Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Donin ta vrisnin, dëshmon Olti Kila: Më thanë për atentatin…

    Donin ta vrisnin, dëshmon Olti Kila: Më thanë për atentatin…

    Aktualitet Nga InfoNews11.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Elton Kila, i njohur ndryshe si Oti Kila, është paraqitur për të dëshmuar në GJKKO në cilësinë e viktimës së veprës penale, duke rrëfyer ngjarje që sipas tij i kanë shkatërruar aktivitetin tregtar dhe kanë rrezikuar jetën e tij.

    Në dëshminë e dhënë në kuadër të procesit për dosjen “Plumbi i Artë”, Kila tregoi se prej më shumë se 25 vitesh merret me tregtinë e automjeteve, duke përfshirë import-eksportin dhe shitblerjen e makinave, si dhe menaxhimin e salloneve të automjeteve në qytetin e Elbasanit.

    Reklamë

    “Në vitin 2017 dhe në 2018 më kanë shkatërruar biznesin tim. Në 2017 ra zjarr jashtë servisit ku ndodheshin 30 automjete, u dogjën tre makina. Rasti nuk u zbardh kurrë. Edhe në 2018 ndodhi e njëjta gjë, por unë isha i arrestuar atë kohë. Në ditën e tretë të ndalimit, sërish u vu zjarr në biznesin tim dhe përsëri mbeti pa autor,” – u shpreh ai.

    Sipas dëshmisë, Kila kishte qenë në paraburgim për shkak të një dokumenti që kishte ardhur nga Italia, dhe gjatë kësaj kohe mësoi përmes televizionit se biznesi i tij ishte përfshirë në zjarr. Ai deklaroi se pas 45 ditësh u la i lirë, por asnjë informacion nuk iu dha për autorët e dy ngjarjeve.

    Nuk e di kush më dogji biznesin. Dëgjova emra, mes tyre edhe të Elio Bitrit. E njihja si person, e kisha takuar më parë, por pas kësaj u distancova dhe nuk kërkova më shumë. Thashë ‘ia kam lënë Zotit’,” shtoi Kila.

    Kila deklaroi se ditën e plagosjes dhe arrestimit të Nuredin Dumanit ndodhej në Gjermani me familjen.

    “Kam parë në lajme për plagosjen dhe arrestimin e tij. Më vonë dëgjova se Dumani kishte qenë nisur për të më bërë atentat mua. Ma kanë thënë shumë njerëz, madje edhe një polic. Por nuk e besova, sepse nuk kam pasur kurrë asnjë përplasje apo lidhje me të,” tha ai.

    Ai shtoi se nuk është fshehur dhe as nuk ka kërkuar mbrojtje, pavarësisht këshillave nga familja për të qëndruar jashtë vendit.

    Në dëshminë e tij, Elton Kila përmendi disa emra të njohur në qytetin e Elbasanit, duke theksuar se marrëdhëniet e tij me ta kanë qenë vetëm profesionale ose shoqërore.

    “Me Florenc Çapjan kam pasur marrëdhënie pune, ndërsa Suel Çelën e njoh që kalama. Kam udhëtuar disa herë me të atin e tij për çështje biznesi. Marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë korrekte. Pas ngjarjeve, shkova dhe i takova babain dhe vëllain e Suelit, por jo vetë atë,” sqaroi Kila.

    Gjithashtu, ai tha se e njeh Luan Tabakun prej 30 vitesh, për shkak të funksioneve të këtij të fundit në doganë, ndërsa përmendi se me Erjon Alibejn nuk ka pasur asnjë kontakt, ndonëse kanë qenë në të njëjtin burg në një periudhë të shkurtër.

    Kila sqaroi se në momentin kur ndodhi masakra e Bradasheshit, ndodhej në shtëpi pasi sapo kishte dalë nga burgu, ndërsa për vrasjen e Lulzim Bitrit, vëllait të Elio Bitrit deklaroi se ndodhej në një lokal aty pranë, por nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

    “Lulzimin nuk e kam njohur kurrë. Kam qenë aty afër kur ndodhi, por nuk kam pasur asnjë përfshirje,” u shpreh ai.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.