I përfolur si lidhje e bandave në Polici! Shkarkohet Neritan Nallbati
TIRANË- Neritan Nallbati është shkarkuar nga detyra, bëjnë me dije burime për ZËRI. Largimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur përfundon zyrtarisht mandati i tij si drejtues i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Pas hapjes së garës nga kryepolici Skënder Hita për drejtuesit e tre departamenteve të rëndësishme në Policinë e Shtetit, drejtuesi aktual i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, i cilësuar si numri dy në Policinë e Shtetit, nuk ka aplikuar për një mandat të ri.
Nallbati e drejtonte Departamentin e Policisë Kriminale që prej 1 gushtit 2022, një strukturë kyçe e Policisë së Shtetit që mbulon hetimin e krimeve të rënda dhe luftën kundër krimit të organizuar.
