Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Skandali Jet Bank mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

    Skandali Jet Bank mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

    Aktualitet Nga InfoNews30.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skandali Jet Bank mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kryesuar nga deputeti Belind Këlliçi, ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, duke ngritur alarmin për licencimin e bankës së parë 100% digjitale në Shqipëri, “JET BANK”. Opozita hedh hije të forta dyshimi mbi integritetin e këtij institucioni financiar, duke e cilësuar procesin e licencimit si një rrezik kombëtar për stabilitetin financiar dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

    Reklamë

    Sipas dokumentit të dorëzuar në Kuvend, siguruar nga VNA, “JET BANK” mori miratimin paraprak nga Banka e Shqipërisë në dhjetor 2025 dhe nisi aktivitetin zyrtarisht në mars 2026. Megjithatë, sipas opozitës, pas kësaj fasade “moderne” fshihen të dhëna tronditëse që lidhin pronarët e saj me skema ndërkombëtare mashtrimi dhe pastrimi parash.

    Lidhjet me “Ujkun e Sofjes” dhe skemat miliona euroshe
    Shqetësimi kryesor i opozitës lidhet me figurat kyçe pas kësaj banke. Oliver Hemmer, administrator dhe pronar përfitues, rezulton sipas dokumenteve zyrtare gjermane si drejtues i kompanisë GRF Europe OÜ, operatore e skemës mashtruese “4XFX”. Kjo skemë konsiderohet vazhdimësi e mashtrimit të bujshëm “XTraderFX” të izraelitit Gal Barak, i njohur si “Ujku i Sofjes”, i cili u dënua për pastrim parash dhe mashtrim me dëm mbi 200 milionë euro dhe rreth 35 mijë viktima në Evropë.
    Po ashtu, aksionari kryesor Idan Avishai lidhet me platformën “Fortrade”, e cila është raportuar nga autoritetet shqiptare (AMF) dhe ato ndërkombëtare për ushtrim të aktivitetit financiar të palicencuar.

    Anomalitë financiare, nga 900 dollarë në 10 milionë euro
    Opozita denoncon një rritje të pashpjegueshme të kapitalit të bankës. Në janar 2026, aksionet e “Jet Holdings B.V.” u blenë për një vlerë nominale prej vetëm 927 mijë lekësh të reja. Çuditërisht, brenda më pak se tre muajsh, kapitali i regjistruar u rrit në rreth 10 milionë euro. Ky hendek prej 280 herësh më i madh se vlera e blerjes konsiderohet nga opozita si një tregues klasik i skemave të pastrimit të parave.

    Renditja e shqetësimeve kryesore të paraqitura në interpelancë:
    Lidhjet kriminale të pronarëve/Dokumentimi nga autoritetet gjermane i Oliver Hemmer si pjesë e skemave mashtruese ndërkombëtare.

    Mungesa e përvojës/Asnjë nga aksionerët apo drejtuesit e “JET BANK” nuk ka eksperiencë paraprake në drejtimin e një banke tregtare, duke shkelur kriteret ligjore të licencimit.

    Strukturë pronësie e errët/Përdorimi i kompanive në jurisdikcione me risk të lartë (si Qipro dhe Lihtenshtajni) dhe copëtimi i aksioneve nën 25% për të shmangur deklarimin e pronarëve përfitues.

    Rreziku për depozitat/Dyshimi nëse paratë e qytetarëve shqiptarë do të jenë të sigurta në një bankë të drejtuar nga persona me precedentë mashtrimi.

    Goditja e integrimit/Licencimi mund të sjellë vlerësime negative nga MONEYVAL dhe të dëmtojë negociatat me BE-në për kapitullin e lëvizjes së lirë të kapitalit.

    Mbështetja politike/Raportimet për presion politik mbi Bankën e Shqipërisë për këtë licencim dhe dorëheqja e drejtuesve të departamenteve brenda BSH që kundërshtuan procesin.

    Përmes kësaj kërkese, deputetët e opozitës kërkojnë që Kryeministri Rama të sqarojë nëse SHISH dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë kryer verifikime për këta shtetas dhe pse është lejuar që Shqipëria të kthehet në një terren për struktura me hije të forta mashtrimi

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.