Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»490 kg kokainë në Fier, ja kush janë 5 pronarët

    490 kg kokainë në Fier, ja kush janë 5 pronarët

    Aktualitet Nga InfoNews06.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    490 kg kokainë në Fier, ja kush janë 5 pronarët

    5 persona të tjerë janë zbuluar nga SPAK, si pjesë e grupit kriminal që trafikuan nga Kolumbia në Shqipëri 490 kg kokainë të përzier me pleh kimik, ngarkesë kjo që u gjet në Frakull të Fierit, në nëntor të vitit 2022.

    Reklamë

    Sipas SPAK, policia ka arrestuar, Klevent Gjolena ndërsa masën e re të arrestit në burg, u ka komunikuar në qeli Aldi Zonjës dhe Musa Gjikolës. Në kërkim janë shpallur Kevin (Arjan Margjoni) dhe Durim Keçi, ky I fundit me precedent penal në Shqipëri dhe në Itali. Autoritetet italiane e kanë cilësuar Durim Kecin si person pjesë e mafias shqiptare dhe me rrezikshmëri të lartë. Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës në Itali, në vitin 2013, me 9 vjet, 7 muaj burg.

    Rezulton se Aldi Zonja, u arrestua me urdhër të SPAK, më 17 Nëntor 2024, pas zbulimit të një laboratori kokaine në Qerekë dhe një tjetri te Kodra e Diellit. Ndërkohë edhe Musa Gjikola rezulton të jetë arresuar me 11 korrik 2025 si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë por edhe që ndërhynte në sistemin gjyqsor me pretendimet se mund të ndikonte tek vendimet. Në fillim të shkurit të këtij viti Musa Gjikola u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua fillimisht me 1 vit e 6 muaj burgim.

    Sipas SPAK, hetimi u nda në një procedim pa emër ku u zbulua se Klevent Gjolena, Aldi Zonja, Musa Gjikola tashmë të arrestuar dhe dy të shpallurit në kërkim Kevin Margjoni dhe Durim Keçi, janë pjesë e grupit prej 10 personash që trafikuan kokainën nga Kolumbia në Shqipëri të përzier me pleh kimik. Për këtë rast, në qershor të vitit 2024 u dënuan me 89 vite burg nga Gjykata e Posaçme Nikolin Gjolena, Viktor Cervanaku, Enxhi Ferhati, Klajdi Kodra, Bledar Matoshi, Denilson Çervanaku, Zenel Çervanaku , Redion, Julian Malaj dhe Marildo Rona.

    Nga hetimet rezultoi se lënda narkotike u fsheh dhe u transportua nëpërmjet një ngarkese me pleh organik artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontejner, që është transportuar nga Kolumbia në Portin e Pireut në Greqi dhe më pas në drejtim të Portit të Barit, në Malin e Zi. Në rrugë tokësore ngarkesa u fut në Shqipëri më 19 shtator 2022 dhe pasi u zhdoganua në Doganën e Tiranës, u transportua në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku dhe u sekuestrua.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.