Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    I hëngrën kokën Ballukut, kush i fitoi Tenderat e Unazës

    16.12.2025

    Rimi i LOV TAXI në Tiranë, pjesë e dosjeve të drogës në Ekuador

    16.12.2025

    “Ik largohu…”/ A u njoftua Ergys Agasi nga shokët e Policisë?

    16.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Fatmir Bektashi shet apartamente në Drilon pa leje ndërtimi; Bashkia, AKZM dhe AZHT nxjerrin blof biznesmenin

    Nga InfoNews22.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nuk kanë fund bëmat e Fatmir Bektashit të “Kontakt”. Ortaku i Familjes Berisha, pasi betonizoi gjysmën e Tiranës, ktheu sytë nga Driloni në Pogradec, ku ka blerë një pjesë toke për të ndërtuar pallate.

    Prej muajsh kompania ka nisur rezervimin e apartamenteve, por duket se gjitha po bëhet në mënyrë antiligjore, pasi kompania “Kontakt” nuk ka marrë akoma një aprovim për leje ndërtimi në atë zonë. Për më tepër që ndërtimi bie ndesh me porositë që ka dhënë UNESCO.

    Rrjeti investigativ “Citizens” ka shkruar një artikull mbi betonizimin e Drilonit ku ka kërkuar të dhëna nga institucionet.

    Bashkia Pogradec u përgjigj zyrtarisht se nuk disponon asnjë të dhënë apo dokumentacion të lidhur me këtë projekt, po ashtu edhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) i konfirmoi Citizens.al se nuk e njeh projektin në fjalë.

    “Parku i Drilonit, ndodhet në zonën Peizazh i Mbrojtur Ujor/Tokësor, shpallur me VKM-në Nr. 597, datë 25.09.2024 të Liqenit të Pogradecit”. Gjithashtu kjo zonë është edhe Zonë e Trashëgimisë Kulturore Botërore UNESCO”, thekson përgjigja e AKZM.

    Ndërsa Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) u shpreh se për projektin “Pyjet e Drilonit, kompleks me godina banimi 1-9 dhe 12 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë’, me zhvillues shoqërinë “KONTAKT” SHPK është depozituar një aplikim për leje ndërtimi më datë 08.02.2025.

    “Aktualisht, nuk ka ende një vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) për këtë aplikim”, i tha AZHT Citizens.al.

    Citizens.al kontaktoi kompaninë “Kontakt”, e cila refuzoi të japë informacion mbi projektin. Një përfaqësues i “Kontakt” i tha Citizens se “nuk ka të drejtë ta bëjë këtë artikull” dhe se projekti është miratuar nga UNESCO.

    Në të vërtetë, UNESCO nuk ka mandat të miratojë ose refuzojë projekte infrastrukturore në zonat e shpallura Trashëgimi Botërore, kjo është detyrë e institucioneve shqiptare, të cilat u shprehën zyrtarisht se nuk kanë miratuar një leje për këtë projekt. Megjithatë rezervimet për shitje kanë nisur.

     

    Drilon Fatmir Bektashi Pogradec
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    I hëngrën kokën Ballukut, kush i fitoi Tenderat e Unazës

    16.12.2025
    Aktualitet

    Rimi i LOV TAXI në Tiranë, pjesë e dosjeve të drogës në Ekuador

    16.12.2025
    Aktualitet

    “Ik largohu…”/ A u njoftua Ergys Agasi nga shokët e Policisë?

    16.12.2025
    Aktualitet

    SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut

    16.12.2025
    Aktualitet

    E PLOTE/ Jahti, vajza rumune, luks, pengmarrje e milion! Haremi i AKSHI që e ka zili edhe Dubai

    16.12.2025
    Aktualitet

    Polici e krim bashkë! Pengmarrje të fshehta e miliona te AKSHI

    16.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    I hëngrën kokën Ballukut, kush i fitoi Tenderat e Unazës

    16.12.2025

    Rimi i LOV TAXI në Tiranë, pjesë e dosjeve të drogës në Ekuador

    16.12.2025

    “Ik largohu…”/ A u njoftua Ergys Agasi nga shokët e Policisë?

    16.12.2025

    SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut

    16.12.2025

    EMRAT/ Reagon SPAK! Kush janë peshkaqenët e Akshi

    16.12.2025
    Më të lexuarat

    I hëngrën kokën Ballukut, kush i fitoi Tenderat e Unazës

    Nga InfoNews16.12.20250

    Tiranë – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar…

    ESKLUZIVE/ Peshkaqenët e AKSHI morën peng Gerond Meçen! Zbardhet skema

    16.12.2025

    Ia mbath Ergys Agasi! SPAK sulm peshkaqenëve të AKSHI-t! E pëson Linda

    16.12.2025

    Rimi i LOV TAXI në Tiranë, pjesë e dosjeve të drogës në Ekuador

    16.12.2025

    Polici e krim bashkë! Pengmarrje të fshehta e miliona te AKSHI

    16.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.