Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    11.08.2026

    “13-fish më shumë për emergjencat”, investigimi rrëzon propagandën e ministrit të Ramës

    11.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli
    Nga InfoNews11.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli
    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    Nga Boldnews.al

    Ish-administratori i kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, nën akuzë për krijimin e një skeme masive pastrimi parash, ka fituar një tender rreth 1 milionë euro, të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, një strukturë e drejtuar nga Dritan Agolli.

    Kompania e Çobos, “Tetra”, të cilën e zotëron së bashku me sipërmarrësin Genc Likoskëndaj, edhe ky i përfshirë në dosjen “Bankers”, është shpallur fitues në procedurën “Ndërtimi i nyjeve multimodale të mobilitetit, Rajoni 3&4: Përmirësimi i performancës së parkimeve përmes plotësimit me pajisje teknologjike”. Fondi limit për procedurën ishte 94.620.680 lekë ose 990.792 euro.

    Në foto: Kompania “Tetra” fiton tenderin 1 mln euro të Fondit Shqiptar të Zhvillimit
    Rezultati është shpallur në 5 gusht të këtij viti. Në tender ka marrë pjesë edhe një operator tjetër, “2N” shpk. kjo shoqëri është skualifikuar, pasi Fondi Shqiptar i Zhvillimit vlerësoi se nuk plotësonte kriteret kualifikuese.Kompania fituese, “Tetra” shpk është krijuar në vitin 2007 dhe një nga ortakët themelues të saj është Genc Likoskëndaj. Ndër vite, shoqëria ka ndryshuar disa herë strukturën e aksionerëve.

    Në vitin 2023, Likoskëndaj zotëronte të gjithë aksionet e kompanisë së profilizuar në fushën e elektronikës. Në qershor të atij viti, Genc Likoskëndaj i shet Leonidha Çobos, 20 përqind të aksioneve, për një vlerë prej 80 mijë euro.

    Aksioneri i ri, Leonidha Çobo, ishte përfshirë në fushën e ekspertizës private, pasi më herët kishte mbajtur për një kohë të gjatë postin e Administratorit të kompanisë koncesionare të naftës, “Bankers Petroleum”, nga ku u largua në vitin 2020.

    Skandali “Bankers”

    Në korrik të vitit 2025, Prokuroria e Fierit njoftoi publikisht se ishin lëshuar urdhër-arreste për drejtues e ish-drejtues të kompanisë private, “Bankers Petroleum”, në vijim të një hetimi për “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

    Prokuroria tha gjithashtu në atë kohë se “Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo u arrestuan, ndërkohë janë ekzekutuar edhe 7 masa të tjera sigurimi të lëshuara nga Gjykata e Fierit. Prokuroria bëri me dije se pesë persona, kryesisht me shtetësi të huaj, janë shpallur në kërkim”.

    Në foto: Leonidha Çobo
    Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania Bankers Petroleum dhe drejtuesit e saj ishin përgjegjës për shmangie të detyrimeve në “miliona euro”. “Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet”.

    Më tej, kjo çështje i kaloi për kompentencë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ndërkohë që hetimet po kryhen për grup të strukturar kriminal, personat e arrestuar në korrikun e vitit të kaluar, përfshirë edhe Leonidha Çobon, po hetohen në liri.

    Çobo, “personi kyç” i aferës Bankers

    Brenda dokumenteve, prokurorët kanë renditur një sërë emra personash dhe kompanish, të cilat dyshohet se janë vënë në shërbim të “Bankers-it”.

    Bazë fillestare e hetimit ka qenë veprimtaria e dyshimtë e disa kompanive, të lidhura me ish-administratorin Leonidha Çobo. Veprimet e mëtejshme krijuan dyshime edhe për një seri kompanish e studiosh, të cilat kanë përfituar miliona euro nga “Bankers”.

    Në një raportim të mëparshëm, “Boldnews.al” ka përmendur të gjithë emrat e individëve dhe kompanitë që dyshohen se janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave.

    Ndër rastet e përmendura në dosjen hetimore janë edhe raportet ndërmjet Leonidha Çobos e Genc Likoskëndaj, dyshja që tashmë është shpallur fituese e tenderit 1 milionë euro të zhvilluar nga institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli.

    Në foto: Dritan Agolli, drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit
    Prokurorët thonë se Leonidha Çobo, pas largimit nga “Bankers”, themeloi një zyrë konsulence financiare, nëpërmjet të cilës dyshohet se ka “pastruar paratë” e krijuara në mënyrë të paligjshme gjatë aktivitetit në kompaninë koncesionare të naftës.

    Ndër të tjera, në dosjen hetimore thuhet se: “Leonidha Çobo-Person Fizik” rezulton se ka faturuar rreth 15 milionë lekë të reja subjektin “C.C.S” shpk, me objekt në fushën e pajisjeve teknologjike dhe me pronarë Genc Likoskëndaj, Arjan Bare dhe Blerind Mehmeti”.

    Në foto: Genc Likoskëndaj
    Prokurorët dyshojnë se këto faturime janë fiktive, pasi Çobo nuk ka ekspertizë në fushën e teknologjisë së informacionit. Nga ana tjetër, dyshimet e tyre forcohen edhe nga fakti se Leonidha Çobo dhe një nga aksionerët e “CCS” shpk, Genc Likoskëndaj, janë ortakë në subjekt tjetër, “TETRA” shpk.

    Edhe nga subjekti “Tetra” shpk, ku Çobo rezulton të jetë aksioner me 20 përqind, rezulton se ai ka faturuar 18 milionë lekë të reja për ekspertizë.

    Në vitin 2024, Leonidha Çobo regjistron si subjekt më vete tregtar “LC Consulting”. Të dhënat e Administratës Tatimore tregojnë se “Leonidha Çobo-Person Fizik” ka faturuar shërbime konsulence për subjektin “LC Consulting”, po në pronësi të tij, shumën 12.5 milionë lekë të reja.

    Gjithashtu, me subjektin e ri, “LC Consulting”, Leonidha Çobo faturon shërbime konsulence në shumën totale prej 78 milionë lekë për “Tetra” shpk, ku është vetë aksioner me Genc Likoskëndaj

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026
    Aktualitet

    “13-fish më shumë për emergjencat”, investigimi rrëzon propagandën e ministrit të Ramës

    11.08.2026
    Aktualitet

    1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët

    11.08.2026
    Aktualitet

    Skandali me 9 MILIONË € të RTSH, Renis Tërshana me dokumenta kineze blen gjyqtarin

    11.08.2026
    Aktualitet

    Radha për SPAK, Ami Kozeli i ARRSH i jep 2 MILIONË € qyl Nikolla Çaçit

    11.08.2026
    Aktualitet

    Tender pa asnjë rival: Ministria e Brendshme “fal” 745 MLN te ISS e Nertil Lilos

    11.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    11.08.2026

    “13-fish më shumë për emergjencat”, investigimi rrëzon propagandën e ministrit të Ramës

    11.08.2026

    1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët

    11.08.2026

    Skandali me 9 MILIONË € të RTSH, Renis Tërshana me dokumenta kineze blen gjyqtarin

    11.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali

    04.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.