Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Dhunoi qytetarin e shtrirë në tokë, pezullohet Ardit Kasapi i “Shqiponjave”

    25.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Nga lidhja Rama-Yefet te takimi në Monako/ Si ngrihet “skema KAYO” sipas Ahmetajt

    Nga lidhja Rama-Yefet te takimi në Monako/ Si ngrihet “skema KAYO” sipas Ahmetajt

    Nga lidhja Rama-Yefet te takimi në Monako/ Si ngrihet “skema KAYO” sipas Ahmetajt
    Aktualitet Nga InfoNews07.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Nga lidhja Rama-Yefet te takimi në Monako/ Si ngrihet “skema KAYO” sipas Ahmetajt
    Nga lidhja Rama-Yefet te takimi në Monako/ Si ngrihet “skema KAYO” sipas Ahmetajt
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga lidhja Rama-Yefet te takimi në Monako/ Si ngrihet “skema KAYO” sipas Ahmetajt

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar një audiopërgjim të cilin pretendon se përbën dëshmi për një skemë të gjerë abuzimi me fondet publike, asetet shtetërore dhe trafikun ndërkombëtar të armëve.

    Në intervistën e dhënë nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, Ahmetaj e vendosi në qendër të denoncimeve biznesmenin Ron Yefet, kompaninë Timak Defense dhe atë që ai e cilësoi si “koncepti KAYO”.

    Reklamë

    Sipas Ahmetajt, audiopërgjimi është regjistruar në janar të vitit 2026 dhe përfshin biseda që, sipas tij, lidhen me persona dhe kompani të përfshira në sektorin e mbrojtjes dhe në marrëdhëniet me institucionet shtetërore.

    Ahmetaj pretendoi se Ron Yefet, të cilin e përshkroi si shtetas amerikano-izraelit dhe shqiptar, zotëron 49% të kompanisë Timak sh.p.k., ndërsa kjo e fundit, sipas tij, ka në pronësi 80% të Timak Defense. Pjesa tjetër prej 20% e Timak Defense, sipas deklarimit të tij, zotërohet nga KAYO.

    Ish-zëvendëskryeministri e lidhi këtë strukturë me atë që e quajti “koncepti KAYO”, duke pretenduar se një skemë e tillë është shtrirë në sektorë të ndryshëm financiarë të shtetit.Në vijim të intervistës, Ahmetaj përmendi edhe kompani të tjera, mes tyre Advanced Arms Technology, Timak Aviation dhe Timak Special Vehicles. Ai hodhi gjithashtu akuza për lidhje të dyshuara me trafik ndërkombëtar armësh, duke përmendur emra të ndryshëm biznesmenësh dhe zyrtarësh.

    Ahmetaj bëri edhe pretendime të forta ndaj drejtimit politik të vendit, duke iu referuar Edi Ramës me termin “kreu i organizatës” dhe duke pretenduar se ai qëndron në qendër të skemës që ai denoncon.

    Gjatë intervistës, gazetari Çim Peka e pyeti për autenticitetin e materialit, ndërsa Ahmetaj deklaroi se audiopërgjimi mund t’i nënshtrohet ekspertizave nga specialistë të fushës.

    Ai paralajmëroi gjithashtu publikimin e materialeve të tjera, duke përmendur një tjetër interceptim disaorësh në Monako, për të cilin tha se do të bëhet pjesë e një tjetër denoncimi.

    Pjesë nga intervista ekskluzive:

    ÇIM PEKA: Jemi rikthyer në pjesën e dytë me Arben Ahmetajn, jemi live nga Zvicra. E kam prezantuar, po flitet shumë për dëshminë e re të cilën zoti Ahmetaj e posedon dhe ka marrë përsipër ta bëjë publike.

    Bëhet fjalë për një audiopërgjim. Ahmetaj, nuk dua t’ju pyes siç pyesin çdo gazetar në Shqipëri çfarë do bëjë e çfarë s’do bëjë, se kryesisht gazetarët e regjimit pyesin ‘nga e gjete’, por kjo nuk më intereson fare. Çfarë do të thotë për ju ky audiopërgjim?

    ARBEN AHMETAJ: Mund të më pyesësh ku e gjeta, përgjigjja ime do të ishte që s’jam i autorizuar, po ju s’më pyetët, kështu që unë nuk po ju përgjigjem.

    ÇIM PEKA: As nuk më duhet. Rëndësi ka që është autentik, nuk kontestohet dot.

    ARBEN AHMETAJ: Mund të marrin qindra e qindra specialistë. Ka dhe një interceptim tjetër në Monako, tre orë, ku kreu i organizatës është kryefjala.

    ÇIM PEKA: Domethënë bëhet fjalë për vazhdimin e…

    ARBEN AHMETAJ: Jo për këtë sot, për vazhdimin. Sot do mjaftohemi tek e para. Këta personazhe kanë dhe një interceptim tjetër. Patjetër, dhe aty pastaj është një serial tjetër, film me krim të organizuar.

    ÇIM PEKA: Pra, edhe unë si Beni po i drejtohem publikut. E kuptova që ka dhe gjashtë.

    ARBEN AHMETAJ: Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s’dua t’i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës.

    ÇIM PEKA: Është izraelit?

    ARBEN AHMETAJ: Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s’kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t’i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t’i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë.

    Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale.

    ÇIM PEKA: I çfarë viti është audiopërgjimi?

    ARBEN AHMETAJ: Është i janarit 2026. Të këtij viti. Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu.

    Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa.

    ÇIM PEKA: Ministri aktual i Mbrojtjes?

    ARBEN AHMETAJ: Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë. Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t’ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu.

    Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s’ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës.

    Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik.

    Tani vijmë tek audiopërgjimet. Sigurisht që regjia është përgatitur. Këtu kam ofruar gjashtë raunde për të mos i marrë kohë shqiptarëve. Raundi i parë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dhunoi qytetarin e shtrirë në tokë, pezullohet Ardit Kasapi i “Shqiponjave”

    25.10.2026
    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Dhunoi qytetarin e shtrirë në tokë, pezullohet Ardit Kasapi i “Shqiponjave”

    25.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.