Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Çfarë po ndodh tek banka izraelite JET BANK …a po shkelet licenca? Nga para online në depozita për kredi…

    Çfarë po ndodh tek banka izraelite JET BANK …a po shkelet licenca? Nga para online në depozita për kredi…

    Aktualitet Nga InfoNews28.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Banka izraelite JET BANK gati të marrë të dhënat e E Albania: Do kemi Regjistrat Shtetërorë
    Banka izraelite JET BANK gati të marrë të dhënat e E Albania: Do kemi Regjistrat Shtetërorë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Çfarë po ndodh tek banka izraelite JET BANK …a po shkelet licenca? Nga para online në depozita për kredi…

    Banka e Shqipërisë licencoi ‘Jet Bank’ më 31 mars 2026 vetëm për para elektronike, por 1 muaj më vonë, izraeliti Idan Avisha filloi të operojë me depozita, kreditime dhe transaksione parash fizike. Pas bankës  dyshohet se qëndrojnë rrjetet mashtruese ‘Play65’ (mbyllur nga Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit) dhe ‘Fortrade’/’FXLider’.

    Reklamë

    Tashmë një grup financiar izraelit është futur në sistemin bankar privat në Shqipëri, me emërtimin publik “Jet Bank”, i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin tregtar “Jet Albania” dhe i licencuar me emrin “Banka Jet Sh.A” nga Banka e Shqipërisë.

    Grupi kontrovers “Jet Bank” është licencuar nga Banka e Shqipërisë më 31 mars 2026 për aktivitet si banka e vetme e parasë elektronike, me pronar izraelitin Idan Avisha, me anëtarë bordi izraelitët Oliver Hemmer dhe Oliver Hemmer dhe administratore Fatbardha Rinon, me lidhje familjare me një ministre aktuale, që më parë ka qenë ministre Financave.

    Por 1 muaj pas licencimit si bankë vetëm për aktivitetin e parasë elektronike në Shqipëri, pronari izraelit i “Jet Bank”, Idan Avisha, në shkelje të licencës, ka filluar të kryejë aktivitet të parasë fizike në Lek dhe Euro.

    Në faqen zyrtare të “Jet Bank” është publikuar thirrja drejtuar qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore për të krijuar depozita, llogari rrjedhëse, transaksione, transferta financiare brenda e jashtë Shqipërisë, kreditime, fonde investimesh, fonde pensionesh e shërbime pagesash fizike, kundrejt interesave dhe tarifave të komisioneve.

    Në objektin e veprimtarisë kur u regjistrua si aktivitet dhe në Licencën Nr. 20, datë 31 mars 2026, të dhënë nga Banka e Shqipërisë, “Jet Bank” deklaroi aktivitet të kufizuar vetëm për veprime të parasë elektronike dhe asnjë lloj aktiviteti të parasë fizike.

    Por dy javë pas marrjes së licencës, pronarët faktik izraelitë-rusë-maltezë offshorë e anonimë të “Jet Bank”, të fshehur pas emrit të pronarit në letra, izraelitit Idan Avisha, shtuan në aktivitetin e bankës dhe veprime e operacione të parasë fizike.

    Sipas ekstraktit të ndryshuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në shkelje të ligjit e licencës, “Jet Bank” deklaron se aktiviteti i saj nuk kufizohet vetëm në operacionet e parasë elektronike-dixhitale, por për të gjitha llojet e shërbimeve financiare e në të gjitha format e tyre.

    Me paranë fizike, “Jet Bank” kryen aktivitet që lidhet me lehtësimin, strukturimin, menaxhimin dhe ekzekutimin e transaksioneve financiare; depozita, llogari pagash, menaxhimin e aseteve ose investimeve, financim investimesh e kreditime nevojash të tjera.

    Sipas informacionit të “Pamfletit” nga burime brenda Ministrisë së Financave, ministri Petrit Malaj ka marrë urdhër nga kryeministri Edi Rama të mos ndalojë aktivitetin e parasë fizike në Lek e Euro që po kryen grupi izraelit i “Jet Bank”.

    Dhe drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, de facto po lejojnë “Jet Bank” të shkelë licencën për kufizimin brenda parasë elektronike, duke kryer aktivitet grumbullimi dhe operacione të parasë fizike.

    Jo rastësisht po e kryen vetëm në Lek dhe Euro; që prej 5 vitesh pas ndërhyrjes në Shqipëri të këtij grupi  izraelit me lidhje ruse e malteze offshore, kemi forcim fiktiv të Lekut me 40% në raport zhvlerësimi të Euros.

    Hetimet në Izrael e Shqipëri kanë zbuluar se pas bankës së parë elektronike “Jet Bank” qëndron një grup i lidhur me platforma “Forex” të palicencuara dhe një bord drejtues me figura nga rrjetet mashtruese ndërkombëtare offshore, që fshehin 30% të aksioneve në rrjetin “Play65” etj.

    Vetë Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit urdhëroi mbylljen e aktivitetit të parasë reale nga “Play65”, duke e cilësuar “formë lojrash të paligjshme e mashtruese”; madje kompanive të kartave të kreditit iu dha ultimatum të mos bëjnë transaksione me këtë grup , tashmë me emrin “Jet Bank” e aktivitet dixhital në Shqipëri.

    Pas bllokimit të rrjetit “Play65”, izraeliti Idan Avisha i “Jet Bank”, me urdhër shefave, u përfshi në rrjetin e tregtimit online “Forex” me platformën “Fortrade”, e cila operon edhe me emrin “FXLider” në Shqipëri.

    Madje në vitin 2018, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në Shqipëri raportoi për ushtrimin e aktivitetit financiar të palicencuar, por ky raport u zhduk nga Ministri i Financave i asaj kohe dhe nga shefat e Bankës së Shtetit.

    Ndërsa prej 3 muajsh, me Licencën Nr. 20, datë 31 mars 2026, të dhënë nga Banka e Shqipërisë vetëm për aktivitet të parasë elektronike, grupi  izraelit ka filluar të kryejë dhe aktivitet të paligjshëm të parasë fizike në Lek e Euro./Pamfleti

    Banka izraelite JET BANK gati të marrë të dhënat e E Albania: Do kemi Regjistrat Shtetërorë

    Banka izraelite JET BANK gati të marrë të dhënat e E Albania: Do kemi Regjistrat Shtetërorë

    Jet Bank në QKB e deklaruar angleze, në Bankën e Shtetit holandeze

    Nga Izraeli në Tiranë! Si po bëhet kontrolli i Jet Bank, Facebook nxjerrë të vërtetën

    Çfarë po fshihet pas JET BANK? Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë informacion

    Skandali Jet Bank mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.