I burgosuri godet me petrogaz efektivin në burgun e Burrelit, punonjësi merr qepje në kokë
Goditi gardianin e burgut me petrogaz, Dritan Imeri: Ma tha truri…
Një incident dhune është regjistruar në burgun e Burrelit, ku një i dënuar ka goditur me petrogaz një punonjës të Policisë së Burgjeve, duke i shkaktuar dëmtime fizike në kokë.
E rëndë në burgun e Burrelit, i dënuari sulmon policin dhe e plagos
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, gjatë turnit të tretë të shërbimit. Efektivi i dëmtuar është identifikuar si Agron Bebja, i cili pas incidentit është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Mjekët i kanë dhënë ndihmën e nevojshme, ndërsa për shkak të dëmtimeve në kokë i janë vendosur disa qepje.
Autor i dyshuar i sulmit është i dënuari Dritan Imeri, i cili po vuan një dënim prej 25 vitesh burgim në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Burrel.
Ditën e sotme, Imeri është marrë në pyetje nga grupi hetimor i Prokurorisë së Dibrës. I pyetur se përse e kishte goditur efektivin, ai është përgjigjur: “Ma tha truri”.
Pas ngjarjes, i dënuari është izoluar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e sulmit.
Deri më tani, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me incidentin.

