Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    Aktualitet Nga InfoNews28.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    Mund të jetë skandali më i madh legjislativ i qeverisjes socialiste, në këto 13 vite pushtet, propozimi nga qeveria për të ndryshuar me themel ligjin për “Bankën e Shqipërisë”. Një nga ligjet më serioze dhe rezistente të periudhës 1997-2026, ligji me nr. 8269, datë 23.12.1997, është ndryshuar vetëm 2 herë, përfshirë dy amendime që u bënë dy javë më parë, ditën kur u miratua Reforma Territoriale me 84 vota.

    Reklamë

    Komisioni i Ligjeve u mblodh sot për të diskutuar dhe kaluar në seancën plenare të ditës së enjte, projektligjin për Bankën e Shqipërisë. Ulsi Manja dhe socialisti Damian Gjiknuri u gjendën para një “ushtrie” që kishte çuar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në sallën me nr. 7 ku mbahej mbledhja e Komisionit për të mbrojtur të gjithë nenin 72: “Guvernatori ka imunitet nga arrestimi që mund të kërkojë SPAK”.

    Asnjë deputet demokrat apo “opozitar” nuk ishte në sallën ku do diskutohej një nga ligjet më të rëndësishme të jetës ekonomike të vendit dhe “fati” i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Mungonin të gjithë si me magji. Si ka mundësi?

    I vetmi deputet që ishte ulur në krahun e opozitës ishte i panjohuri, Tedi Mula, deputet nga lista e PSD e Tom Doshit, i cili së bashku me 7 deputetët socialistë debatuan “dhëmb për dhëmb” me dërgatën e Guvernatorit. Në fund fitoi dërgata.

    Përballë Ulsi Manjës u vendosën 6 përfaqësues të Ministrisë së Financave:

    Endrit Yzeiraj, Zёvendёsministër i Financave
    Endrit Lami, Drejtor i Përgjithshëm i Programit Makroekonomik dhe Fiskal
    Jonida Kaza, Drejtore e Parashikimeve Makroekonomike dhe Fiskale
    Eva Doda, Drejtore e Analizave Makroekonomike dhe Qëndrueshmërisë Fiskale
    Amela Kora, Drejtoreshë Juridike në Ministrinё e Financave
    Nga Banka e Shqipërisë një përfaqësi tjetër me 6 anëtarë:

    Holta Zaҫaj, Zёvendёsguvernatore e Parё e BSH
    Erald Themeli, Drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në BSH
    Altin Naqe, Drejtor në Departamentin Juridik në BSH
    Rozeta Shkëmbi, Zv. Drejtoreshë e Departamentit Juridik në BSH
    Denalda Duro, Zv. Drejtoreshë në Departamentin e Operacioneve Monetare
    Besjana Bufi, Përgjegjëse e Sektorit të Çështjeve Financiare në Departamentin Juridik të BSH
    Praktikisht me 12 përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë, ishin më shumë “ushtarë” të Guvernatorit se sa të Edi Ramës.

    SPAK heton Bankën e Shqipërisë, Guvernatori nxjerr nga “mënga” Nenin 72

    I gjithë debati që Ulsi Manja me Damian Gjiknurin bënë me Holta Zaҫaj, që harroi që ishte Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë dhe mori rolin e avokates së projektligjit të propozuar nga qeveria, kishte të bënte me nenin 72, mburojën nga arrestimi të Guvernatorit.

    Mbrojtja nga arrestimi ka lindur si nevojë e hetimeve që bën prej dy vitesh SPAK ndaj Gent Sejkos dhe zinxhirit të “fajësisë” në Bankën e Shqipërisë.

    Raportimet hermetike nga GJKKO dhe SPAK japin informacione të vakëta se ka një çështje ku hetohet Guvernatori Gent Sejko dhe gjithë punonjësit e Bankës së Shqipërisë për dyshime se ata janë fajtorët e licencimit të paligjshëm të dhjetëra institucioneve financiare të mikrokredive.

    Hetimi i Sejkos dhe bashkëpunëtorëve të tij, megjithëse mbahet sekret, buron informacion nga Gjykata e Lartë. Në tabelën e gjykimeve në Gjykatën e Lartë, relatori Sandër Simoni, do vendosë për çështjen që mban numrin: 61014-00839-00-2026.

    SPAK del se ka dërguar një rekurs kundër një vendimi të GJKKO (Apel) në kuadër të procedimit penal nr. 91, viti 2024, ku ka sekuestruar pajisje elektronike (kompjutera, telefona) të hierarkisë së Bankës së Shqipërisë, pranë Guvernatorit.

    Në rekursin e SPAK dalin emrat e Denis Derrallës, Drejtorit të Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Jonida Kaçanit, Zv. Drejtore e Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Manjola Dyrmishit, Përgjegjëse Sektori në të njëjtin departament.

    Hetimi sekret i SPAK nxjerr një të dhënë të bujshme: Në “paradhomën” e Guvernatorit Sejko janë bërë sekuestrime aparaturash që u përkasin vartësve të tij, atyre që u jep urdhra.

    Denis Derralla është një nga njerëzit më të afërt të Guvernatorit. Dy zonjat e tjera të gjendura në njoftimin e Gjykatës së Lartë janë personazhe të njohura, me shumë vite eksperiencë në këtë institucion.

    Tre “të sekuestruarit” duan me sa kuptohet t’ju kthehen aparaturat e “punës”, ndërsa SPAK kundërshton. Çfarë do ketë në këto aparate që SPAK i do t’i mbajë akoma në mbikëqyrje?

    Çështja pritet të gjykohet në 3 Nëntor të këtij viti, nga treshja Sandёr Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

    Në Komisionin e Ligjeve, Holta Zaҫaj “luftonte” ndërkohë me Ulsi Manjën dhe Damian Gjiknurin, përse Guvernatori Gent Sejko duhet të kishte një mburojë ligjore ndaj SPAK, kur mund të sekuestrohet apo arrestohet për “Shpërdorim detyre”.

    Neni 72 i propozuar nga Ministria e Financave me “penën” e Guvernatorit dhe avokaturën e Holta Zaҫajt, bën një shpikje që nuk e njeh as Kushtetuta, as Gjermania, as Franca, as Holanda apo Serbia.

    Asnjë shtet në botë nuk ndalon arrestimin e një Guvernatori Banke kur ai vetë futet në “arkë” dhe vjedh bankën, ashtu si ndodhi me ish-Guvernatorin Fullani.

    Neni 72- Alibia e të korruptuarve

    Kapitulli 17, detyrimet që burojnë nga Aki i Sistemit Evropian, konsultimet me FMN, Bankën e Luksemburgut apo të “Afganistanit”, ishin alibia e sotme për të mbajtur në këmbë një Guvernator me paterica ligjore.

    Projektligji për “Bankën e Shqipërisë” jo vetëm nuk sjell standardet më të mira ndërkombëtare, por me nenin 72 dhe jo vetëm, shkelmon përfundimisht Kushtetutën e Shqipërisë, SPAK-un, Traktatet e BE-së, bashkë me Statutin e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ).

    Projektligji jo vetëm nuk synon të përafrohet me simotrat e sistemit të Eurozonës, por me barrikadën antiarrestim të Guvernatorit, në nenin 72, kërkon të blindojë aferat e tij që me sa duket i ka zbuluar kohët e fundit SPAK.

    Damian Gjiknuri pyeti Holta Zaҫajn me “pafajësi”: “Ky detyrim vjen nga BE (dmth. imuniteti i Guvernatorit)”?

    Holta Zaҫaj u përgjigj: “Nuk vjen si detyrim, por kur të jemi pjesë e BE, Guvernatori do gëzojë të gjithë imunitetet që propozojmë sot… Nuk gjej asnjë arsye që ky regjim mbrojtës mos t’i jepet që tani Guvernatorit, kur nesër do bëhemi shtet anëtar i BE”.

    Me këtë alibi skandaloze e artikuluar nga ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve mbylli diskutimin për nenin 72: “Guvernatori Gent Sejko nuk duhet të arrestohet çfarëdo që ai të bëjë brenda mureve të Bankës së Shqipërisë. Edhe nëse kapet duke vjedhur tullat me gjithë kasafortën thesar brenda tyre.”

    Në këtë teatër me alibi dhe Guvernator, opozita e Shqipërisë nuk mori pjesë.

    Mazhoranca hapi semaforin e “djegur” në udhëkryqin e Shqipërisë, për ta votuar të enjten e zhurmshme me karrige dhe sharje opozitare, projektligjin “Për Bankën e Shqipërisë”. Ai do votohet me shumicë të thjeshtë, në parim dhe nen për nen, bashkë me nenin 72./Kontrast.al

     

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Aktualitet

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.