Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»14 zyrtarë të implikuar në ndërtime pa leje në Tiranë

    14 zyrtarë të implikuar në ndërtime pa leje në Tiranë

    Aktualitet Nga InfoNews09.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gjashtë makina policie dhe dhjetëra efektivë, të shoqëruar nga zyrtarë të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), zbarkuan ne zonën e Saukut, rreth katër kilometra nga qendra e Tiranës.

    Efektivët e policisë rrethuan perimetrin e zonës, ndërsa punonjës të IKMT-së kontrolluan ambientet e tre godinave të blinduara, të cilat dyshohet se janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

    Reklamë

    Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nisën shembjen e disa vilave, që siç thotë policia janë ndërtuar pa leje.

    Sipas të dhënave zyrtare, 14 persona janë nën hetim, përfshirë zyrtarë të IKMT-së, inxhinierë, arkitektë dhe administratorë të subjekteve private, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në realizimin e këtyre ndërtesave.

    Nga hetimet e deritanishme, pesë inspektorë të IMT-së së Tiranës janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Një punonjës tjetër i IKMT-së po hetohet për shpërdorim detyre.

    Operacioni, i udhëhequr nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, identifikoi tre raste ndërtimi të paligjshëm në zonën rezidenciale të Saukut dhe çoi në arrestimin e dy personave të tjerë si drejtuesi teknik dhe inxhinierit të ndërtesave.

    Ndërkohë, dy bashkëadministratorë dhe arkitektja e njërit prej subjekteve janë shpallur në kërkim.

    Policia njofton se vijojnë kërkimet për gjashtë persona të tjerë dhe po mblidhen prova mbi mënyrën e dhënies së lejeve për ndërtim në tokë publike në shkelje të ligjit.

    Nga ana tjetër, kompania ndërtuese “Austrian Construction Albania” sh.p.k ka kundërshtuar vendimin për shembje, duke pretenduar se ndërtimet në pronësi të Vladimir Kosta, Dhurata Bogdani, Shpëtim dhe Enver Gjuzi janë kryer pas marrjes së lejes nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, më 23 prill 2021.

    Sipas dokumenteve të protokolluara në Bashkinë e Tiranës, leja përfshinte ndërtimin e një kompleksi rezidencial me vila trekatëshe mbi tokë dhe dy kate nëntokë, përfshirë 555.8 metra katrorë për banesa sociale, me afat përfundimi 48 muaj, që ka përfunduar në prill 2025.

    Ndërkohë, nga 33 vilat e parashikuara, janë ndërtuar 31, ndërsa dy të tjera mbeten pezull. Përfaqësuesit ligjorë të kompanisë paralajmërojnë ankimin e vendimit për shembje, duke argumentuar se çdo procedurë është kryer “në përputhje me autorizimet bashkiake”.

    Të dhënat e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se në qarkun e Tiranës, gjatë periudhës 2016–2024, janë dhënë pesë leje ndërtimi për objekte multifunksionale, përfshirë hotele dhe resorte.

    Sipas të dhënave të “shteg.org”, gjatë 12 viteve të fundit volumi i ndërtimit bazuar në lejet e dhëna ka arritur 12.3 milionë metra katrorë, ku 9.2 milionë, ose 75%, janë përfituar vetëm nga qarku i Tiranës.

    Prokuroria e Tiranës njofton se gjatë 10-vjeçarit të fundit janë regjistruar 1,457 procedime penale për ndërtime të paligjshme.

    Ndërtimet pa leje të rregullta kanë zbuluar një skemë të gjerë abuzimesh dhe korrupsioni, ku rezulton përfshirja e funksionarëve publikë në nivele të larta korrupsioni.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.