Gjobiten 16 protestues me nga 60 euro! Nis hetimi për dy të mitur.
Tiranë- Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 5 000 lekë, 16 persona. Blutë informojnë se gjatë protestës të zhvilluar dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ata kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.
Protestuesit nuk e kanë liruar rrugën pavërisht thirrjeve të policisë me megafon, thuhet në njoftim.
“Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 16 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.
Nga 16 masat administrative, 14 janë vendosur ndaj shtetasve të shoqëruar, ndërsa 2 të tjera janë vendosur bazuar në identifikimin e shtetasve nga pamjet filmike. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë”, njoftoi sot policia.

