Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SHBA, deficiti tregtar i mallrave rritet për të katërtin muaj radhazi

    27.11.2026

    Dy italianë të vrarë në Kuvajt, Irani mohon përfshirjen – Izraeli paralajmëron sulme të reja

    27.11.2026

    Agjencia Franceze e Lajmeve u godit nga një sulm kibernetik

    27.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Dyshohen për 5 vrasje me pagesë! Rrëfimi i bashkëpunëtorit që zbuloi grupin e Kastriot Pirolit

    Dyshohen për 5 vrasje me pagesë! Rrëfimi i bashkëpunëtorit që zbuloi grupin e Kastriot Pirolit

    Aktualitet Nga InfoNews27.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dyshohen për 5 vrasje me pagesë! Rrëfimi i bashkëpunëtorit që zbuloi grupin e Kastriot Pirolit

    Vincesk Piroli dhe Kristian Ymeri, ndaj të cilëve është ngritur akuza për vrasjen për motive gjakmarrjeje të ish-policit Frrok Lleshi në Vaun e Dejës, në gusht të vitit 2025, dyshohet se kanë kryer edhe të paktën 4 vrasje të tjera kundrejt pagesës.

    Reklamë

    Këto të dhëna janë siguruar nga autoritetet pas sigurimit të dëshmisë së një bashkëpunëtori, rrëfim që më pas është kryqëzuar me të dhënat e tjera dhe hetuesit kanë krijuar bindjen se Piroli e Ymeri janë autorët e vrasjes së ish-policit në fshatin Paçram. Burime të besuara nga policia thanë se, krahas vrasjes së ish-policit Lleshi, që u ekzekutua në Vaun e Dejës për motive gjakmarrjeje, Piroli dhe Ymeri dyshohet të kenë kryer edhe një tjetër vrasje në qytetin e Shkodrës, për të cilën hetuesit janë duke analizuar provat. Edhe vrasja tjetër dyshohet të jetë kryer prej tyre për interes, pra kundrejt pagesës. 3 ngjarjet e tjera dyshohet të jenë kryer në Tiranë.

    Piroli u arrestua bashkë me Kristian Ymerin dhe Elden Tarjan nga policia e Lezhës, më 11 tetor 2026, për akuzën e krijimit të kushteve për të kryer vrasje. Nga hetimet rezulton se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin në shënjestër për të ekzekutuar Erjon Tucin, një person i implikuar në trafikimin e sasisë prej 18 tonësh kokainë që u sekuestrua në Astakos, Greqi.

    Vrasja e Tucit dyshohet se ishte planifikuar në shenjë hakmarrjeje për masakrimin e një shqiptari të dënuar me burgim të përjetshëm brenda burgut të sigurisë së lartë në Greqi.

    Në kushtet kur ka të dhëna që dy të arrestuarit kanë vepruar për llogari të disa grupeve kriminale, dosja penale ndaj Pirolit dhe Ymerit me gjasë do të kalojë për kompetencë të SPAK-ut. Piroli ishte liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm dhe ndodhej në arrest shtëpie kur u firmos urdhërarresti për vrasjen e ish-policit. Ndërsa Ymerit iu komunikua në burg masa e re e sigurisë për akuzën e vrasjes së Lleshit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U nisën për të vrarë Durim dhe Valter Bamin, dënohen Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi! Burg edhe për 12 të tjerë

    27.11.2026
    Aktualitet

    Bizneset e vogla kapen në befasi me kurthin e TVSH-së, kush kaloi 5 milionë lekë në 2026 tatohet nga 1 janari

    27.11.2026
    Aktualitet

    TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

    27.11.2026
    Aktualitet

    1 kg kokainë në Toyota Yaris, kapet në Kamëz Domeniko Vata

    27.11.2026
    Aktualitet

    “Jam keq…”/ Bazholi Adi Çobo alarmon burgun e Durrësit, shtrohet me urgjencë

    26.11.2026
    Aktualitet

    Pas lajmit të InfoNews, reagon Drejtoria e Burgjeve për dhunën në burgun e Burrelit: Dritan Imeri goditi policin

    26.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    SHBA, deficiti tregtar i mallrave rritet për të katërtin muaj radhazi

    27.11.2026

    Dy italianë të vrarë në Kuvajt, Irani mohon përfshirjen – Izraeli paralajmëron sulme të reja

    27.11.2026

    Agjencia Franceze e Lajmeve u godit nga një sulm kibernetik

    27.11.2026

    Hakerët depërtojnë në sistemin Cloud One të Forcave Ajrore të SHBA-së, rrezikohen të dhënat ushtarake dhe personale

    27.11.2026

    U nisën për të vrarë Durim dhe Valter Bamin, dënohen Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi! Burg edhe për 12 të tjerë

    27.11.2026
    Më të lexuarat

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    Aktualitet Nga InfoNews24.11.20260

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj…

    Grabitja që alarmoi Anglinë, Arilen Ndoci dhe Mirgen Doku u ndihmuan nga një person i tretë: Ia mbathi dhe i la brenda rezidencës

    26.11.2026

    E rëndë në burgun e Burrelit, i dënuari sulmon policin dhe e plagos

    26.11.2026

    “Jam keq…”/ Bazholi Adi Çobo alarmon burgun e Durrësit, shtrohet me urgjencë

    26.11.2026

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.