Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tenderat e kuq të SIGAL! Gjysëm mln euro për shëndetin e anëtarëve të KPK, u siguron edhe dhëmbët

    29.10.2026

    Buxheti 2027, Inceneratori i Tiranës përfiton 36 mln euro nga taksat e shqiptarëve për tre vitet në vijim

    29.10.2026

    Ulja e taksës thjeshtë një mashtrim! 340 mln € që hiqen nga nafta, do paguhet te makina dhe TVSH

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet

    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet

    Aktualitet Nga InfoNews29.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet
    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Mosbindja e urdhrave të policisë së shtetit për largimin dhe shpërndarjen nga tubime të ndaluara do të sanksionohen si kundërvajtje administrative me masa që do të variojnë nga 10 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.

    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet

    Reklamë

    Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim Kuvendit të Shqipërisë aktin normativ me ndryshimet në ligjin “për tubimet”.

    Një nga masat e parashikuara lidhet me pjesëmarrjen në tubime të ndaluara, për të cilën parashikohet gjobë nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë. Të njëjtat masa financiare zbatohen edhe për mosbindjen ndaj urdhrit të Policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit, në rastet e përcaktuara nga ligji.

    Protestat/ Si po shkel qeveria me dy këmbë prezumimin e pafajsisë, me ndalimet në kufi

    Gjobat rriten në rastet kur mosbindja ndaj urdhrit të shpërndarjes lidhet me rrethana të caktuara.

    Sipas relacionit të projektligjit për rastet e mosbindjes së urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit masa administrative arrin deri në 200 mijë lekë.

    Ndërsa kur personi që nuk i bindet urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit dhe ka fshehur identitetin, gjoba parashikohet nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë.

    Bllokimi i rrugëve automobilistike ose i akseve rrugore gjatë zhvillimit të një tubimi, me pasojë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit dënohet me masa adminstrative me vlerë 5 mijë lekë.

    Akti Normativ parashikon se gjobat do të vendosen nga Policia e Shtetit, në përputhje me ligjin për kundërvajtjet administrative.

    Përveç masave ndëshkuese, akti normativ synon të krijojë mundësinë për vendosjen e kufizimeve të përkohshme dhe të arsyetuara pranë objekteve të caktuara, kur ekziston një rrezik real, serioz dhe i afërt.

    Parashikohen gjithashtu përcaktimi i zonave të mbrojtura, dokumentimi audiovizual i paralajmërimeve dhe akteve të dhunës, si dhe masa për parandalimin e thirrjeve për dhunë të përhapura përmes rrjeteve sociale dhe formave të tjera të komunikimit.

    Akti normativ parashikon hyrjen në fuqi të menjëhershme dhe botimin në Fletoren Zyrtare.

    “Neni 24/1 Kundërvajtjet administrative

    Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, si më poshtë:

    a) Pjesëmarrja në një tubim të ndaluar, në kundërshtim me nenet 8 dhe 12/1, të këtij ligji, dënohet më gjobë në masën nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë;

    b) Mosbindja ndaj urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit, të dhënë në përputhje me shkronjat “a” dhe “c”, të nenit 9, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë;

    c) Mosbindja ndaj urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit, të dhënë në përputhje me shkronjën “b”, të nenit 9, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë;

    ç) Mosbindja ndaj urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit, të dhënë në përputhje me shkronjën “b”, të nenit 9, të këtij ligji, dhe në rastet kur personi, ndaj të cilit është dhënë urdhri i shpërndarjes, është me identitet të fshehur, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë;

    Moszbatimi i urdhrit të largimit nga zona e mbrojtur, të nxjerrë në përputhje me nenin 12/2, të këtij ligji, dënohet me gjobë në masën nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë;

    dh) Fshehja e identitetit në kundërshtim me nenin 19, të këtij ligji, dënohet me gjobë në masën nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë. Sanksioni i parashikuar në këtë shkronjë nuk zbatohet kur mbulimi i fytyrës justifikohet nga një shkak i ligjshëm, përfshirë arsye shëndetësore, fetare, si dhe ushtrimin e një veprimtarie profesionale, përfshirë gazetarinë dhe medien, ofrimin e ndihmës mjekësore ose vëzhgimin e tubimit;

    e) Përdorimi i uniformës, i shenjave ose i simboleve, në kundërshtim me nenin 20, të këtij ligji, dënohet me gjobë në masën nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë;

    ë) Mosbindja ndaj thirrjeve për largim, sipas nenit 23, të këtij ligji, dënohet me gjobë në masën nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

    Bllokimi i rrugëve automobilistike ose i akseve rrugore gjatë zhvillimit të një tubimi, me pasojë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, kur veprimi nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë për çdo ditë bllokimi, për çdo person fizik (individ), që merr pjesë në bllokim, pavarësisht kohëzgjatjes së bllokimit gjatë asaj dite.
    Gjobat vendosen nga Policia e Shtetit, në përputhje me ligjin nr.10279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative”, të ndryshuar.”. Neni 6 parashikon hyrjen në fuqi menjëherë të aktit normativ dhe botimin në “Fletoren zyrtare”.
    “Neni 19/1 Thirrjet për dhunë nëpërmjet rrjeteve sociale gjatë organizimit dhe zhvillimit të tubimeve

    Kur, nëpërmjet rrjeteve sociale, postës elektronike dhe/ose komunikimeve telefonike, përcillen, publikohen ose shpërndahen mesazhe, që përmbajnë thirrje për dhunë, në kuadër të organizimit ose zhvillimit të një tubimi, Policia e Shtetit, pasi identifikon llogarinë, adresën elektronike dhe/ose numrin e telefonit, nëpërmjet të cilit është kryer komunikimi, i dërgon mbajtësit të llogarisë, adresës elektronike ose numrit të telefonit, një njoftim nëpërmjet të njëjtit kanal komunikimi, me anë të të cilit i kërkon fshirjen e përmbajtjes, si dhe mospërsëritjen e veprimeve të tilla, duke e vënë në dijeni se ato përbëjnë shkelje të legjislacionit në fuqi.
    Në njoftimin e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, Policia e Shtetit i ofron personit mundësinë për të përfituar mbështetje psikologjike apo trajtime të tjera të specializuara, kur vlerësohet se ka nevojë për to.
    Në rast se përmbajtja nuk fshihet ose veprimet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, përsëriten, Policia e Shtetit ndërmerr masat përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tenderat e kuq të SIGAL! Gjysëm mln euro për shëndetin e anëtarëve të KPK, u siguron edhe dhëmbët

    29.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, Inceneratori i Tiranës përfiton 36 mln euro nga taksat e shqiptarëve për tre vitet në vijim

    29.10.2026
    Aktualitet

    Ulja e taksës thjeshtë një mashtrim! 340 mln € që hiqen nga nafta, do paguhet te makina dhe TVSH

    29.10.2026
    Aktualitet

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Aktualitet

    Ja sa do paguani! Taksa e Qarkullimit kalon nga karburanti te automjetet

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mina antitank dhe mbi 260 kg drogë, goditet grupi kriminal në Shkodër

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tenderat e kuq të SIGAL! Gjysëm mln euro për shëndetin e anëtarëve të KPK, u siguron edhe dhëmbët

    29.10.2026

    Buxheti 2027, Inceneratori i Tiranës përfiton 36 mln euro nga taksat e shqiptarëve për tre vitet në vijim

    29.10.2026

    Ulja e taksës thjeshtë një mashtrim! 340 mln € që hiqen nga nafta, do paguhet te makina dhe TVSH

    29.10.2026

    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Edi Rama e bën realitet! Protestuesit e dhunshëm nuk dalin dot nga Shqipëria

    29.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.