1 kg kokainë në Toyota Yaris, kapet në Kamëz Domeniko Vata
Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. I riu, i identifikuar si Domeniko Vata, dyshohet se siguronte kokainë me qëllim shitjen e saj pranë shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-KrujDomeniko Vata.
Arrestimi u krye në kuadër të një faze të re të operacionit policor “Shkolla të Pastra”.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Toyota Yaris”, të cilin 34-vjeçari po drejtonte në bulevardin “Nënë Tereza”, uniformat blu gjetën një pako me 505,6 gramë lëndë të dyshuar si kokainë.
Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij, ku u zbuluan 397 gramë të tjera të së njëjtës lëndë narkotike.
Në total, policia sekuestroi 902,6 gramë lëndë të dyshuar si kokainë, automjetin dhe një telefon celular.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

