Nallbati u shkarkua! Ja kush e merr drejtimin e Policisë Kriminale!
TIRANË – Arjan Muça është komanduar në krye të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas largimit të Neritan Nallbatit nga kjo detyrë, bëjnë me dije burime.
Largimi i Nallbatit vjen në të njëjtën ditë kur përfundon zyrtarisht mandati i tij si drejtues i Departamentit të Policisë Kriminale.
I përfolur si lidhje e bandave në Polici! Shkarkohet Neritan Nallbati
Pas hapjes së garës nga kryepolici Skënder Hita për drejtuesit e tre departamenteve të rëndësishme në Policinë e Shtetit, drejtuesi i deritanishëm i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, i cilësuar si numri dy i Policisë së Shtetit, nuk aplikoi për një mandat të ri.
Nallbati drejtonte Departamentin e Policisë Kriminale që prej 1 gushtit 2022, një strukturë kyçe e Policisë së Shtetit që mbulon hetimin e krimeve të rënda dhe luftën kundër krimit të organizuar.
