Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Makth i trafikantëve! Rrëfehet nga bunkeri prokurori i hekurt: Ja çfarë roli mafia shqiptare

    22.07.2026

    SPAK-u nëpër këmbë! Myzyri “kap” Pogajn në flagrancë/ Përmbysen tenderat 15 mln euro

    21.07.2026

    Çfarë filmuan kamerat ? Atentatori i maskuar si personazh filmi në Elbasan, fëmijët e ndiqnin duke qeshur para breshërisë së plumbave

    21.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Bota

    Plas mes SHBA dhe Izraelit, zv-Presidenti i tërheq veshin Netanjahut: E bëri Trumpin budalla në luftën me Iranin

    Nga InfoNews27.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Plas mes SHBA dhe Izraelit, zv-Presidenti i tërheq veshin Netanjahut: E bëri Trumpin budalla në luftën me Iranin

    Një bisedë telefonike e tensionuar është zhvilluar të hënën mes zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raportoi Axios. Sipas raportimit, Vance ka kritikuar ashpër Netanyahun, duke e akuzuar se i ka “shitur” presidentit Donald Trump idenë e një lufte “të lehtë” kundër Iranit.

    Sipas burimeve, Vance ka vënë në dyshim mënyrën se si Netanyahu e kishte paraqitur si shumë të mundshme një ndryshim regjimi në Iran.
    “Para luftës, Bibi ia kishte prezantuar presidentit si diçka të lehtë, duke e bërë ndryshimin e regjimit të dukej shumë më i arritshëm sesa ishte realisht. Zëvendëspresidenti kishte një pasqyrë të qartë për disa nga këto deklarata”, citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan për Axios, duke përdorur nofkën e Netanyahut.
    Pas telefonatës, një tjetër zyrtar amerikan deklaroi se Izraeli po minon rolin e Vance, i cili ka marrë një rol kyç në përpjekjet për arritjen e një armëpushimi me Iranin. Vance, i njohur për qëndrimet e tij kundër luftërave të zgjatura jashtë vendit, është i përfshirë në negociata së bashku me negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
    I njëjti burim akuzoi Izraelin se qëndron pas raportimeve sipas të cilave Irani kërkon të negociojë drejtpërdrejt me Vance, duke e konsideruar atë më fleksibël për arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit.
    “Është një operacion izraelit kundër JD-së”, tha zyrtari amerikan për Axios, ndërsa mediumi thekson se nuk ka prova konkrete për një pretendim të tillë.
    Në të njëjtin raportim citohet edhe një zyrtar tjetër amerikan, sipas të cilit Vance shihet si figura më e mundshme për të arritur një marrëveshje me Iranin.
    “Nëse iranianët nuk arrijnë të bëjnë marrëveshje me Vance, atëherë nuk do të arrijnë me askënd. Ai është opsioni më i mirë që kanë”, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan për Axios.

    Trump
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dron ujor me 100 kg tritol alarmon Greqinë! U gjet në Lefkada, dyshohet se erdhi nga Vlora

    12.05.2026
    Bota

    Grabitet banka në Greqi, autorët me kallashnikov ”kishin kohë edhe për kafe”

    11.05.2026
    Bota

    I kishin zënë shezlongun, turisti gjerman fiton gjyqin me hotelin luksoz

    11.05.2026
    Aktualitet

    Greqi/ Djali 17-vjeçar i vdiq në aksident në Kretë, babai ekzekuton autorin që e përplasi

    06.05.2026
    Bota

    Çekia refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion

    06.03.2026
    Kryesore

    A do hyjë Europa në konflikt me SHBA për Groenlandën?

    05.01.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Makth i trafikantëve! Rrëfehet nga bunkeri prokurori i hekurt: Ja çfarë roli mafia shqiptare

    22.07.2026

    SPAK-u nëpër këmbë! Myzyri “kap” Pogajn në flagrancë/ Përmbysen tenderat 15 mln euro

    21.07.2026

    Çfarë filmuan kamerat ? Atentatori i maskuar si personazh filmi në Elbasan, fëmijët e ndiqnin duke qeshur para breshërisë së plumbave

    21.07.2026

    Nga Londra në Tiranë! Avioni i Ryanair bën ulje të çuditshme në Luksemburg…

    21.07.2026

    Banka izraelite JET BANK gati të marrë të dhënat e E Albania: Do kemi Regjistrat Shtetërorë

    21.07.2026
    Më të lexuarat

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve

    Nga InfoNews19.07.20260

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve Ndërsa autoritetet italiane…

    Prive Brands dhe Zabo Garden nën lupën e Policisë, 9 administratorë procedohen për kontrabandë

    18.07.2026

    Nga Londra në Tiranë! Avioni i Ryanair bën ulje të çuditshme në Luksemburg…

    21.07.2026

    Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

    19.07.2026

    Sherr në resortin Diamma në Golem! Menaxheri dhe punonjësit dhunojnë 5 turq

    21.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.