Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»FAKTET! Degradon tregu i sigurimeve, SIGAL vijon uljen me 20% dëmshpërblimet, gropë 60% me Kartonin Jeshil! Ja nga kush kompani ndiqet…

    FAKTET! Degradon tregu i sigurimeve, SIGAL vijon uljen me 20% dëmshpërblimet, gropë 60% me Kartonin Jeshil! Ja nga kush kompani ndiqet…

    Aktualitet Nga InfoNews28.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar – gusht 2025 kapën vlerën 17,906 milionë lekë, ose 9.53% më shumë se në janar – gusht 2024. Gjatë periudhës janar – gusht 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,116,204, me një rritje prej 6.12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo do të thotë se kompanitë e sigurimit kanë rritur ndjeshëm të ardhurat e tyre. Sipas AMF, pagesat e dëmeve gjatë janar – gusht 2025 ishin rreth 55 milionë euro, duke rënë me 2.27% krahasuar me janar – gusht 2024.
    Por le të analizojmë një prej kategorive të siguracioneve që përdoret më së shumti në Shqipëri. Bëhet fjalë për kategorinë e Sigurimit Motorik.

    Nga ajo që vihet re, të gjitha kompanitë për periudhat janar-gusht 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kanë pasur rritje për primet e shkruara bruto në sigurimin motorik.

    Reklamë

    Sipas renditjes që ka bërë AMF, kompania e sigurimit SIGAL, ka pasur për periudhën janar-gusht 2025, 12.78 % më shumë primet bruto në sigurimin motorik sesa në periudhën janar – gusht 2024.

    Po ashtu, për kompaninë Albsig ka pasur rritje 12.98 %, si dhe për Eurosig, një rritje prej 12.56% të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

    Kjo do të thotë se kompanitë kanë shitur më shumë sigurime motorike dhe kanë rritur të ardhurat.

    Por çfarë ndodh me dëmet e paguara për sigurimet motorike? Pra, thënë shqip, sa siguracione janë paguar nga këto kompani që kanë rritur të ardhurat?

    Ajo që bie në sy është se, ndryshe nga kompanitë e tjera, pavarësisht se numri i sigurimeve është rritur tek SIGAL, kanë rënë ndjeshëm dëmet e paguara në sigurimin motorik, ose thënë ndryshe kanë rënë dëmshpërblimet! Kjo tregohet në tabelën e bërë publike nga AMF.

    Në këtë tabelë shihet se për periudhën janar-gusht 2025, SIGAL ka paguar rreth 20 % më pak dëmshpërblime në sigurimin motorik sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, pavarësisht se primet për sigurimin motorik janë rritur me 12%.

    Por nuk është vetëm SIGAL një kompani që nuk dëmshpërblen, pasi në këtë valle fitimi kolosal është edhe kompania INTERSIG. Madje, më keq se SIGAL, kompania INTERSIG ka një rënie prej 34% të dëmshpërblimeve. Po ashtu, një situatë e ngjashme ndodh edhe tek një prej kompanive më të vogla të sigurimit, Atlantik, që ka një rënie prej afro 4.5 % të dëmshpërblimeve.

    Gjithashtu, le të marrim në shqyrtim edhe situatën për sa i përket sigurimit të Kartonit Jeshil, një sigurim i detyrueshëm për të dalë jashtë vendit me automjet.

    Ajo që vihet re është se të gjitha kompanitë kanë një rritje të primeve bruto të sigurimit të Kartonit Jeshil, për sa i përket periudhës janar-gusht 2025. Kjo rritje është me 12%.

    Por si është situata me dëmet e paguara për sigurimin e Kartonit Jeshil? Ajo që bie në sy është se, pavarësisht se të gjitha kompanitë kanë rritje të fitimit nga kartonët jeshilë, situata ndryshon për 3 kompani kur vjen puna për dëmshpërblimet! Sipas AMF, kompania SIGAL, ka një rënie prej më shumë se 60% të dëmshpërblimeve për Kartonin Jeshil se në vitin 2024.

    Por jo vetëm SIGAL, pasi edhe Intersig ka një rënie me mbi 80%, ndjekur nga Albsig me 50 %./InfoNews.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.