Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U kap në Dubai! Aleksi është vëllai i të shumëkërkuarit Mir Pepaj

    25.05.2026

    Skandali i AKSHI-t, Kreshnik Tërnova thirret në SPAK

    25.05.2026

    Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj pyetet nga prokuroria 4 orë

    25.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    I dënuar për vrasje e drogë! Si i justifikoi paratë Kristian Koni në Green Coast dhe Rolling Hills, pagoi “cash” apo i pastroi në banka?

    By InfoNews28.08.2025No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Policia e Tiranës njoftoi sot sekuestrimin e 26 milionë e 500 mijë eurove pasuri të biznesmenit Kristian Koni, 45-vjeçar i arrestuar më herët për trafik droge në Itali. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 19 prona, 2 automjete luksoze dhe 20 llogari bankare të regjistruara në emër të tij.

    A po kthehen vilat në Green Coast dhe Rolling Hills në “fole” për pastrimin e parave të krimit?

    Ajo që bie në sy është fakti se pjesë e këtyre pasurive janë edhe vila luksoze në Shqipëri, të blera në zonat më të shtrenjta të vendit: Green Coast Resort dhe Rolling Hills. Sipas tregut, një vilë në Green Coast varion nga 900 mijë euro deri në 1.5 milionë euro, çmime të ngjashme edhe për rezidencat elitare të Rolling Hills.

    Green Coast

    Green Coast Resort është në pronësi të Balfin Group (Balkan Finance Investment Group) të biznesmenit Samir Mane, një prej projekteve më të njohura turistike dhe rezidenciale në Shqipëri.

    Dyshimet për pastrim parash në blerjen e vilave luksoze

    Sipas Prokurorisë, këto vila dyshohet të jenë blerë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal i Kristian Konit në Itali, përmes shitjes së drogës dhe përfshirjes në organizata kriminale. Hetimet tregojnë se paratë e krimit në Shqipëri futen shpesh përmes autobusëve cash apo nëpërmjet metodës hawala, një sistem informal transferimi fondesh.

    Kjo ngre disa pyetje të forta:
    • Si arriti Kristian Koni të blejë një vilë mbi 1 milion euro në Green Coast?
    • U kryen pagesat cash apo nëpërmjet sistemit bankar?
    • A është Green Coast apo Rolling Hills pjesë e skemave të pastrimit të parave në Shqipëri?
    • Nëse transaksionet janë bërë nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, a ka përfshirje të sistemit bankar në pastrimin e parave?
    • Si u transferuan shumat milionëshe nga aktiviteti kriminal drejt bankave shqiptare?

    A pritet hetim i ri nga SPAK?

    Ky rast pritet të hapë rrugën për një hetim më të thelluar mbi mënyrën se si para të pista nga trafiku i drogës përdoren për të blerë prona luksoze në Shqipëri. Ekspertët ligjorë kërkojnë që SPAK të verifikojë sistemin e transaksioneve në projekte të tilla rezidenciale dhe rolin e bankave të nivelit të dytë.

    Rasti i Kristian Konit është një sinjal alarmi për rrezikun që rezidencat elitare në Shqipëri të kthehen në instrumente për pastrimin e parave të krimit të organizuar ndërkombëtar.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.
    Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës.
    Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të:
    Shtetasit K. K.
    Shtetases F.M., dhe
    Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas.
    Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.
    Sekuestrot janë vendosur me qëllim:
    Parandalimin e tjetërsimit ose përdorimit të këtyre pasurive për qëllime kriminale;
    Garantimin e ekzekutimit të vendimeve të mundshme gjyqësore mbi konfiskimin e tyre;
    Prokuroria e Tiranes siguron opinionin publik se çdo veprim po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin procedural penal dhe masat kundër pastrimit të parave, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.
    Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të identifikohen edhe pasuri të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale.

    Balfin Group Green Coast Kristian Koni Samir Mane
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    U kap në Dubai! Aleksi është vëllai i të shumëkërkuarit Mir Pepaj

    25.05.2026
    Aktualitet

    Skandali i AKSHI-t, Kreshnik Tërnova thirret në SPAK

    25.05.2026
    Aktualitet

    Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj pyetet nga prokuroria 4 orë

    25.05.2026
    Aktualitet

    Franci Ndoja emërohet këshilltar i Klevis Qoses

    25.05.2026
    Aktualitet

    Shteti zgjohet në Sarandë dhe Ksamil! Urdhra për arrestimin e policësh, zyrtarëve e biznesmenëve

    25.05.2026
    Aktualitet

    E pësojnë “gangsterët” e Sarandës! Në pranga Alqi Papa i hotel Oasis, masa edhe për Arjola Dhrami e Xhaferr Bajon e Copacabana

    25.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    U kap në Dubai! Aleksi është vëllai i të shumëkërkuarit Mir Pepaj

    25.05.2026

    Skandali i AKSHI-t, Kreshnik Tërnova thirret në SPAK

    25.05.2026

    Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj pyetet nga prokuroria 4 orë

    25.05.2026

    Franci Ndoja emërohet këshilltar i Klevis Qoses

    25.05.2026

    Shteti zgjohet në Sarandë dhe Ksamil! Urdhra për arrestimin e policësh, zyrtarëve e biznesmenëve

    25.05.2026
    Më të lexuarat

    Shifrat e AMF/ Eurosig dhe Insig i Kadri Morinaj ulin dëmshpërblime për aksidentet, fitojnë milionat

    By InfoNews22.05.20261

    Shifrat e AMF/ Eurosig dhe Insig i Kadri Morinaj ulin dëmshpërblime për aksidentet, fitojnë milionat…

    SIGAL i Avni Ponarit humbet sërish terren në tregun e dëmeve, pagesat bien me 58.4%

    23.05.2026

    Inceneratori i Tiranës: Apeli i GJKKO ul dënimin e Alqi Bllakos në 2 vite burg!

    20.05.2026

    Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

    25.05.2026

    Shpërthim me Tritol në Kinostudio

    25.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.