Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tenderat e kuq të SIGAL! Gjysëm mln euro për shëndetin e anëtarëve të KPK, u siguron edhe dhëmbët

    29.10.2026

    Buxheti 2027, Inceneratori i Tiranës përfiton 36 mln euro nga taksat e shqiptarëve për tre vitet në vijim

    29.10.2026

    Ulja e taksës thjeshtë një mashtrim! 340 mln € që hiqen nga nafta, do paguhet te makina dhe TVSH

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Ja sa do paguani! Taksa e Qarkullimit kalon nga karburanti te automjetet

    Ja sa do paguani! Taksa e Qarkullimit kalon nga karburanti te automjetet

    Aktualitet Nga InfoNews29.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ja sa do paguani! Taksa e Qarkullimit kalon nga karburanti te automjetet
    Ja sa do paguani! Taksa e Qarkullimit kalon nga karburanti te automjetet
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se qeveria do të heqë taksën e qarkullimit nga karburantet, duke parashikuar uljen e çmimit të naftës dhe benzinës me rreth 32 lekë për litër. Por lehtësimi në furnizim shoqërohet me rritjen e pagesave vjetore për automjetet, përmes projektligjit “Për taksat kombëtare”, të mbërritur në Kuvend.

    Taksa e Qarkullimit

    Reklamë

    Ndryshimet propozohen të zbatohen nga 1 janari 2027. Qeveria synon të kompensojë pjesërisht të ardhurat e humbura nga karburantet duke mbledhur më shumë nga taksimi i mjeteve, përfshirë makinat elektrike dhe ato të reja.

    Taksa që propozohet të hiqet nga nafta dhe benzina është 27 lekë për litër. Bashkë me TVSH-në mbi të, ulja e barrës tatimore arrin në 32,4 lekë për litër. Ndryshimi përfundimtar i çmimit në karburante do të varet edhe nga ecuria e tregjeve ndërkombëtare dhe kostot e furnizimit.

    Për pronarët e makinave, pagesa vjetore do të përcaktohet nga cilindrata, vjetërsia dhe lloji i karburantit. Formula ruhet, por tarifat rriten dhe koeficientët e vjetërsisë ndryshojnë, duke rënduar më shumë automjetet e vjetra dhe ato me motorë të mëdhenj.

    Për autoveturat deri në 2 000 cm³, tarifa që përdoret në formulë dyfishohet: nga 12,5 në 25 lekë për naftën dhe nga 10 në 20 lekë për benzinën. Për gazin propozohet gjithashtu tarifa 20 lekë. Mbi 2 000 cm³, tarifat bëhen 26 lekë për naftën dhe 21 lekë për benzinën ose gazin.

    Efekti duket te pagesat konkrete. Një autoveturë me naftë, motor 1.6 dhe vjetërsi pesëvjeçare do të paguajë 7 600 lekë në vit. Me të njëjtin motor, pagesa rritet në 9 600 lekë kur makina është dhjetëvjeçare, në 17 600 lekë kur është 15-vjeçare dhe në 25 600 lekë kur është 20-vjeçare.

    Për benzinën dhe gazin, detyrimi është më i ulët. Një makinë dhjetëvjeçare me motor 1.6 do të paguajë 7 680 lekë, ndërsa një 20-vjeçare me të njëjtën cilindratë do të paguajë 20 480 lekë në vit.

    Sipas formulës së propozuar, një makinë e vitit 2014, me naftë dhe motor 1.6, do të ketë një taksë prej 14 400 lekësh në vitin 2027. Për një automjet të vitit 2010, me naftë dhe cilindratë 2 200 cm³, detyrimi arrin në 29 744 lekë.

    Projektligji prek edhe kategoritë që sot përjashtohen ose trajtohen ndryshe. Makinat e reja humbasin përjashtimin nga taksa në tre vitet e para, ndërsa për makinat elektrike vendoset një pagesë fikse prej 15 mijë lekësh në vit. Për motorët elektrikë propozohet detyrimi 1 mijë lekë.

    Për automjetet luksoze, taksa e posaçme vjetore rritet nga 21 mijë në 40 mijë lekë. Për autobusët, tarifat e formulës bëhen 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën ose gazin. Rimorkiot dhe gjysmërimorkiot deri në 50 tonë do të paguajnë 1 lek për kilogram, ndërsa mbi këtë peshë 60 mijë lekë në vit.

    Pagesa e taksës do të mbulojë 365 ditë. Vonesa mbi dhjetë ditë pas përfundimit të afatit do të shoqërohet me gjobë. Shumat e mësipërme nuk përfshijnë siguracionin dhe kontrollin teknik, të cilat paguhen veçmas.

    Ndryshon edhe shpërndarja e të ardhurave. Bashkitë do të përfitojnë vetëm 5 për qind të të ardhurave nga taksa vjetore e mjeteve, kundrejt 25 për qind aktualisht. Ulet gjithashtu pjesa që përfiton institucioni mbledhës.

    Sipas Ministrisë së Financave, rritja e taksave të automjeteve do të mbulojë vetëm një pjesë të humbjes nga heqja e taksës së qarkullimit. Në total, paketa parashikohet t’i sjellë buxhetit rreth 5 miliardë lekë më pak të ardhura.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tenderat e kuq të SIGAL! Gjysëm mln euro për shëndetin e anëtarëve të KPK, u siguron edhe dhëmbët

    29.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, Inceneratori i Tiranës përfiton 36 mln euro nga taksat e shqiptarëve për tre vitet në vijim

    29.10.2026
    Aktualitet

    Ulja e taksës thjeshtë një mashtrim! 340 mln € që hiqen nga nafta, do paguhet te makina dhe TVSH

    29.10.2026
    Aktualitet

    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet

    29.10.2026
    Aktualitet

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mina antitank dhe mbi 260 kg drogë, goditet grupi kriminal në Shkodër

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tenderat e kuq të SIGAL! Gjysëm mln euro për shëndetin e anëtarëve të KPK, u siguron edhe dhëmbët

    29.10.2026

    Buxheti 2027, Inceneratori i Tiranës përfiton 36 mln euro nga taksat e shqiptarëve për tre vitet në vijim

    29.10.2026

    Ulja e taksës thjeshtë një mashtrim! 340 mln € që hiqen nga nafta, do paguhet te makina dhe TVSH

    29.10.2026

    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Edi Rama e bën realitet! Protestuesit e dhunshëm nuk dalin dot nga Shqipëria

    29.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.