Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ekstradohet në Shqipëri kimisti kolumbian i drogës në Frakull

    06.08.2026

    SKEMA/ Ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank

    06.08.2026

    Si dështoi Raiffeisen Bank për të ruajtur paratë e qytetarëve! Dy punonjësit fusin duart në llogari

    06.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    Nga InfoNews06.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës
    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e plazhit, dy përfaqësues të Raiffeisen Bank trokitën në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

    Arsyeja ishte depozitimi i një kallëzimi për mashtrim. Bankën e kishin sulmuar. Jo me armë, jo me maska, jo nga punonjësit e saj, por nga 40 hajdutë që kishin përfituar nga një “deriҫkë” e sistemit të saj të pagesave.

    Më shumë se 40 klientë të çuditshëm rezultonin se kishin tërhequr herë pas here shuma të vogla parash, më së shumti nga 100 euro, kur nuk kishin fare depozita apo llogari të mbushura me para. Së bashku, në kohë të ndryshme, ata i kishin marrë bankës një “thes” të vogël me rreth 200 mijë euro. Por kaq janë denoncuar, se thesi mund të jetë më i madh.

    Si tërhiqen para kur s’ke asgjë në llogari?

    Për këtë kishte menduar inxhinieri Redjon Zaçi, një djalë i apasionuar pas elektronikës dhe programimit. Si i dyshuari kryesor, Zaçi kishte vënë re një anomali thuajse të pabesueshme. Në orët e vonëta të natës, sistemi i Raiffeisen “flinte” bashkë me punonjësit. Në këto orë ti mund të bëje transferta online brenda llogarive ose nga karta në kartë, duke përdorur aplikacionet e bankës, ndërsa ato të përgjigjeshin pa të pyetur nëse kishe apo s’kishe para.

    Në dy orë të caktuara rreth mesnatës, “Ali Baba” zbuloi se po të transferoje para nga një llogari te disa të tjera, sistemi nuk të thoshte “jo”. Paratë mund të tërhiqeshin nga personat që u shfaqeshin këto transferime, ndërsa llogaria që kishte bërë “dhuratat” shihej vetëm kohë më pas se ky veprim ishte kryer. E gjitha një anomali elektronike e platformës digjitale të Raiffeisen Bank në Shqipëri.

    Këtë të metë, Redjon Zaçi e kishte diskutuar si “pa të keq” me një shokun e tij, Eglind Mançja, edhe ky djalë i shkathët që e njihte goxha mirë sistemin bankar, pasi kishte punuar për mikrofinancën Kredo.al.

    Për të mos rënë në sy, duhej të zhvateshin shuma të vogla që dërgoheshin nga një llogari në dhjetra të tjera të ndryshme. Për këtë mendoi Mançja, që kishte gati “qelizat” e mikrokredive, me njerëz që nuk e kishin problem të dorëzonin kartat e identitetit për të hapur llogari banke kundrejt një shpërblimi të vogël. Nëse në llogari shfaqeshin 400 euro, 100 i merrte ai që bënte tërheqjen.

    Eglind Mançja (majtas), Redjon Zaçi (djathtas)

    Por “Ali Baba” dhe 40 hajdutët filluan të bien në sy, sepse llogarive filloi t’u vinte era.

    Një listë me më tepër se 40 persona dorëzoi Raiffeisen në polici, ku kërkon hetime dhe arrestime për grabitjen që i është bërë në orët e vona të natës, nga Ali Baba me tablet në dorë. Dhe jo një herë, por me dhjetra.

    Banka pretendon se është mashtruar dhe keqbërësit duhet të futen në burg.

    Policia hesht, Raiffeisen hesht, Banka e Shqipërisë hesht për këtë ngjarje që duhet të tregohej dhe të ndahej me publikun, që të paktën ai të rrijë zgjuar, nëse banka e tyre fle.

    © KontrasT.al

     

    Klientët e Raiffeisen Bank nuk gjejnë qetësi! Plasin vjedhjet e të dhënave

    Levë e Rusisë! Alarm në Europë për Raiffeisen Bank, sanksionet në tavolinë

    Sulmohen me SMS klientët e Raiffeisen Bank, reagon institucioni: Ja çfarë duhet të bëni

    Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank

    Si i rrjep Raiffeisen Bank qytetarët me komisionet

    Raiffeisen, Intesa, OTP…/ Vodhën qytetarët duke fiksuar interesat

    Lizandër Saraçi drejtori i Raiffeisen Bank në protestën kundër qeverisë

    Raiffeisen Bank në Shqipëri! Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

    EKSKLUZIVE/ Alarm te Raiffeisen Bank Albania, plasin SMS mashtruese! Siguri prej kartoni?

    Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen

     

    200 mijë euro anomali e sistemit aplikacion bankar arrestime banka Banka e Shqipërisë dobësi e sistemit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Eglind Mançja grabitje bankare haker hetim identitet kallëzim penal kartë bankare klientë bankarë KontrasT.al Kredo.al krim financiar krim kibernetik llogari bankare Mashtrim mashtrim financiar mikrokredi pagesa online Policia e Shtetit Raiffeisen Raiffeisen Bank Redjon Zaçi Shqipëri siguri kibernetike siguria e bankave sistem bankar tërheqje parash transferta bankare transfertë elektronike zhvatje
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ekstradohet në Shqipëri kimisti kolumbian i drogës në Frakull

    06.08.2026
    Aktualitet

    SKEMA/ Ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank

    06.08.2026
    Aktualitet

    Si dështoi Raiffeisen Bank për të ruajtur paratë e qytetarëve! Dy punonjësit fusin duart në llogari

    06.08.2026
    Aktualitet

    Shpallet në kërkim Ulian Shpatarku

    06.08.2026
    Aktualitet

    Të dehurit në timon, ta harrojnë përjetësisht patentën

    06.08.2026
    Aktualitet

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, hetimet zbulojnë itinerarin e autorëve! Shmangën rrugët kryesore, morën floriri me vlerë mbi 1.5 mln lekë

    06.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ekstradohet në Shqipëri kimisti kolumbian i drogës në Frakull

    06.08.2026

    SKEMA/ Ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank

    06.08.2026

    Si dështoi Raiffeisen Bank për të ruajtur paratë e qytetarëve! Dy punonjësit fusin duart në llogari

    06.08.2026

    Shpallet në kërkim Ulian Shpatarku

    06.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026
    Më të lexuarat

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali

    Nga InfoNews04.08.20260

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali Kompania italiane “Meral SRL”, në pronësi të…

    Deputetja e PD, Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

    03.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Grabitje me armë në një argjendari në Paskuqan

    05.08.2026

    E cilësuar si “shërbëtore e spitaleve private”, jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala?

    06.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.