Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Bota

    I kishin zënë shezlongun, turisti gjerman fiton gjyqin me hotelin luksoz

    Nga InfoNews11.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    I kishin zënë shezlongun, turisti gjerman fiton gjyqin me hotelin luksoz

    Një turist gjerman ka fituar dëmshpërblim pasi paditi një agjenci turistike për shkak të shezlongëve të zënë vazhdimisht me peshqirë në një hotel luksoz në ishullin grek të Kosit.

    David Eggert, 48 vjeç, tha se vendosi të ndjekë rrugën ligjore pasi fëmijët e tij u detyruan të shtriheshin në çimento pranë pishinës, sepse të gjithë shezlongët ishin “rezervuar” nga pushues të tjerë me peshqirë.

    Sipas tij, në hotelin me pesë yje kishte rreth 400 shezlongë, por që në orët e para të mëngjesit ato ziheshin nga turistët, të cilët më pas largoheshin për në qytet ose ktheheshin në dhomat e tyre për të fjetur.

    “Ishte një hotel i madh dhe shumë luksoz me rreth 400 shezlongë. Dhe të gjithë ishin të zënë me peshqirë. Njerëzit nuk i përdornin realisht. Shkonin në qytet ose flinin deri në mesditë dhe kur ktheheshin, shezlongët mbeteshin sërish të zënë”, deklaroi ai për Daily Mail.

    Eggert tha se kishte ankesa të vazhdueshme ndaj hotelit dhe agjencisë turistike, por sipas tij askush nuk ndërhyri për të zgjidhur situatën.

    Ai pranoi gjithashtu se edhe vetë kishte bërë të njëjtën gjë në të kaluarën, duke argumentuar se prindërit shpesh nuk kanë zgjidhje tjetër nëse duan të mbajnë fëmijët pranë ujit.

    “Me dy fëmijë ke vetëm dy zgjedhje: ose zë shezlongun me peshqir, ose nuk gjen fare. Nëse nuk e bën, mbetesh pa vend”, tha ai.

    Gjykata vendosi në favor të turistit gjerman dhe argumentoi se nuk është detyrë e pushuesve të konfliktohen me njëri-tjetrin për heqjen e peshqirëve nga shezlongët.

    Sipas vendimit, përgjegjësia bie mbi agjencitë turistike dhe hotelet, të cilat duhet të garantojnë një sistem të drejtë përdorimi të shezlongëve dhe një raport të arsyeshëm mes numrit të pushuesve dhe vendeve të disponueshme.

    48-vjeçari gjerman mori rreth 900 euro dëmshpërblim, por ai paralajmëroi se ky vendim mund të hapë rrugën për procese të tjera gjyqësore kundër kompanive turistike në Europë.

    Sipas tij, fenomeni i “luftës së peshqirëve” është kthyer në problem të zakonshëm në hotele all-inclusive në Spanjë, Itali, Francë dhe Greqi.

    “Nëse mijëra turistë nisin të padisin kompanitë turistike për këtë problem, kostot mund të arrijnë miliona euro”, deklaroi ai.

    I kishin zënë shezlongun turisti gjerman fiton gjyqin me hotelin luksoz
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dron ujor me 100 kg tritol alarmon Greqinë! U gjet në Lefkada, dyshohet se erdhi nga Vlora

    12.05.2026
    Bota

    Grabitet banka në Greqi, autorët me kallashnikov ”kishin kohë edhe për kafe”

    11.05.2026
    Aktualitet

    Greqi/ Djali 17-vjeçar i vdiq në aksident në Kretë, babai ekzekuton autorin që e përplasi

    06.05.2026
    Bota

    Plas mes SHBA dhe Izraelit, zv-Presidenti i tërheq veshin Netanjahut: E bëri Trumpin budalla në luftën me Iranin

    27.03.2026
    Aktualitet

    Çekia refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion

    06.03.2026
    Bota

    A do hyjë Europa në konflikt me SHBA për Groenlandën?

    05.01.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.