Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Balena Albanian Digital Solution, më keq se AKSHI

    Nga InfoNews21.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Balena Albanian Digital Solution, më keq se AKSHI
    Balena Albanian Digital Solution, më keq se AKSHI
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Balena Albanian Digital Solution, më keq se AKSHI

    Qeveria ka gjetur një rrugë për të prokuruar të gjitha kontratat publike të teknologjisë së informacionit pa iu nënshtruar ligjit të prokurimeve publike. Me pak fjalë, pa tender. Rruga e ka emrin Albanian Digital Solution, shoqëria publike e krijuar për të zëvendësuar AKSHI-n në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës dixhitale të vendit.

    Një vendim i fundit i Këshillit të Ministrave, praktikisht krijon një monopol të përbindshëm kombëtar në fushën e Teknologjisë së Informacionit, i cili do të jetë edhe më keq se AKSHI, pasi nuk do të jetë i detyruar të zhvillojë tendera publikë, por i cakton çmimet sipas kostove që përcakton vet.

    Por si do të funksionojë skema?

    Të gjitha institucionet e shtetit, që kanë nevojë për ndërtimin e sistemeve të reja dixhitale, mirëmbajtjen apo përmirësimin e atyre ekzistuese, janë të detyruara t’i drejtohen me kërkesë AKSHI-t. Kjo e fundit, shqyrton paraprakisht kërkesën e paraqitur dhe, në bashkëpunim me institucionin kërkues, harton kërkesa teknike dhe funksionale, si dhe miraton termat e referencës ose dokumentin përkatës të specifikimit të shërbimit.

    “Pas miratimit të termave të referencës ose të dokumentit përkatës të specifikimit të shërbimit, AKSHI ia përcjell kërkesën dhe dokumentacionin përkatës shoqërisë “Albanian Digital Solution”, sh.a., për vlerësimin e mundësisë së realizimit të shërbimit,” thuhet në vendimin e qeverisë.

    Brenda 10 ditëve ADS është e detyruar të kthejë përgjigje nëse e realizon dot apo jo shërbimin e kërkuara. Nëse merr përsipër realizimin e shërbimit, ADS kryen analizën e detajuar të shërbimit, përfshirë koston që institucioni kërkues do të paguajë tek ajo. Pra çmimi nuk përcaktohet me garë, por është vetë ADS si ofruesja e shërbimit, e cila do të caktojë çmimi që do të paguajnë institucionet.

    Vendimi i qeverisë, i ndan shërbimet në katër kategori dhe katër nivele kompleksiteti. Për secilin nga to, caktohet një marzh operacional, që ADS mund të ngarkojë mbi koston totale të shërbimit. Këto marzhe variojnë nga 5 për qind deri në 16 për qind, në varësi të kompleksitetit.

    Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI, monopol

    Kategorite dhe marzhet

    Në pamje të parë, mungesa e tenderit duket si e justifikuar për shkak se në finale bëhet gjithmonë fjalë për një shoqëri publike, që do t’i përfitojë paratë, siç është ADS. Por hileja qëndron diku tjetër. Për realizimin e shërbimeve që kërkojnë institucionet e shtetit ADS mund të bashkëpunojë me kompani private.

    Ndërkohë që ka dhe një hile tjetër. Aksionet e ADS mund të blihen nga privatët deri në 49 për qind.

    Modeli

    Nëse ministria e Financave kërkon të përmirësojë sistemin elektronik të thesarit ajo i drejtohet me kërkesë AKSHI-t. Kjo e fundit merr kërkesën dhe në bashkëpunim me ministrinë realizon termat e referencës dhe specifikimet teknike.

    Pasi i ka realizuar ato i drejtohet Albanian Digital Solution. është Albanian Digital Solution e cila përcakton se në çfarë kategori bie shërbimi i kërkuar nga ministria e Financave dhe në çfarë niveli kompleksiteti. Mbi këto ndarje, ADS nxjerr koston totale që duhet të paguajë ministria e Financave, përfshirë marzhin përkatës.

    Nëse kostoja caktohet 2 milionë euro, atëherë ADS fillon realizimin e projektit dhe nëse do mund të marrë një privat si ortakë në realizimin e këtij shërbimi.

    Por përveç kësaj, qeveria ka parashikuar se aksionet e ADS mund të tregtohen lirshëm dhe se në të mund të bëhen pronarë deri në 49 për qind edhe privatët. Kjo hap një shteg tjetër të rrezikshëm. Një privat, blen 49 për qind të aksioneve të ADS dhe bëhet kështu monopolisti i tregut të Teknologjisë së Informacionit në vend, duke arkëtuar miliarda para publike pa tendera përmes ADS-së.

    Nuk dihet nëse ky lloj modeli ekziston në ndonjë vend tjetër. Por ADS është praktikisht krijimi i një xhepi, i cili nxjerr paratë e buxhetit pa tender dhe pa asnjë kufizim ligjor duke i çuar tek privatët. Një sha, që ka monopolin absolut të tregut, cakton vet çmimet dhe mund të kontraktojë privatë pa tendera. Ky është përbindëshi ADS, më keq edhe se AKSHI.

    Përbindëshi Albanian Digital Solution AKSHI
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Aktualitet

    I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje, arrestohet në Athinë shqiptari

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.