Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SHBA, deficiti tregtar i mallrave rritet për të katërtin muaj radhazi

    27.11.2026

    Dy italianë të vrarë në Kuvajt, Irani mohon përfshirjen – Izraeli paralajmëron sulme të reja

    27.11.2026

    Agjencia Franceze e Lajmeve u godit nga një sulm kibernetik

    27.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»U nisën për të vrarë Durim dhe Valter Bamin, dënohen Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi! Burg edhe për 12 të tjerë

    U nisën për të vrarë Durim dhe Valter Bamin, dënohen Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi! Burg edhe për 12 të tjerë

    Aktualitet Nga InfoNews27.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    U nisën për të vrarë Durim dhe Valter Bamin, dënohen Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi! Burg edhe për 12 të tjerë

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për 12 të pandehurit në një çështje penale të dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Pas përfundimit të gjykimit të zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar, gjykata ka shpallur fajtorë të gjithë të pandehurit dhe ka caktuar dënimet përkatëse, të cilat në disa raste lidhen me veprat penale të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

    Reklamë

    Me vendimin nr. 77, datë 27 nëntor 2026, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, ka dënuar me nga 10 vite burg Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin.

    Astrit Avdyli, i njohur edhe si Astrit Balliu dhe Astrit Sulejmani, u shpall fajtor për disa vepra penale, përfshirë sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ai u dënua gjithashtu për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe futje ose mbajtje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

    Për të gjitha veprat, gjykata bashkoi dënimet në një masë të vetme prej 15 vitesh burgim. Pas uljes me një të tretën, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Avdyli u dënua përfundimisht me 10 vite burg. Gjykata vendosi që ai ta vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë dhe caktoi një periudhë sigurie sa kohëzgjatja e plotë e dënimit, gjatë së cilës nuk mund të përfitojë nga lirimi me kusht.

    Emiljano Shullazi u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, pjesëmarrjen dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal, goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore, si dhe futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

    Për këto vepra, Shullazi u dënua fillimisht me një masë të bashkuar prej 15 vitesh burgim. Pas aplikimit të uljes me një të tretën, dënimi përfundimtar u caktua në 10 vite burg. Edhe në rastin e tij, gjykata vendosi vuajtjen e dënimit në burg të sigurisë së lartë dhe një periudhë sigurie gjatë së cilës nuk lejohet lirimi me kusht.

    Dënimet për 10 të pandehurit e tjerë

    Për pjesën tjetër të të pandehurve, gjykata caktoi këto dënime përfundimtare, pas uljes me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar:

    Naim Stafuka: 5 vite burg. Ai u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të Durim Bami dhe Valter Bami, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    Blerim Abazi, alias Blerim Gashi: 6 vite burg. Ai u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të Durim Bami dhe Valter Bami dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    Besian Xhixha: 6 vite e 8 muaj burg. Ai u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit P.Gj, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    Enver Diva: 6 vite e 8 muaj burg. Edhe ai u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të P.Gj dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    Robert Laçi: 6 vite burg. Ai u shpall fajtor për të njëjtat vepra që lidhen me rastin e P.Gj, përfshirë pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

    Gjergji Cukali: 8 vite burg. Ai u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve në dëm të shtetasve E.G dhe A.G, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    Viktor Imeraj, alias Viktor Bajraktari: 6 vite e 8 muaj burg. Ai u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve në dëm të shtetasve F.H dhe A.H, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    Satilno Basho: 6 vite burg. Ai u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve në dëm të F.H dhe A.H, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    Xhelal Rraja: 4 vite burg. Ai u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit A.N dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    Për të gjithë këta të pandehur, me përjashtim të rasteve kur vendimi parashikon ndryshe, gjykata përcaktoi që dënimet të vuajnë në burg të sigurisë së lartë. Për Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergji Cukalin, Viktor Imerajn dhe Satilno Bashon u caktua gjithashtu periudhë sigurie sa kohëzgjatja e plotë e dënimit, gjatë së cilës nuk lejohet lirimi me kusht.

    Miri Bruli lirohet menjëherë nga paraburgimi

    Një vendim i veçantë u mor për të pandehurin Miri Bruli. Gjykata e shpalli fajtor për veprën penale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, të kryer në bashkëpunim, dhe e dënoi me 5 vite burgim.

    Pas uljes me një të tretën, dënimi përfundimtar u caktua në 3 vite e 4 muaj burgim. Megjithatë, gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurisë “Arrest në burg”, pasi koha e kaluar në paraburgim ishte më e madhe se masa e dënimit të caktuar.

    Për këtë arsye, u urdhërua lirimi i menjëhershëm i Miri Brulit nga ambientet e paraburgimit, me kusht që ai të mos mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bizneset e vogla kapen në befasi me kurthin e TVSH-së, kush kaloi 5 milionë lekë në 2026 tatohet nga 1 janari

    27.11.2026
    Aktualitet

    Dyshohen për 5 vrasje me pagesë! Rrëfimi i bashkëpunëtorit që zbuloi grupin e Kastriot Pirolit

    27.11.2026
    Aktualitet

    TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

    27.11.2026
    Aktualitet

    1 kg kokainë në Toyota Yaris, kapet në Kamëz Domeniko Vata

    27.11.2026
    Aktualitet

    “Jam keq…”/ Bazholi Adi Çobo alarmon burgun e Durrësit, shtrohet me urgjencë

    26.11.2026
    Aktualitet

    Pas lajmit të InfoNews, reagon Drejtoria e Burgjeve për dhunën në burgun e Burrelit: Dritan Imeri goditi policin

    26.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    SHBA, deficiti tregtar i mallrave rritet për të katërtin muaj radhazi

    27.11.2026

    Dy italianë të vrarë në Kuvajt, Irani mohon përfshirjen – Izraeli paralajmëron sulme të reja

    27.11.2026

    Agjencia Franceze e Lajmeve u godit nga një sulm kibernetik

    27.11.2026

    Hakerët depërtojnë në sistemin Cloud One të Forcave Ajrore të SHBA-së, rrezikohen të dhënat ushtarake dhe personale

    27.11.2026

    U nisën për të vrarë Durim dhe Valter Bamin, dënohen Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi! Burg edhe për 12 të tjerë

    27.11.2026
    Më të lexuarat

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    Aktualitet Nga InfoNews24.11.20260

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj…

    Grabitja që alarmoi Anglinë, Arilen Ndoci dhe Mirgen Doku u ndihmuan nga një person i tretë: Ia mbathi dhe i la brenda rezidencës

    26.11.2026

    E rëndë në burgun e Burrelit, i dënuari sulmon policin dhe e plagos

    26.11.2026

    “Jam keq…”/ Bazholi Adi Çobo alarmon burgun e Durrësit, shtrohet me urgjencë

    26.11.2026

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.