Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    Aktualitet Nga InfoNews29.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ''laluci'' i Bllatës te ''shefat'' e Durrësit e Kapshticës
    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ''laluci'' i Bllatës te ''shefat'' e Durrësit e Kapshticës
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Biznese që operojnë në pikat doganore të Durrësit dhe Kapshticës kanë ngritur pretendime për korrupsion, shpërdorim detyre dhe presion të dyshuar sistematik për përfitime të paligjshme. Në qendër të denoncimeve përmendet edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Erald Delilaj, ndërsa deri më tani nuk është bërë publik ndonjë rezultat konkret i verifikimeve.

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    Reklamë

    Sipas burimeve , gjatë muajve të fundit, pranë SPAK-ut, institucioneve të tjera të drejtësisë dhe strukturave të administratës doganore janë depozituar disa ankesa që ngrenë dyshime për funksionimin e një skeme të organizuar ryshfetesh në pikat doganore.

    Bizneset pretendojnë se një grup doganierësh mund të veprojë në koordinim, duke ushtruar presion mbi operatorët ekonomikë dhe duke kushtëzuar procedurat doganore me pagesa të paligjshme. Në këto denoncime përmenden gjithashtu raste të dyshuara favorizimi të subjekteve të caktuara tregtare.

    Denoncimet përfshijnë shuma parash dhe raste konkrete
    Një prej dokumenteve të siguruara nga redaksia përmban pretendime për episode konkrete të ryshfetit, emra biznesesh të dyshuara si përfituese, data dhe shuma parash. Sipas burimeve, këto të dhëna kërkojnë verifikim të plotë nga organet kompetente për të përcaktuar nëse ka shkelje ligjore dhe përgjegjësi individuale.

    Në dokument përmenden edhe dyshime për asgjësimin e një sasie malli të raportuar si të dëmtuar në Doganën e Durrësit, si dhe pretendime për pagesa të paligjshme që lidhen me kalimin e cigareve, pijeve energjike dhe furgonëve nga Anglia.

    Redaksia bën me dije se këto akuza po verifikohen edhe përmes burimeve të tjera, ndërsa deri në përfundimin e verifikimeve ato mbeten pretendime të pakonfirmuara zyrtarisht.

    Dyshime për kontrabandë dhe favorizime doganore
    Sipas ankesave, problematikat e raportuara nuk kufizohen vetëm te kërkesat e dyshuara për ryshfet. Ato përfshijnë edhe kalimin e mundshëm të mallrave kontrabandë, manipulimin e vlerave doganore të automjeteve, trajtimin preferencial të disa importuesve dhe vendosjen e tarifave të paligjshme ndaj bizneseve.

    Në materialet e denoncimit përmendet gjithashtu një person që pretendohet se ka lidhje me grupin e dyshuar dhe që vepron në Doganën e Bllatës, i identifikuar me nofkën “laluci”. Edhe ky pretendim kërkon verifikim nga institucionet përgjegjëse.

    Pritet reagimi i institucioneve
    Sipas burimeve  ankesat u janë drejtuar disa institucioneve, përfshirë SPAK-un, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe struktura të tjera të drejtësisë e të administratës doganore.

    Megjithatë, deri në momentin e publikimit, nuk është bërë publik ndonjë rezultat hetimor, verifikim administrativ apo masë konkrete që lidhet me pretendimet e ngritura nga bizneset.

    Për të sqaruar nëse denoncimet janë regjistruar, nëse kanë nisur verifikimet dhe çfarë veprimesh janë ndërmarrë, redaksia e skyweb.al u është drejtuar institucioneve përkatëse me kërkesa zyrtare për informacion.

    Përgjigjet e tyre pritet të hedhin dritë mbi trajtimin institucional të këtyre ankesave dhe mbi ekzistencën ose jo të procedurave verifikuese.

    Deri në një reagim zyrtar dhe në përfundimin e hetimeve të mundshme, pretendimet e bëra në denoncime nuk përbëjnë fakte të provuara dhe përgjegjësia për çdo shkelje të mundshme duhet të përcaktohet nga organet kompetente./Infonews.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026
    Aktualitet

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Aktualitet

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

    29.10.2026
    Aktualitet

    Tenderat e kuq të SIGAL! Gjysëm mln euro për shëndetin e anëtarëve të KPK, u siguron edhe dhëmbët

    29.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, Inceneratori i Tiranës përfiton 36 mln euro nga taksat e shqiptarëve për tre vitet në vijim

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026

    Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.