Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin” – Plas sherri në burgun 302, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur

    10.08.2026

    Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në, pasi lejuan një ndërtim 5-katësh pa leje në Himarë

    10.08.2026

    Problematikët nuk kanë shpëtim…Nga heqja e patentës përjetë, tek gjobat milionëshe! Ja ndryshimet në Kodin Rrugor!

    10.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Kujt po ja bëjnë gati? Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një ҫapë bukë”

    Kujt po ja bëjnë gati? Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një ҫapë bukë”
    Nga InfoNews04.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kujt po ja bëjnë gati? Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një ҫapë bukë”

    Agjencia që shet pronat dhe asetet e konfiskuara nga SPAK, kërkon një rekord të ri botëror. Në 12 gusht 2026, në orën 11:00, në ambientet e kësaj agjencie (AAPSK), shteti shqiptar do t’ju japë blerësve nga e gjithë bota mundësinë historike të bëhen pronarë të një Rolls-Royce Phantom, model 2018.

    Risena Xhaja, shefja e agjencisë që monitorohet nga Ministria e Brendshme, ka vendosur një çmim fillestar për mjetin e ëndrrave të milionerëve. Ai është 7.510.400 lekë, që me kursin aktual prej rreth 93,6 lekë për euro, Rolls-i luksoz mund të blihet me 80.200 euro.

    Tetëdhjetë mijë euro për një “avion” me katër rrota që në showroom-in origjinal të Rolls-Royce-it në Goodwood nuk e nxjerr dot nga porta pa paguar gjysmë milioni dollarë amerikanë, sipas listimeve zyrtare të prodhuesit dhe të tregut amerikan të veturave të përdorura.

    Çmimi mesatar kombëtar për një Phantom 2018 shkon rreth 342.000 dollarë, me minimumin 275.000 dollarë.

    Në faqen mobile.de, që konsiderohet tregu më i madh gjerman i automjeteve, po të kërkohet për një “Rolls-Royce Phantom 2018”, do të mund të gjeni një ekzemplar identik si vit prodhimi, me 98.150 km në kilometrazh, “accident-free” (pa aksident, siç e quajnë me kujdes gjermanët), 571 kuaj-fuqi, i listuar për 329.000 euro.

    Vetë platforma mobile.de raporton se, aktualisht, një çmim “i mirë” për një Rolls-Royce Phantom në Gjermani lëviz midis 149.587 dhe 499.912 eurosh.

    Pra, çmimi fillestar i ankandit shqiptar është më i ulët se kufiri i poshtëm i “çmimit të mirë” gjerman — dhe flasim për kufirin e poshtëm, jo për një ekzemplar thuajse të ri.

    Çmimi që kanë vendosur “çekiçët” e ankandit në Shqipëri është më pak se një e katërta e çmimit të Phantom-it, model identik, në Bleialf të Gjermanisë.

    Dhe ky çmim nuk është një zbritje, por një dhuratë e qeverisë shqiptare për blerësin e parë.

    Dokumenti i ankandit për shitjen e Rolls-Royce-it luksoz mezi gjendet në faqen gjigante prej mijëra faqesh të Agjencisë së Prokurimit Publik.

    Kush mund ta shohë aty, në faqen 1013, përveç ndonjë të “dëshpëruari” për Rolls-Royce?

    Të dhënat që tregohen janë bazike, vetëm tri: çfarë shitet, ku shitet dhe sa kushton fillimi i kësaj shitjeje “publike”.

    Nuk ka të dhëna të tjera që tregojnë vlerën reale të këtij supermjeti luksoz, që ka një çmim shitjeje prej 80.000 eurosh.

    Kush blen Rolls-Royce në Shqipëri

    Ankandi i këtij Rolls-Royce është ngjarje në Angli ose në Gjermani, por jo në Shqipëri. Në vendin tonë mund të qëllojë që edhe një pensionist i varfër të paraqitet me një çantë plot para dhe, pasi ta blejë në “shtet”, të largohet me një Phantom ëndrrash për në Palasë.

    Megjithatë, duhet të pranohet se ankandet e këtij lloji, edhe në Shqipëri, kanë një auditor shumë të vogël e të specializuar — njerëz që e dinë saktësisht ku, kur dhe si botohen këto njoftime dhe që kanë kapitalin e gatshëm për të vepruar në orën dhe ditën e caktuar, në kulmin e pushimeve verore. Kur qeveria shullohet në diell dhe ministri i saj i brendshëm ndjek me pasion ligjor motorët e shpejtë të ujit.

    Të blesh një Rolls me një çmim të volitshëm, në një ditë më të favorshme se çmimi, nuk mund ta quash domosdoshmërisht korrupsion. Ky mund të jetë thjesht mekanizmi normal i tregut të ankandeve shtetërore në Shqipëri, ku pak njerëz e ndjekin dhe e njohin këtë “treg”.

    Përfundimi praktik në çdo rast çalon: një aset me vlerë tregu prej qindra mijëra eurosh, si Rolls-Royce Phantom 2018, kalon në duar të “panjohura” me një çmim që do të bënte me turp edhe një makinë mesatare gjermane me moshë 15-vjeçare.

    Kush ulet në Rolls-Royce

    Rolls-Royce Phantom VIII, gjenerata që u prezantua në korrik 2017 dhe që përfshin edhe modelin 2018 që është nxjerrë në shitje nga AAPSK, prodhohet në fabrikën e Goodwood-it në Angli dhe konsiderohet maja e piramidës për markën — motori 6,75-litërsh V12 me dy turbo, kutia automatike me 8 shpejtësi dhe një peshë prej mbi 2,5 tonësh, karroceri e dedikuar kryesisht për t’u ulur në sediljen e pasme.

    Pse në sediljen e pasme? Për të lënë pronarin e mjetit të shoferohet e jo për ta ngarë vetë.

    Kjo është makina që simbolizon, në imagjinatën kolektive, majën absolute të pasurisë private, të statusit të kamjes dhe mirëqenies.

    Këtë simbol superluksi dhe pasurie, në Shqipëri, mund ta “kapësh” për shifrën 80-100 mijë euro.

    Nëse Rolls-Royce është ndërtuar si një imagjinatë lëvizëse, që pronari të mos e drejtojë, por ta shëtisin, sepse ai duhet të shijojë heshtjen luksoze duke menduar për ngjarje të mëdha, në Shqipëri ndodh e kundërta.

    Ata që blejnë makina luksi përgjithësisht duan ta ngasin vetë, shpesh jo për të udhëtuar, por që në qytet të shihen. Sepse makina në vendin e varfër të Ballkanit nuk konsiderohet thjesht një mjet. Ajo konsiderohet si biografi, kartëvizitë, shpesh edhe si deklaratë tatimore emocionale.

    Nuk dihet nëse Rolls-Royce që do të shitet do të ketë një pronar sqimatar me “kështjellë”, jaht dhe avion, apo një shofer të orëve të para të mëngjesit. Ajo çfarë dihet me saktësi është që, për 80 000 euro, një Rolls-Royce “fantazmë ëndrrash” do të shitet në zhegun e gushtit në Shqipëri.

    © KontrasT.al

    Kujt po ja bëjnë gati? Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një ҫapë bukë”
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin” – Plas sherri në burgun 302, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur

    10.08.2026
    Aktualitet

    Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në, pasi lejuan një ndërtim 5-katësh pa leje në Himarë

    10.08.2026
    Aktualitet

    Problematikët nuk kanë shpëtim…Nga heqja e patentës përjetë, tek gjobat milionëshe! Ja ndryshimet në Kodin Rrugor!

    10.08.2026
    Aktualitet

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

    10.08.2026
    Aktualitet

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026
    Aktualitet

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin” – Plas sherri në burgun 302, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur

    10.08.2026

    Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në, pasi lejuan një ndërtim 5-katësh pa leje në Himarë

    10.08.2026

    Problematikët nuk kanë shpëtim…Nga heqja e patentës përjetë, tek gjobat milionëshe! Ja ndryshimet në Kodin Rrugor!

    10.08.2026

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

    10.08.2026

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026
    Më të lexuarat

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali

    Nga InfoNews04.08.20260

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali Kompania italiane “Meral SRL”, në pronësi të…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.