Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026

    Ja sa do paguani! Taksa e Qarkullimit kalon nga karburanti te automjetet

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

    Sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

    Aktualitet Nga InfoNews08.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim
    Sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

    FIER- Dy personazhe të njohur të botës së krimit dhe të akuzuar nga SPAK për pjesëmarrje në grupe kriminale, Denis Bajri dhe Aldo Gjini, janë përfshirë në një sherr në burgun e Fierit, bashkë me një tjetër të burgosur, Jurgen Zoto. Gjithçka ndodhi në ambientet e ajrimit, kur mes të burgosurve shpërtheu një sherr me mjete prerëse, përfshirë brisk.

    Reklamë

    Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë së burgut për neutralizimin e situatës, të cilat kanë kthyer të burgosurit në qelitë e tyre. Për shkak të përplasjes me mjete prerëse, Denis Bajri (Bajoviç), si edhe Jurgen Zotaj, kanë mbetur të plagosur. Ata u dërguan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe tashmë janë kthyer sërish në qeli.

    Motivet e sherrit ende nuk dihen, por burime sqarojnë se tre të burgosurit njihen për raportin e afërt mes tyre dhe kohën që kalojnë së bashku në ambientet e ajrimit. Këqyrja e kamerave të sigurisë do të zbardhë dinamikën e plotë të përplasjes. Ndërsa Aldo Gjini, pjesë e grupit të Rrajave, menjëherë pas sherrit është futur në izolim.Denis Bajri akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022. Për llogari të Martinajt, Denis Bajri akuzohet se ka marrë pjesë në eliminimin e Gjin Ndojit në 2020-ën. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë SPAK e ka kaluar dosjen e tij për gjykim.

    Aldo Gjini është pjesë e grupit kriminal të ‘Rrajave’ të Fushë-Krujës, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës. Aldo Gjini në korrik 2021, u përfshirë në një plagosje në Tiranë. Më herët kërkohej nga Euripol për vrasje dhe trafik armësh. Ai dyshohet autor i një plagosje në nëntor 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016 u arrestua në Itali, për shpërndarje droge.

    Ndërkohë, i burgosuri tjetër pjesë e sherrit, Jurgen Zoto, ndodhet në burg për veprat penale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet

    29.10.2026
    Aktualitet

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Aktualitet

    Ja sa do paguani! Taksa e Qarkullimit kalon nga karburanti te automjetet

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mina antitank dhe mbi 260 kg drogë, goditet grupi kriminal në Shkodër

    29.10.2026
    Aktualitet

    Protestat/ Si po shkel qeveria me dy këmbë prezumimin e pafajsisë, me ndalimet në kufi

    29.10.2026
    Aktualitet

    Edi Rama e bën realitet! Protestuesit e dhunshëm nuk dalin dot nga Shqipëria

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026

    Ja sa do paguani! Taksa e Qarkullimit kalon nga karburanti te automjetet

    29.10.2026

    Mina antitank dhe mbi 260 kg drogë, goditet grupi kriminal në Shkodër

    29.10.2026

    Protestat/ Si po shkel qeveria me dy këmbë prezumimin e pafajsisë, me ndalimet në kufi

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Edi Rama e bën realitet! Protestuesit e dhunshëm nuk dalin dot nga Shqipëria

    29.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.