Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Pronari i “Ajman Park” Jul Balla në kërkim nga SPAK, fitoi mbi 1.7 mln euro kontrata pa konkurrencë nga Bashkia Shijak

    Pronari i “Ajman Park” Jul Balla në kërkim nga SPAK, fitoi mbi 1.7 mln euro kontrata pa konkurrencë nga Bashkia Shijak

    Aktualitet Nga InfoNews08.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK ka goditur ditën e sotme një tjetër organizatë kriminale, e cila dyshohet se merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

    Një nga personat e shpallur në kërkim është Fadil Balla, i njohur edhe me identitetin alias Jul Balla. Ai është pronari i resortit luksoz “Ajman Park” në qytetin e Shijakut, i cili është sekuestruar në kuadër të këtij operacioni të gjerë antidrogë.

    Reklamë

    Përveç aktivitetit në sektorin e turizmit, Fadil Balla rezulton të jetë gjithashtu administrator i kompanisë “AMR sh.p.k”, një subjekt i përfshirë në mënyrë të dyshimtë në përfitimin e tenderëve publikë nga Bashkia e Shijakut. Kompania ka përfituar tri kontrata publike, me një vlerë totale prej rreth 1.7 milionë eurosh dhe në të treja pa pasur konkurrentë të tjerë në garë.

    Në vitin 2020, “AMR sh.p.k” fitoi tenderin me objekt “Shërbim pastrimi, gjelbërimi dhe mirëmbajtje të varrezave”, me vlerë 317 milionë lekë të vjetra. Kompania ishte e vetmja pjesëmarrëse dhe u shpall fituese me një ofertë sa 97% e fondit limit.

    Ra në rrjetën e SPAK/ Pronari i “Ajman Park”, Fadil Balla

    Në vitin 2022, i njëjti subjekt fitoi një tjetër tender me të njëjtin objekt dhe në të njëjtin institucion, kësaj here me vlerë 309 milionë lekë të vjetra. Sërish, nuk pati konkurrencë dhe oferta e paraqitur ishte sa 98.8% e fondit limit.

     

    Ra në rrjetën e SPAK/ Pronari i “Ajman Park”, Fadil Balla

    Në prill 2025, kompania përfitoi kontratën më të madhe nga Bashkia Shijak, tenderin me vlerë 1.2 miliardë lekë të vjetra, për “Pastrimin, grumbullimin dhe depozitimin e mbetjeve urbane, mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe varrezave”. Edhe këtë herë, “AMR sh.p.k” ishte e vetmja në garë dhe fitoi me ofertën sa 99.6% të fondit limit.

     

    Ra në rrjetën e SPAK/ Pronari i “Ajman Park”, Fadil Balla

    Pra, Fadil Balla nuk ka pasur sukses vetëm në tregtinë e kokainës dhe superbiznesve që ka ngritur, por edhe në përfitimin e parasë publike përmes tenderave.

    Megjithatë, ky është rasti i radhës në Shqipëri se si figura të krimit të organizuar operojnë në dy botë. Në njërën, trafikantë të fuqishëm me lidhje ndërkombëtare, në tjetrën sipërmarrës që përfitojnë nga fondet publike.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.