Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

    24.08.2026

    Sherr me të riun, Fatjon Çeliku gjuan me pistoletë në Mullet por e kap policia

    24.08.2026

    IuteCredit rrit borxhin në tregjet europiane: 140 milionë euro të reja me interes

    24.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK-u nëpër këmbë, BANKERS rinis skemën e nënkontraktimit

    Nga InfoNews24.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    SPAK-u nëpër këmbë, BANKERS rinis skemën e nënkontraktimit
    SPAK-u nëpër këmbë, BANKERS rinis skemën e nënkontraktimit
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK-u nëpër këmbë, BANKERS rinis skemën e nënkontraktimit

     

    Kur Hetimi Tatimor nisi të verifikonte bilancet e kompanisë Bankers Petroleum dy vjet më parë, vuri re se disa kompani faturonin shuma marramendëse nga kompania kineze për shërbime nga më të çuditshmet.

    Petro Solution, Qing Long dhe Alb Talent Solutions ishin tre kompani, të cilat nxirrnin jashtë Bankersit rreth 15 milionë euro në vit.

    Verifikimet e hetuesve të Tatimeve zbuluan se shumë nga shërbimet ishin fiktive ose kontraktoheshin me çmime të fryra disa herë mbi koston dhe se kompanitë ishin të gjitha satelitë të lidhur me Bankers.

    Sipas hetuesve, e gjitha kjo ishte një skemë për të nxjerrë fitimet jashtë Bankers, me qëllim që kompania më e madhe konçesionare e naftës në Shqipëri, të mos paguante tatim fitim në masën 50 për qind siç e detyron ligji.

    Gjetjet e Hetimit Tatimor iu referenuan me kallëzim prokurorisë së Fierit, e cila verën e vitit të kaluar arrestoi drejtorin ekzekutiv të Bankers, Hongping Xiao për skemë mashtrimi dhe evazion. Por me sa duket në rastin e Bankers, lojtarët mund të ndryshohen, por loja vazhdon.

    Edhe pse nënkontraktimi i stafit përmes kompanisë Alb Talent, u cilësua nga Prokuroria si një nga mënyrat kryesore të nxjerrjes së fitimeve jashtë Bankers për të shmangur taksat, kompania ka filluar të bëjë sërish të njëjtën gjë me një kompani tjetër.

    Hyjnë në lojë shqiptarët
    Në fillim të këtij viti, vetëm pak muaj pas goditjes së skemës së nënkontraktimeve, Bankers nënshkroi me një kompani shqiptare me seli në Fier, një kontratë nënkontraktimi për rekrutim stafi.

    Kontrata e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv Luntao Chen, ja kalon shërbimin e rekrutimit të punonjësve të Bankers kompanisë shqiptare Bloom kundrejt pagesave të majme.

    Pra, të njëjtën skemë që bëri ish drejtori i Bankers me kompaninë Alb Talent Solutions dhe për të cilën u arrestua, tashmë po e bën drejtori i ri Chen me kompaninë Bloom.

    Pas Alb Talent mbin Bloom/ Bankers rinis skemën e nënkontraktimit

    Nuk dihet nëse hetimi tatimor ka nisur të verifikojë transaksionet financiare mes Bankers dhe Bloom apo nëse AKBN i ka miratuar ato. Por rekrutimi i punonjësve përmes të tretëve është një praktikë, të cilën në Bankers Petroleum e futën kinezët.

    Gjatë kohës që Bankers ishte në pronësinë e investitorëve kanadezë, ajo i rekrutonte vetë punonjësit që i nevojiteshin për operacionet e saj hidrokarbure në Patos Marinzë.

    Në rastin e Alb Talent, e gjitha skema u çertifikua nga prokuroria si “profit shifting” për të shmangur pagesën e tatim fitimit. Kapitali e pyeti Bankers se pse vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, për të cilën është nën akuzë zyrtare. Por kompania thotë se po zbaton ligjin.

    “Të gjitha kontratat me ofruesit e shërbimeve të palëve të treta, kontraktorët dhe agjencitë e specializuara ekzekutohen në përputhje me protokollet e kontrollit të brendshëm dhe ligjin në fuqi,” thotë Bankers.

    Pas Alb Talent mbin Bloom/ Bankers rinis skemën e nënkontraktimit

    Nuk dihet se sa e specializuar është Bloom në rekrutimin e stafit. Sipas ekstraktit zyrtar, kompania e shtoi këtë aktivitet në objektin e veprimtarisë vetëm në mars të këtij viti. Menjëherë pas kësaj filloi biznesin e rekrutimit me Bankers.

    Çorbë kineze
    Shqetësimi i kritikëve është se vendburimi i Patos Marinzës, menaxhohet vetëm më një qëllim. Për të zhvendosur fitimin nga Bankers tek kompanitë nënkontraktore me qëllim që kompania të mos arrijë asnjëherë pragun në të cilin duhet të paguajë gjysmën e fitimit si taksë.

    Për më shumë se dy dekada ky prag nuk u arrit asnjëherë, edhe pse vendburimi i Patos Marinzës ishte një zbulim i gatshëm, pa shpenzime kërkimi, por vetëm kosto operimi. Skemat e nënkontraktimit kanë qenë mënyra kryesore që kompania ka përdorur për të nxjerrë fitimet e saj jashtë.

    Tashmë situata me vendburimin më të madh në Shqipëri është kaotike. Bankers duhet të paguajë qindra milionë euro taksa në buxhetin e shtetit. Së pari, për shkak të një gjobe 100 milionë euro që i vendosën doganat në vitin 2019 dhe e cila u bë definitive vetëm në fund të vitit të kaluar.

    Së dyti, për shkak të një vendimi arbitrazhi, i cili vendosi të mos i njohë Bankers 240 milionë dollarë shpenzime në bilancin e vitit 2012. Ky vendim ndryshon të gjitha llogaritë financiare dhe tatimet që duhet të paguajë Bankers në shtet.

    Por paratë nuk po shkojnë në arkën publike. Edhe pse kanë kaluar dy vjet nga vendimi i arbitrazhit, qeveria nuk ka nisur ende të bëjë llogaritë dhe jo më të mbledhë paratë. Nga ana tjetër, gjoba e doganave po paguhet me këste minimale mujore.

    Nëse kësaj i shton edhe nënkontraktimet e dyshimta që vazhdojnë si më parë, e gjitha bëhet një çorbë kineze me ingredientë shqiptarë. Rreziku i madh është që Shqipëria të humbasë miliarda lekë taksa, të cilat tashmë duhet të ishin në arkën publike. Por të gjithë bëjnë sikur nuk shohin.

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    Tradhtoi banorët për qiratë, reagon Bankers Petroleum Albania: Nuk kemi faj

    Pasi përlau miliona tonë naftë, Bankers tradhton banorët!

    BANKERS/ Skema e faturës 200 mijë euro? Si pensionistja Emine Themeli lidhet me Leonidha Çobon

    120 mln euro në ajër! Kush qeveritar po ja luan syrin BANKERS ?

    SPAKU/ Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

    SKANDALI BANKERS 500 mln €, në GJKKO dy ish-CEO-t kinezë të kompanisë

    Mbretëria e faturave fiktive/ Kush janë 47 bizneset dhe individët qe morën 85 mln euro nga “Bankers Petroleum”

    Skandali BANKERS! SPAK i komunikon akuzën 5 të pandehurve

    BANKERS nuk pyet për SPAK! Si i zhduku 12 milion euro teksa prokurorët hetonin

     

    Reklamë
    BANKERS rinis skemën e nënkontraktimit SPAK-u nëpër këmbë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

    24.08.2026
    Aktualitet

    Sherr me të riun, Fatjon Çeliku gjuan me pistoletë në Mullet por e kap policia

    24.08.2026
    Aktualitet

    IuteCredit rrit borxhin në tregjet europiane: 140 milionë euro të reja me interes

    24.08.2026
    Aktualitet

    Hungaria nis gjuetin, 4iG One dhe oligarkët e tjerë

    24.08.2026
    Aktualitet

    Mbi 60 gëzhoja në vendin e atentatit në Dukagjin, si u ekzekutuan në pritë babë e bir

    24.08.2026
    Aktualitet

    Operacionalja e burgjeve hyn në Fushë Krujë, i kapet telefon Ramazan Rrajës

    24.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

    24.08.2026

    Sherr me të riun, Fatjon Çeliku gjuan me pistoletë në Mullet por e kap policia

    24.08.2026

    IuteCredit rrit borxhin në tregjet europiane: 140 milionë euro të reja me interes

    24.08.2026

    Hungaria nis gjuetin, 4iG One dhe oligarkët e tjerë

    24.08.2026

    SPAK-u nëpër këmbë, BANKERS rinis skemën e nënkontraktimit

    24.08.2026
    Më të lexuarat

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat

    Nga InfoNews22.08.20260

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat (Foto Ilustruese) Vetëm 6…

    1 në zemër, 1 në gjoks dhe 7 thika në shpinë! Portugezi u masakrua te Principote, goditjet finale iu dhanë jashtë

    22.08.2026

    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic

    18.08.2026

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026

    Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton

    22.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.