Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Vojo Peçi oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

    Vojo Peçi oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

    Aktualitet Nga InfoNews28.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vojo Peçi oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

    Një sipërfaqe prej rreth 10 mijë metrash katrorë territor dhe plazh publik në zonën e “Gjirit të Fshehur”, në Porto Palermo, raportohet se është rrethuar dhe përdoret si hapësirë private nga Vojo Peçi, vëllai i deputetit socialist Tërmet Peçi.

    Reklamë

    Denoncimi është bërë nga “Pamfleti”, sipas të cilit Vojo Peçi, i përmendur si oficer i antikrimit, ka rrethuar zonën me tela me gjemba dhe portë hekuri, duke kufizuar hyrjen e qytetarëve në një hapësirë bregdetare publike.

    Artikulli shpjegon se kjo sipërfaqe nuk rezulton të jetë pronë e trashëguar, e blerë apo e marrë me qira nga shteti apo pronarë privatë, por është përvetësuar duke shfrytëzuar detyrën dhe lidhjet politike të vëllait të tij, deputetit Tërmet Peçi.

    Brenda territorit të rrethuar, janë vendosur çadra, shezlongë, bujtina, parking dhe struktura të tjera, ndërsa hyrja lejohet vetëm për pushuesit që qëndrojnë aty ose për ata që paguajnë për plazh ditor.

    qytetarë dhe turistë të huaj që kanë tentuar të hyjnë në këtë plazh janë përballur me kërcënime dhe dhunë nga persona të armatosur, të cilët pretendohet se qëndrojnë aty për të ruajtur territorin e rrethuar.

    Rasti ngre pikëpyetje të forta për reagimin e institucioneve, pasi Bashkia Himarë, Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit nuk rezulton të kenë ndërhyrë për lirimin e hapësirës publike. Ndërkohë që publikohen këto pretendime, kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, institucioni i të cilit ka nën administrim plazhet e zonës, sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në vend që të kërkojë verifikim dhe ndërhyrje për çdo rast të dyshuar zaptimi të bregdetit, Tavo vijon organizimin e aktiviteteve festive në Himarë.

    Kritikat lidhen edhe me shpenzimet e bashkisë për koncerte dhe evente sezonale, ku pretendohet se po harxhohen dhjetëra milionë lekë nga paratë e taksapaguesve për ahengje, duke mbushur xhepat e këngëtarëve dhe personazheve publikë nga Tirana.

    Një vit më parë, kryeministri Edi Rama kërkoi largimin nga radhët e Policisë të çdo punonjësi që kishte zaptuar toka, troje, lulishte, trotuare apo plazhe publike. Por në rastin e Porto Palermos, sipas denoncimit, nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret.

    Në këtë histori ka edhe një tjetër element politik. Kryeministri Rama e ka denoncuar më herët sjelljen e Tërmet Peçit gjatë një mbledhjeje të PS-së në Gjirokastër, pikërisht për një qasje të tillë ndaj pushtetit dhe mënyrës se si disa zyrtarë e trajtojnë atë si pronë personale.

    Por duket se Vangjel Tavo mendon ndryshe nga kryeministri, ose e ka mendjen te tenderat qindra milionë lekësh për ahengje me personazhe publike në shërbim të PR të tij në Himarë. Kujtojmë se Bashkia Himarë ka shpallur para disa javësh një tender 600 milionë lekë vetëm për ahengje gjatë gjithë vitit krahas shpenzimeve të majme për hapjen e sezonit turistik.

    Ndërsa denoncimet për rrethimin e një plazhi publik në Porto Palermo presin reagim institucional, Bashkia Himarë vijon të shpenzojë me thasë paratë e taksapaguesve për koncerte, aktivitete festive dhe pagesa për këngëtarë e personazhe publikë nga Tirana.

    Ndërkohë, në Zvërnec një gardh me tela me gjemba shkaktoi reagim qytetar dhe u hoq pas protestave. Por në Porto Palermo, pavarësisht denoncimeve, gardhi dhe porta hekuri vijojnë të qëndrojnë, kjo edhe për shkak të Bashkisë Himarë. /skyweb.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.