistemeve kombëtare të mbikëqyrjes tokësore, detare dhe ajrore, të shoqëruara me pajisje stacionare dhe të lëvizshme.

    Radarët do të mund të regjistrojnë dhe transmetojnë të dhëna mbi pozicionin, kursin, shpejtësinë, kohën dhe përmasat e objektivit. Ndërkohë, kamerat do të mundësojnë fotografimin dhe filmimin e lëvizjes së mjeteve, duke krijuar një bazë të dhënash për identifikimin e shkeljeve.

    Në sistem parashikohet gjithashtu integrimi i kamerave me rreze aktive, sensorëve dhe pajisjeve që funksionojnë me frekuenca radioje.

    Zbardhen 14 akset e para: Këto janë rrugët që do të monitorohen

    Sipas të dhënave të siguruara nga infonews.al, faza e parë e zbatimit përfshin 14 segmente rrugore, me një gjatësi totale prej afro 200 kilometrash.

    Lista përfshin disa nga akset më të rëndësishme që lidhin Tiranën me Durrësin, Elbasanin, Fierin dhe Vlorën, si dhe segmente të tjera në zonat e Kavajës, Rrogozhinës dhe Lushnjës.

    14 segmentet ku pritet të nisë monitorimi janë:

    1. Tiranë–Durrës – 32 km: Nga Sheshi Shqiponja deri te Mbikalimi i Portit.
    2. Tiranë–Elbasan – 26.4 km: Nga zona e TEG-ut deri në Bradashesh.
    3. Durrës–Plazhi i Unazës – 5.9 km: Nga Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa.
    4. Durrës–Kavajë – 9.81 km: Autostrada e Rrogozhinës, nga Plepat deri në Kavajë Veri.
    5. Unaza e Kavajës – 7.89 km: Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
    6. Kavajë–Rrogozhinë–Lushnjë – 13.9 km: Nga Rrogozhina, në zonën e Korridorit VIII, deri në pjesën veriore të Lushnjës.
    7. Unaza e Lushnjës – 4.62 km: Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
    8. Lushnjë–Fier – 20 km: Nga pjesa jugore e Lushnjës deri në Mbrostar.
    9. Unaza e Fierit – 21.5 km: Nga Mbrostari deri në Levan.
    10. Fier–Vlorë – 24 km: Nga Levani deri te rruga Transballkanike në Vlorë.
    11. Vorë–Ahmetaq – 6.52 km: Nga Vorë deri në kryqëzimin me rrugën e Ahmetaqit.
    12. Qafë-Kashar–Rinas–Ahmetaq – 9.59 km: Segmenti që përfshin mbikalimin e Qafë-Kasharit dhe lidhjen me kryqëzimin e rrugës së Ahmetaqit.
    13. Kryqëzime dhe rampa lidhëse – 5 km: Segmente të tjera lidhëse dhe rampa në akset e përfshira në projekt.

    Kontrolli i shpejtësisë dhe jo vetëm

    Vendosja e radarëve inteligjentë pritet të ndryshojë mënyrën se si Policia Rrugore evidenton shkeljet. Përmes monitorimit nga qendra operative, synohet që kontrolli të mos varet vetëm nga patrullat fizike në terren, por edhe nga teknologjia që regjistron dhe dokumenton lëvizjen e automjeteve.

    Kështu, rreth 200 kilometrat e parë do të shërbejnë si fazë fillestare e një sistemi më të gjerë monitorimi, i cili synon të përfshijë gradualisht edhe akse të tjera të vendit.

    Nga 1 janari, drejtuesit e automjeteve pritet të përballen me një mënyrë të re kontrolli në rrugë: më pak kontroll tradicional në terren dhe më shumë mbikëqyrje përmes teknologjisë inteligjente.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Grabitje me armë zjarri në bankën Raiffeisen, te kompleksi Kika në Tiranë

    02.11.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

    02.11.2026
    Aktualitet

    Skandali financiar në Bashkinë Dibër: 2 milionë euro problematika dhe asnjë përgjigje ndaj KLSH-së

    02.11.2026
    Aktualitet

    Qinglong Petroleum Ltd! Sekuestrohet kompania “e punëve të errëta” të BANKERS

    01.11.2026
    Aktualitet

    DOSJA E SPAK/ Zbardhet dëshmia e sanitares: Pastroja 6 vila, nuk kam parë asnjë lekë me sy te shtëpia e Igli Tares

    01.11.2026
    Aktualitet

    Saimir Vishaj në luftë për jetën, avokati futet në intubim në Spitalin e Traumës

    01.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Grabitje me armë zjarri në bankën Raiffeisen, te kompleksi Kika në Tiranë

    02.11.2026

    Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

    02.11.2026

    Skandali financiar në Bashkinë Dibër: 2 milionë euro problematika dhe asnjë përgjigje ndaj KLSH-së

    02.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026

    Qinglong Petroleum Ltd! Sekuestrohet kompania “e punëve të errëta” të BANKERS

    01.11.2026
    Më të lexuarat

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    Aktualitet Nga InfoNews27.10.20260

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës Uzina e Ferrokromit në Papër,…

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026

    EKSKLUZIVE/ Mbërrijnë kamerat e trupit! Policia nën vëzhgim 24/7!

    30.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.