Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Doli me shkop të mbronte partinë që e punësoi, ja kush është i arrestuari Miklovan Arapi

    20.11.2026

    Al Global Oil e Friden Kuqit, fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar Fierin

    20.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Skandali i parave të pensionistëve në Durrës, Mataj kërkon lirinë

    Skandali i parave të pensionistëve në Durrës, Mataj kërkon lirinë

    Aktualitet Nga InfoNews20.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skandali i parave të pensionistëve në Durrës, Mataj kërkon lirinë

    Posta Shqiptare në Durrës, hetimi kalon në GJKKO! Dyshimet për një skemë më të madhe se 700 mijë euro

    Reklamë

    Çështja e zhdukjes së afro 700 mijë eurove nga fondet e pensioneve dhe ndihmës sociale në filialin e Postës Shqiptare në Durrës merr një zhvillim të ri. Ish-drejtoresha e këtij filiali, Elisabeta Mataj, ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën lëndore, duke vendosur kalimin e akteve në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

    Sipas raportimeve, avokatët e Matajt kanë pretenduar se nuk janë njoftuar zyrtarisht për vendimin e moskompetencës. Ata kanë bërë me dije se do të kërkojnë aktin përkatës gjatë seancës së informimit dymujor, të planifikuar për të premten në Gjykatën e Durrësit.

    Elisabeta Mataj është nën hetim për dyshimet mbi përfshirjen në vjedhjen e fondeve që ishin parashikuar për pagesën e pensioneve dhe ndihmës sociale. Bëhet fjalë për rreth 700 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përvetësuar gjatë muajve prill-maj 2026.

    Ndërkohë, hetimi i SPAK ka marrë një tjetër drejtim. Përveç veprës penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, hetuesit kanë shtuar edhe dyshimet për veprën penale të “grupit të strukturuar kriminal”.

    Në këtë dosje janë nën hetim edhe ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe ish-arkëtarja Paola Dana. Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Durrësit, por pas dyshimeve për përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal, dosja iu përcoll SPAK-ut.

    Pas afro pesë muajsh hetime, dyshimet janë zgjeruar përtej episodit fillestar të vjedhjes. Sipas burimeve pranë hetimit, ekziston dyshimi se skema mund të jetë shtrirë në një periudhë më të gjatë dhe se vlera e përvetësuar mund të jetë më e madhe se 700 mijë eurot e konstatuara fillimisht.

    Hetuesit po verifikojnë gjithashtu dyshimet për manovra financiare me paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale, të cilat dyshohet se janë hedhur në qarkullim me synimin për të përfituar interesa.

    Zgjerimi i hetimeve mund të çojë edhe në verifikimin e veprimeve të kryera gjatë drejtimit të mëparshëm të filialit, përfshirë periudhën kur në krye të tij ishte Etleva Budini, aktualisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Deri më tani, ky është një pistë që raportohet se mund të shqyrtohet nga hetuesit dhe nuk përbën konstatim përgjegjësie penale.

    Aktualisht, Elisabeta Mataj, Valbona Duni dhe Paola Dana po hetohen në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në ditët në vijim pritet të dalin përpara GJKKO-së për verifikimin e masave të sigurisë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026
    Aktualitet

    Doli me shkop të mbronte partinë që e punësoi, ja kush është i arrestuari Miklovan Arapi

    20.11.2026
    Aktualitet

    Al Global Oil e Friden Kuqit, fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar Fierin

    20.11.2026
    Aktualitet

    Belgjikë: Tre shqiptarë të arrestuar, zbulohen plantacione me mbi 1,500 bimë kanabisi

    20.11.2026
    Aktualitet

    Ushqimet bëhen luks në Shqipëri, çmimet rriten 5 herë më shumë se në BE

    20.11.2026
    Aktualitet

    SPAK e kërkon se vodhi milionat e shqiptarëve! Ermal Beqiri nga burgu i Francës kërkon heqjen e fotove nga InfoNews, ankesë në Google

    19.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Doli me shkop të mbronte partinë që e punësoi, ja kush është i arrestuari Miklovan Arapi

    20.11.2026

    Al Global Oil e Friden Kuqit, fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar Fierin

    20.11.2026

    Skandali i parave të pensionistëve në Durrës, Mataj kërkon lirinë

    20.11.2026

    Belgjikë: Tre shqiptarë të arrestuar, zbulohen plantacione me mbi 1,500 bimë kanabisi

    20.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    19.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    SKANDALI i ndotjes në Elbasan, KLSH: 1.5 milion tonë mbetje me metale të rënda, pa plan për zgjidhjen e problemit

    15.11.2026

    Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

    15.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.