Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça

    03.09.2026

    E PLOTË/ Gjoba 5 milionë euro, lufta me armë dhe arrestimi i Luan Muçës

    03.09.2026

    Bedinaj vs Luan Muça! Sherr për një pronë? Delta investitor

    03.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça

    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça
    Nga InfoNews03.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça
    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça

    Zbulohen detaje të reja nga përplasja në Vlorë, Luan Muça: “Takimin e kemi pasur me dijeni të Vasilit, e ka kërkuar Vasili”

    Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar sot në zonën e Radhimës në Vlorë, ku një konflikt i shoqëruar me dhunë fizike, kërcënime me armë zjarri dhe një gjobë prej 5 milionë eurosh ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Vlorës.

    Reklamë

    Luan Muça, i cili është një prej personave të arrestuar pas ngjarjes, ka deklaruar se takimi në hotelin e Vasil Bedinajt është zhvilluar me dijeninë e pronarit të hotelit dhe se ka qenë vetë Vasili ai që e ka kërkuar takimin.

    “Takimin e kemi pasur me dijeni të Vasilit. E ka kërkuar Vasili”, mësohet të ketë deklaruar Luan Muça.

    Sipas të dhënave të reja nga hetimi, të siguruarua , biznesmeni Muça ka qenë drejtuesi i autokolonës së përbërë nga 8 automjete. Me të kanë qenë edhe persona që merreshin me sigurinë e tij private. Në total, bëhet fjalë për rreth 18 persona, të cilët janë identifikuar nga Policia e Shtetit.

    Grupi ka qëndruar vetëm për pak minuta në ambientet e hotelit. Mes personave që kanë qenë të pranishëm ka qenë edhe Bujar Muça, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.

    Pas takimit në hotel, situata ka vijuar edhe jashtë ambienteve të tij, ku ka pasur një konflikt. Hetuesit kanë ngritur dyshime se një person mund të jetë plagosur me armë zjarri gjatë përplasjes, por deri tani nuk rezulton që ndonjë person me plagë të shkaktuara nga arma të ketë marrë ndihmë mjekësore në ndonjë prej spitaleve.

    Në vijim të ngjarjes, shtetasi Angjelo Breshani ish polic, dyshohet se ka shkuar te automjeti i Vasil Bedinajt, ka marrë armën e zjarrit që ky i fundit e posedon me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty. Po ashtu ka pasur të shtëna edhe nga grupi që shoqëronte Luan Muçën. Brenda automjetit te djegur A8 janë gjetur disa gëzhoja arme zjarri. Megjithatë ende nuk dihet nëse personi i plagosur ka marrë plumba nga miqtë e tij apo nga plumbat që ka qëlluar Angjelo Breshani.

    Si nisi dhe si vijoi ngjarja

    Ngjarja u denoncua rreth orës 11:30 nga pronari i hotelit, Vasil Bedinaj, i cili njoftoi policinë se disa persona e kishin dhunuar fizikisht dhe kërcënuar me armë zjarri.

    Sipas versionit të bërë publik nga policia, nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Luan Muça, së bashku me disa persona të tjerë, kishte shkuar në hotelin në pronësi të Bedinajt.

    E PLOTË/ Gjoba 5 milionë euro, lufta me armë dhe arrestimi i Luan Muçës

    Policia pretendon se personat e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë dhunuar fizikisht pronarin e hotelit, duke i vendosur nën kërcënim një gjobë prej 5 milionë eurosh. Gjithashtu, sipas policisë, Bedinaj është kërcënuar se brenda 48 orësh duhej të largohej nga Shqipëria.

    Por ky version vihet në pikëpyetje nga deklarimi i Luan Muçës, i cili pretendon se takimi është zhvilluar me dijeninë e Vasilit dhe se ka qenë vetë ky i fundit që e ka kërkuar.

    Pas marrjes së denoncimit, policia ngriti pika kontrolli në hyrje-daljet e Vlorës dhe në Dhërmi. Paralelisht u ngrit një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ndërsa në operacion u përfshinë edhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Fier dhe Gjirokastër.

    Range Rover-i nuk ndaloi, përfundoi në Urën e Peshkëpisë

    Rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, policia konstatoi një automjet tip Range Rover, me ngjyrë të zezë, i cili nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

    Automjeti vijoi lëvizjen në drejtim të fshatit Peshkëpi dhe u ndoq nga shërbimet e policisë. Në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, drejtuesi humbi kontrollin dhe Range Rover-i doli nga rruga, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të urës.

    Në automjet ndodheshin Luan Muça, 55 vjeç, drejtues i mjetit, si dhe vëllezërit Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, dhe Mandrit Lleshaj, 33 vjeç.

    Sipas policisë, dy vëllezërit janë punonjës të një shoqërie private të sigurisë. Si pasojë e aksidentit, Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj mbetën të dëmtuar dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Vlorës. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Gjatë kontrollit të Range Rover-it, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë dhe një krehër me 16 fishekë luftarakë.

    Blerim Heta ndalohet në Fier, Range Rover-i dyshohet se është qëlluar

    Operacioni policor u shtri edhe në qarkun e Fierit.

    Rreth orës 13:00, në pikën e kontrollit të ngritur në vendin e quajtur Mbikalimi i Memorialit, policia ndaloi një tjetër automjet të shpallur në kërkim.

    Në drejtimin e Range Rover-it ndodhej shtetasi kosovar Blerim Heta, 40 vjeç.

    Gjatë këqyrjes së automjetit, policia konstatoi dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. Në brendësi të automjetit u gjetën edhe tre fishekë pistolete.

    Audi A8 digjet në bypass-in e Vlorës

    Rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, pranë fshatit Kaninë, u konstatua duke u djegur një automjet tip Audi A8.

    Sipas policisë, Audi A8 dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

    Kështu, deri tani janë sekuestruar tre automjete të lidhura me hetimin: Audi A8 që u dogj në bypass-in e Vlorës, Range Rover-i që drejtohej nga shtetasi kosovar Blerim Heta dhe Range Rover-i i Luan Muçës, i cili u aksidentua pranë Urës së Peshkëpisë.

    Angjelo Breshani dyshohet se mori armën e Vasil Bedinajt

    Në vijim të ngjarjes, sipas versionit të policisë, shtetasi Angjelo Breshani dyshohet se ka shkuar te automjeti i Vasil Bedinajt, ka marrë armën e zjarrit që ky i fundit e posedonte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin në vendngjarje.

    Kjo është një nga pistat kryesore të hetimit për të zbardhur se si vijoi konflikti pas takimit në hotel dhe kush qëlloi me armë.

    Bedinaj vs Luan Muça! Sherr për një pronë? Delta investitor

     

    Reklamë
    5 milionë euro Angjelo Breshani armë zjarri arrestime atentat Audi A8 autokolonë Blerim Heta Bujar Muca Bypass i Vlorës Dhune EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri gjobë Hetime kërcënim me armë Klaudio Lleshaj konflikt Luan Muca Mandrit Lleshaj ngjarje në Vlorë një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça persona në kërkim Policia e Vlorës prokuroria e Vlorës Radhimë Range Rover SH.P.S.F. Sëat Security siguri private Ura e Peshkëpisë Vasil Bedinaj Vlore
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    E PLOTË/ Gjoba 5 milionë euro, lufta me armë dhe arrestimi i Luan Muçës

    03.09.2026
    Aktualitet

    Bedinaj vs Luan Muça! Sherr për një pronë? Delta investitor

    03.09.2026
    Aktualitet

    Arrestohet bosi i DELTA Group Luan Muça dhe 4 të tjerë

    03.09.2026
    Aktualitet

    Zbarkuan të armatosur në hotelin e Bedinajt, SWAT Security ‘e besuara’ e Luan Muçës

    03.09.2026
    Aktualitet

    U dogj në ByPassin e Vlorës! Audi luksoz A8 i përfshirë te përplasja me armë te Hotel Regina

    03.09.2026
    Aktualitet

    Përplasje titanësh në Orikum! Vasil Bedinaj vs Luan Muça: Resorti në Palasë dhe takimi i armatosur

    03.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça

    03.09.2026

    E PLOTË/ Gjoba 5 milionë euro, lufta me armë dhe arrestimi i Luan Muçës

    03.09.2026

    Bedinaj vs Luan Muça! Sherr për një pronë? Delta investitor

    03.09.2026

    Arrestohet bosi i DELTA Group Luan Muça dhe 4 të tjerë

    03.09.2026

    Zbarkuan të armatosur në hotelin e Bedinajt, SWAT Security ‘e besuara’ e Luan Muçës

    03.09.2026
    Më të lexuarat

    Sherri në Golem! Kamarieri goditi i pari me gotë qelqi pronarin, më pas doli në oborr

    Nga InfoNews01.09.20260

    Sherri në Golem! Kamarieri goditi i pari me gotë qelqi pronarin, më pas doli në…

    EKSKLUZIVE/ Gjovalin Loka emërohet drejtor në Berat, por refuzon urdhrin: Nuk shkoj…!

    01.09.2026

    E PLOTË/ Çfarë ndodhi te hotel Regina në Vlorë? Gjobë apo konflikt pronësie, reagon policia

    03.09.2026

    TRONDITET VLORA! Qëllohet me kallash drejt Hotel Regina? Dhunohet Vasil Bedinajt

    03.09.2026

    Gota kokës në korridor, grushta e shqelma në oborr! Si nisi sherri në Flar Boutique Hotel

    01.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.