Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    KLSH paralajmëroi skandalin: SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh

    Nga InfoNews09.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    KLSH paralajmëroi skandalin: SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh

    Kontrolli i Lartë i Shtetit e paralajmëroi me shkrim, me fakte dhe me shifra atë që ndodhi më 6 maj 2026. Askush nuk e dëgjoi.

    Raporti përfundimtar i auditimit në Akademinë e Sigurisë, i cili mbulon vitet 2022-2023, është një dokument shkatërrues që tregon se shteti shqiptar e dinte në detaj kalbëzimin e shërbimit të ushqimit dhe nuk bëri asgjë.

    SORI-AL, kompania e çiftit kriminal Nikolin Jaka dhe Alma Tafani, furnizon Akademinë e Sigurisë prej shtatë vitesh. Nga viti 2019 deri sot, kjo dyshe ka përfituar tre kontrata rresht, pa garë, pa konkurrencë, me një rritje prej 70 për qind të tarifës mujore.

    Nga 47 mijë euro në muaj në vitin 2019, në 80 mijë euro në muaj në vitin 2025. Pikërisht në mes të kësaj periudhe, në vitet 2022-2023, KLSH hyri në Akademinë e Sigurisë dhe auditoi kontratën e ushqimit. Gjetjet ishin shkatërruese.

    Raporti i KLSH-së konstatoi se për 44 raste, në vitet 2022 dhe 2023, u paguan vakte ushqimi për të cilat nuk u mbajt asnjë procesverbal i marrjes në dorëzim. Pra, paratë e taksapaguesve u derdhën në xhepat e SORI-AL pa u vërtetuar se ushqimi ishte shërbyer realisht. Komisionet e pranimit firmosnin bosh. Dokumentacioni ishte farsë.

    KLSH paralajmëroi skandalin: SORI-AL furnizon Akademinë e

    Pjese nga raporti i KLSH

    Po i njëjti raport gjeti se për 9 raste të dokumentuara, SORI-AL faturonte më shumë racione se sa merreshin në dorëzim nga komisioni. Diferenca përfundonte në xhepin e kompanisë.

    KLSH arriti të përllogariste se vetëm për këto raste, për të cilat u bë e mundur gjurmimi, vlera e abuzimit arrinte në 9.45 milionë lekë. Pjesa tjetër, e pagjurmueshme për shkak të mungesës së dokumentacionit, mbetet mister.

    KLSH paralajmëroi skandalin: SORI-AL furnizon Akademinë e

    Por kjo nuk ishte e gjitha. KLSH zbuloi se Akademia e Sigurisë, në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit dhe marrëveshjen kuadër, përdori kontratën e SORI-AL për të furnizuar me ushqim edhe Institutin e Përgatitjes së Qenve të Policisë, një institucion që nuk ishte palë në kontratë.

    Për këtë shërbim jashtë çdo parashikimi ligjor, shteti i pagoi SORI-AL mbi 1.7 milionë lekë. Pikërisht për këtë shkelje, KLSH rekomandoi masë për shpërblim dëmi dhe kërkoi nxjerrjen e përgjegjësive të nëpunësve që e lejuan.

    KLSH paralajmëroi skandalin: SORI-AL furnizon Akademinë e

    Raporti i KLSH-së nuk la asnjë ekuivok. Në faqet e tij thuhet shprehimisht se procedurat e menaxhimit dhe kontrollit të ushqimit ishin të parregullta, se mungonte gjurma e auditimit, se nuk u shpërndanë asnjëherë bonot e ushqimit siç e parashikonte kontrata, se procesverbalet mbaheshin pa numrin e vakteve dhe se komisionet e pranimit nuk përmbushën asnjë nga detyrimet e tyre.

    E thënë shkurt, kontrata ishte një vrimë e zezë ku derdheshin para publike dhe askush nuk kontrollonte se çfarë ndodhte me to.

    Dhe çfarë bëri shteti shqiptar pas këtij raporti? Asgjë. Nuk e ndërpreu kontratën. Nuk e skualifikoi SORI-AL nga tenderat publikë. Nuk e çoi çështjen në prokurori. Përkundrazi, i dha kompanisë së Alma Tafanit kontratën e tretë rresht, 2.8 milionë euro, me tarifën më të lartë të historisë. E shpërbleu me më shumë para për shkeljet e dokumentuara.

    KLSH paralajmëroi skandalin: SORI-AL furnizon Akademinë e

    Kontrata e dytë, ajo e audituar nga KLSH, u fitua nga SORI-AL në gusht 2022 me një ofertë prej 206 milionë lekësh, 97.92 për qind e fondit limit. E vetme në garë. Pa konkurrentë.

    Një tender i klasifikuar si flamur i kuq nga Open Procurement Albania. Ndërkohë që ky tender po zhvillohej, Nikolin Jaka, themeluesi i SORI-AL dhe ish-zëvendësministri i arrestuar për korrupsion, mbante postin e kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. Alma Tafani, bashkëshortja ose ish-bashkëshortja, firmoste dokumentat.

    Sot, pas shtatë vitesh furnizimi, 56 kursantë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në Repartin Infektiv të QSUT-së me helmim masiv. Të vjella, dhimbje barku, serum.

    Fëmijë që përgatiten të mbajnë uniformën e rendit u shtrinë në shtretër spitali sepse shteti u besoi ushqimin e tyre një dysheje që i kishte të dokumentuara shkeljet.

    Raporti i KLSH-së është aty. I disponueshëm. I firmosur. I vulosur. Çdo faqe e tij përshkruan me detaje një skemë që funksiononte në sy të shtetit dhe që u shpërblye me kontrata gjithnjë e më të majme.

    Pyetja e vetme që mbetet është: edhe sa njerëz duhet të helmohen që prokuroria të lexojë atë që KLSH ka shkruar prej vitesh?

    Pamfleti

    Sori al
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.