Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Grabitja te Rraiffeisen Bank, autori me skuter! I drejtoi armën rojes dhe mori paratë te arka

    02.11.2026

    Grabitje me armë zjarri në bankën Raiffeisen, te kompleksi Kika në Tiranë

    02.11.2026

    Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

    02.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»DOSJA E SPAK/ Zbardhet dëshmia e sanitares: Pastroja 6 vila, nuk kam parë asnjë lekë me sy te shtëpia e Igli Tares

    DOSJA E SPAK/ Zbardhet dëshmia e sanitares: Pastroja 6 vila, nuk kam parë asnjë lekë me sy te shtëpia e Igli Tares

    Aktualitet Nga InfoNews01.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    DOSJA E SPAK/ Zbardhet dëshmia e sanitares: Pastroja 6 vila, nuk kam parë asnjë lekë me sy te shtëpia e Igli Tares
    DOSJA E SPAK/ Zbardhet dëshmia e sanitares: Pastroja 6 vila, nuk kam parë asnjë lekë me sy te shtëpia e Igli Tares
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    DOSJA E SPAK/ Zbardhet dëshmia e sanitares: Pastroja 6 vila, nuk kam parë asnjë lekë me sy te shtëpia e Igli Tares

    Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK në lidhje me hetimin ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe vilën në kompleksin luksoz White Rocks në Dhërmi.

    Reklamë

    Detajet lidhen me dëshmitë e një pastrueseje që punonte në kompleks, si dhe të bashkëshortit të saj, Lavdrim Smone, të cilët janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

    Sipas deklarimeve të referuara nga dosja, pastruesja ka shpjeguar se kryente shërbime pastrimi në gjashtë vila të familjeve të ndryshme në White Rocks.

    Mes tyre ishte edhe vila në pronësi të Igli Tares, të cilën ajo e pastronte një herë në javë dhe që, sipas dëshmive, frekuentohej herë pas here për pushime verore edhe nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

    Gjatë marrjes në pyetje, pastruesja është pyetur edhe për praninë e mundshme të shumave të parave në këtë vilë.

    Ajo ka deklaruar se nuk kishte parë asnjëherë para në banesën e frekuentuar nga Balluku dhe, për rrjedhojë, nuk kishte realizuar fotografi të shumave të tilla në këtë ambient.

    Një tjetër dëshmi e administruar nga SPAK është ajo e bashkëshortit të saj, Lavdrim Smone, në telefonin e të cilit është gjetur një fotografi e vitit 2021, ku shfaqen shuma parash.

    Sipas deklarimeve të referuara, Smone ka mohuar të ketë parë para në vilën në pronësi të Igli Tares që lidheshin me Belinda Ballukun.

    Ai gjithashtu nuk ka dhënë deklarime që ta lidhnin drejtpërdrejt fotografinë e gjetur në telefonin e tij me ish-zëvendëskryeministren.

    Dëshmitë e çiftit janë pjesë e hetimit më të gjerë të SPAK mbi pronësinë dhe përdorimin e vilës në Dhërmi, e cila figuron në emër të Igli Tares, por që Prokuroria e Posaçme po heton nëse i përket faktikisht ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. /

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Grabitja te Rraiffeisen Bank, autori me skuter! I drejtoi armën rojes dhe mori paratë te arka

    02.11.2026
    Aktualitet

    Grabitje me armë zjarri në bankën Raiffeisen, te kompleksi Kika në Tiranë

    02.11.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

    02.11.2026
    Aktualitet

    Skandali financiar në Bashkinë Dibër: 2 milionë euro problematika dhe asnjë përgjigje ndaj KLSH-së

    02.11.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026
    Aktualitet

    Qinglong Petroleum Ltd! Sekuestrohet kompania “e punëve të errëta” të BANKERS

    01.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Grabitja te Rraiffeisen Bank, autori me skuter! I drejtoi armën rojes dhe mori paratë te arka

    02.11.2026

    Grabitje me armë zjarri në bankën Raiffeisen, te kompleksi Kika në Tiranë

    02.11.2026

    Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

    02.11.2026

    Skandali financiar në Bashkinë Dibër: 2 milionë euro problematika dhe asnjë përgjigje ndaj KLSH-së

    02.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026
    Më të lexuarat

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    Aktualitet Nga InfoNews27.10.20260

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës Uzina e Ferrokromit në Papër,…

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026

    EKSKLUZIVE/ Mbërrijnë kamerat e trupit! Policia nën vëzhgim 24/7!

    30.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.