Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Grabitja te Rraiffeisen Bank, autori me skuter! I drejtoi armën rojes dhe mori paratë te arka

    02.11.2026

    Grabitje me armë zjarri në bankën Raiffeisen, te kompleksi Kika në Tiranë

    02.11.2026

    Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

    02.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

    Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

    Aktualitet Nga InfoNews02.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës.

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje serioze në trajtimin e rasteve të kontrabandës nga Dega Doganore Shkodër, ku tre praktika të trajtuara administrativisht nuk rezultojnë të jenë referuar në Prokurori, në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara në Kodin Doganor.

    Reklamë

    Gjetjet janë pjesë e raportit përfundimtar të auditimit, të gushtit 2026, të konsultuar nga Skyweb.al, ku evidentohen raste konkrete të moszbatimit të procedurave ligjore dhe përgjegjësitë e drejtuesve të institucionit.

    Sipas dokumentit, dy nga rastet lidhen me një ngarkesë mallrash të ardhur nga Italia në shkurt 2021, ku gjatë kontrollit në Doganën e Shkodrës u zbuluan diferenca të konsiderueshme midis peshës së deklaruar dhe asaj reale.

    Ngarkesa ishte deklaruar me peshë 29,219 kilogramë, ndërsa nga peshimi rezultuan 32,380 kilogramë, me një diferencë prej mbi 3 tonësh.

    Në rastin e parë, doganierët zbuluan dy paleta me pjesë ashensorësh dhe materiale të tjera të padeklaruara, për të cilat u përllogaritën 28,578 lekë detyrime doganore dhe 85,734 lekë gjobë.

    Transportuesi kërkoi zgjidhjen administrative të kontrabandës, kërkesë që u pranua nga autoriteti doganor, duke vendosur edhe anulimin e sekuestrimit të mallrave.

    Por KLSH konstaton se dosja nuk rezulton të jetë dërguar në Prokurori, ndërsa në dokumentacion mungon shkresa përkatëse e përcjelljes.

    Rasti i dytë lidhet me të njëjtën ngarkesë, ku u konstatuan 820 kilogramë kafe të padeklaruar, për të cilat Dogana fillimisht përllogariti 214,730 lekë detyrime dhe 644,190 lekë gjobë.

    Edhe në këtë rast u pranua zgjidhja administrative, por audituesit konstatuan mungesën e vendimit të formalizuar për sekuestrimin e përkohshëm dhe mosreferimin e praktikës në Prokurori.

    Gjatë auditimit, Dogana paraqiti dokumentacion që vërtetonte pagesën e detyrimit për kafenë, fakt që u pranua nga KLSH, ndërsa konstatimet për procedurat e ndjekura mbetën pjesë e raportit.

    Një rast tjetër është evidentuar në Doganën e Muriqanit, në nëntor 2022, ku gjatë kontrollit të një automjeti u zbuluan 102 parfume, 90 kremra kozmetikë, 11 palë këpucë pune, 28 palë atlete dhe 19 copë ose kuti veglash pune.

    Mallrat kishin karakter tregtar, por drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se transportonte vetëm veshje personale të përdorura.

    Për këtë shkelje, Dogana përllogariti 98,452 lekë detyrime dhe penalitete, ndërsa më pas pranoi kërkesën për zgjidhjen administrative të kontrabandës.

    KLSH konstatoi se nuk ishte formalizuar vendimi për zgjidhjen administrative dhe se dosja nuk rezultonte të ishte dërguar në Prokurori.

    Në të tria praktikat, audituesit identifikojnë me inicialet A.D. drejtuesen e atëhershme të Degës Doganore Shkodër si përgjegjëse në cilësinë e autoritetit vendimmarrës.

    Për rastin e Muriqanit përgjegjësia shtrihet edhe te juristja që kishte hartuar vendimin.

    Sipas nenit 277 të Kodit Doganor, edhe kur kontrabanda zgjidhet administrativisht, autoriteti doganor ka detyrimin që dosjen dhe vendimin përkatës t’ia dërgojë menjëherë organit të Prokurorisë.

    Pikërisht mosrespektimi i këtij detyrimi është një nga shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

    Gjetjet ngrenë çështjen e përgjegjësisë së zyrtarëve doganorë për moszbatimin e dispozitave ligjore, ndërkohë që shqyrtimi i këtyre praktikave dhe i veprimeve të autoriteteve përkatëse përbën një çështje që mund të marrë vëmendjen e organeve të drejtësisë, përfshirë SPAK-un, sipas kompetencave ligjore.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Grabitja te Rraiffeisen Bank, autori me skuter! I drejtoi armën rojes dhe mori paratë te arka

    02.11.2026
    Aktualitet

    Grabitje me armë zjarri në bankën Raiffeisen, te kompleksi Kika në Tiranë

    02.11.2026
    Aktualitet

    Skandali financiar në Bashkinë Dibër: 2 milionë euro problematika dhe asnjë përgjigje ndaj KLSH-së

    02.11.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026
    Aktualitet

    Qinglong Petroleum Ltd! Sekuestrohet kompania “e punëve të errëta” të BANKERS

    01.11.2026
    Aktualitet

    DOSJA E SPAK/ Zbardhet dëshmia e sanitares: Pastroja 6 vila, nuk kam parë asnjë lekë me sy te shtëpia e Igli Tares

    01.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Grabitja te Rraiffeisen Bank, autori me skuter! I drejtoi armën rojes dhe mori paratë te arka

    02.11.2026

    Grabitje me armë zjarri në bankën Raiffeisen, te kompleksi Kika në Tiranë

    02.11.2026

    Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

    02.11.2026

    Skandali financiar në Bashkinë Dibër: 2 milionë euro problematika dhe asnjë përgjigje ndaj KLSH-së

    02.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026
    Më të lexuarat

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    Aktualitet Nga InfoNews27.10.20260

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës Uzina e Ferrokromit në Papër,…

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026

    EKSKLUZIVE/ Mbërrijnë kamerat e trupit! Policia nën vëzhgim 24/7!

    30.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.