Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SHBA, deficiti tregtar i mallrave rritet për të katërtin muaj radhazi

    27.11.2026

    Dy italianë të vrarë në Kuvajt, Irani mohon përfshirjen – Izraeli paralajmëron sulme të reja

    27.11.2026

    Agjencia Franceze e Lajmeve u godit nga një sulm kibernetik

    27.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»“Jam keq…”/ Bazholi Adi Çobo alarmon burgun e Durrësit, shtrohet me urgjencë

    “Jam keq…”/ Bazholi Adi Çobo alarmon burgun e Durrësit, shtrohet me urgjencë

    Aktualitet Nga InfoNews26.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Adi Çobo, i njohur si “Bazholi”, përfundon në spital pas problemeve shëndetësore në paraburgimin e Durrësit

    “Jam keq…”/ Bazholi Adi Çobo alarmon burgun e Durrësit, shtrohet me urgjencë

    Reklamë

    Adi Çobo, i njohur ndryshe me nofkën “Bazholi”, është transferuar nga ambientet e paraburgimit të Durrësit drejt spitalit të qytetit, pasi ka pretenduar se gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

    Mësohet se Çobo është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me gjendjen e tij shëndetësore apo arsyet konkrete që kanë çuar në këtë transferim.

    Kujtojmë se Adi Çobo është arrestuar në kuadër të një kërkese të autoriteteve italiane dhe mbahej në paraburgimin e Durrësit, në pritje të procedurave përkatëse.

    Sipas dosjes hetimore italiane, Çobo dyshohet se kishte rolin e drejtuesit dhe organizatorit të një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

    Në dokumentet e autoriteteve italiane pretendohet se ai organizonte dërgimin e korrierëve drejt Italisë, të cilët transportonin sasi të konsiderueshme heroine dhe kokaine, me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda.

    Dosja përshkruan gjithashtu rolet e personave të tjerë të dyshuar, të cilët, sipas hetimeve, merreshin me sigurimin, magazinimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin italian, si dhe me administrimin e pagesave dhe logjistikës së aktivitetit kriminal.

    Sipas hetuesve, grupi dyshohet se shfrytëzonte linjat e rregullta ndërkombëtare të transportit rrugor dhe bashkëpunonte me korrierë shqiptarë, ndërsa aktiviteti i tij shtrihej në disa shtete europiane, përfshirë Gjermaninë, Belgjikën, Holandën dhe Italinë.

    Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të Çobos.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U nisën për të vrarë Durim dhe Valter Bamin, dënohen Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi! Burg edhe për 12 të tjerë

    27.11.2026
    Aktualitet

    Bizneset e vogla kapen në befasi me kurthin e TVSH-së, kush kaloi 5 milionë lekë në 2026 tatohet nga 1 janari

    27.11.2026
    Aktualitet

    Dyshohen për 5 vrasje me pagesë! Rrëfimi i bashkëpunëtorit që zbuloi grupin e Kastriot Pirolit

    27.11.2026
    Aktualitet

    TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

    27.11.2026
    Aktualitet

    1 kg kokainë në Toyota Yaris, kapet në Kamëz Domeniko Vata

    27.11.2026
    Aktualitet

    Pas lajmit të InfoNews, reagon Drejtoria e Burgjeve për dhunën në burgun e Burrelit: Dritan Imeri goditi policin

    26.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    SHBA, deficiti tregtar i mallrave rritet për të katërtin muaj radhazi

    27.11.2026

    Dy italianë të vrarë në Kuvajt, Irani mohon përfshirjen – Izraeli paralajmëron sulme të reja

    27.11.2026

    Agjencia Franceze e Lajmeve u godit nga një sulm kibernetik

    27.11.2026

    Hakerët depërtojnë në sistemin Cloud One të Forcave Ajrore të SHBA-së, rrezikohen të dhënat ushtarake dhe personale

    27.11.2026

    U nisën për të vrarë Durim dhe Valter Bamin, dënohen Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi! Burg edhe për 12 të tjerë

    27.11.2026
    Më të lexuarat

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    Aktualitet Nga InfoNews24.11.20260

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj…

    Grabitja që alarmoi Anglinë, Arilen Ndoci dhe Mirgen Doku u ndihmuan nga një person i tretë: Ia mbathi dhe i la brenda rezidencës

    26.11.2026

    E rëndë në burgun e Burrelit, i dënuari sulmon policin dhe e plagos

    26.11.2026

    “Jam keq…”/ Bazholi Adi Çobo alarmon burgun e Durrësit, shtrohet me urgjencë

    26.11.2026

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.